• VIDEO

    Viti i ri shkollor ndryshe nga çdo herë, nxënësit në klasa për të përforcuar njohurit, mësuesi nga Durrësi: Jemi të përgatitur për procesin

    Ky vit i ri shkollor nuk ngjason me asnjë të mëparshëm. Ky do të jetë shtatori që do t’i dedikohet plotësisht përsëritjes së njohurive nga viti i kaluar, si pasojë që la mësimi online te nxënësit nga pandemia e COVID-19.

    Si çdo rreth edhe në atë të Durrësit, mësimi plotësues për nxënësit ka nisur mëngjesin e sotëm.

    Duke folur për Report Tv, një nga mësuesit e njërës prej shkollave në Durrës tregoi se kjo do të jetë një fazë ku nxënësit do të përforcojnë njohurit e marra përgjatë vitit të kaluar. Ai tha se mesësit janë trajnuar dhe janë gati për të nisur këtë vit shkollor.

    “Ky 1 shtator ndryshe nga vitet e kaluar, pasi fillon me një përforcim të njohurive nga viti i kaluar për arsye të mungesave si pasojë e mësimit online nga pandemisë, Për fillimit e procesit mësimor, ministrja e Arsimit ka marrë të gjitha masat që mësuesit të kenë një program orientues për lëndët. Kanë ardhur të përgatitur me plane dhe programe. Si fillim ishte nga 1-10 shtator, por u pa e arsyeshme të shtyhej deri më 27 shtator. Kjo do të jetë faza përgatitore”, tha ai.

  • VIDEO

    Megaoperacioni, 400 policë u përfshinë në operacionin e shtrirë në 42 vende të ndryshme! U sekuestruan 25 000 rrënjë kanabisi

    400 policë janë përfshirë në megaoperacionin që çoi në shkatërrimin e klanit shqiptar të kultivimit të kababisit në Spanjë.

    U kryen bastisje të njëkohshme në 42 vende të ndryshme në Spanjë (Tarragona, Barcelona, ​​Girona dhe Castellón).  Disa kërkime shtesë u kryen disa ditë më vonë.  

  • VIDEO

    Delta rrit infektime në vend, Tomini: Dominoi gjatë gushtit, kjo është pandemia e të pavaksinuarve! Rastet më agresive tek të rinjtë! Maska duhet mbajtur edhe kur keni bërë vaksinën

    Zëvendës ministrija e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se vaksina është e vetmja shpresë për të larguar rastet fatale të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Tomini tha se këtë vit skenarët për hapjen e spitaleve janë ndryshe nga 2020, pasi me vijimi i vaksinimit sjellë një situatë më optimiste për të shmangur shtrimet dhe rastet e rënda tek të infektuarit.

  • VIDEO

    Pas shiut del ylberi në Thumanë, ‘lind’ sërish jeta! Hap dyert shkolla e rindërtuar pas tërmetit, nxënësit: Jemi shumë të gëzuar po përsërisim njohurit

    ë një vend ku “tërmeti” la pasojat më të rënda duke marrë edhe jetë njerëzish, Thumanën, sot ka “lindur jeta” dhe nxënësit po i rikthehen mësimit për të vazhduar përpara, në shkollën e re të rindërtuar në zonë.

    Sot 400 nxënës të fshatit, do të rifillojnë mësimin për të rikuperuar njohurit e humbura gjatë vitit të kaluar kur pandemia e COVID-19 “goditi’ vendin.

    Rrethi i Krujës, ishte ndër më të prekurit sa i përket tërmetit dhe pandemisë, 2 ngjarjet që ndikuan në jetën e të gjithë dhe në veçanti të nxënësve, të cilët janë detyruar të sakrifikojnë duke zhvilluar mësimin me 3 turne.

    Pavarësisht sprovave sot Thumana ka një hije tjetër!

    Duke folur për Report Tv, Drin Masha, përfaqësuese i zyrës së marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Krujës, tregoi se Thumana është shembulli më i bukur, se pas vështirësisë “lind jeta”.

    Ai tregoi lidhur me investimet e kryera deri më tani në arsim si dhe ato që pritet të marrin jetë së shpejti brenda muajit shtator.

    “Nga Thumana kemi mesazhin më të mirë dhe më të bukur për gjithë nxënësit që sot janë ulur në bankat shkollore. Sot nis mësimi përsëritës i mësimit dhe kurrikulës për shkak kushteve që pandemia imponoi në realizimin e orocesit arsimor. Kjo është edhe një fazë mirëpërgatitore, për të nxjerr të gjithë shënimet dhe për të përmirësuar cilësinë sidomos infrastrukturën. Kemi fatin e mirë që në Bashkinë tonë po rikonstruktohen 10 shkolla të eja, ndër të cilat 3 hapen brenda muajit shtator. Ato ofrojnë standarte shumë të mira, të ngjashme me ato të fëmijëve në vende të tjera. Shembull i bukur dhe i mirë është pikërisht Thumana, këtu ku ndodhemi sot ku kuptojmë që gati 1 vit e gjysmë më parë ndodhi tragjedia më e madhe ndërsa sot është një shembull i bukur i rivatalizimit, duke na treguar se jeta është ajo që vazhdon dhe që fiton gjithmonë.”, u shpreh ai.

    Të gëzuar për vitin e ri shkollor, nxënës të shkollës së re treguan se si pritën mësimin plotësues.

    “Ne jemi shumë të gëzuar që filloi shkolla dhe që jemi në këtë shkollë të re. Po përsërisim mësimet e klasës 5, do të hymë në të gjashtën.”, thanë dy vajza.  

     

    “Më pëlqen shumë kjo shkolla e re, jam i lumtur që jam këtu. Urojë të gjithë shokët e mi edhe veten”, u shpreh një tjetër.

  • VIDEO

    107 të arrestuar/ Veli: Do investigojmë provat e aktivitetit kriminal, ta paralizojmë këtë grup! Ky është operacioni i parë që zhvillojmë me kolegët spanjollë

    Duke folur për megaoperacion mes policisë shqiptare, spanjolle dhe asaj gjermane ku kan shkatërruar një rrjet të organizuar kriminal, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu tha se do investigohen të gjitha provat për ti dhënë një goditje më të fortë këtij grupi për ta paralizuar atë.

     
  • VIDEO

    Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të drogës në Spanjë, 107 të arrestuar!

    Një megaoperacion i Interpol, policisë shqiptare, asaj spanjolle dhe asaj gjermane kanë shkatërruar një rrjet të organizuar kriminal i përbërë kryesisht nga kriminelë shqipfolës, të dyshuar për trafikim ilegal të drogës, është çmontuar me mbështetjen e Europol

  • VIDEO

    Rikthehen në bankat e shkollës për të rikuperuar njohuritë, nxënësit në Fier për Report Tv: Mësimi plotësues domosdoshmëri

    Sot, më 1 shtator si të gjithë nxënësit e Shqipërisë edhe ata të Fierit i janë rikthyer bankave të shkollës për të plotësimin e mangësive nga viti i kaluar i cili u zhvillua online për shkak të COVID-19.

    Mësimi plotësues është pritur shumë mirë nga nxënësit e shkollave në Fier, të cilët u shprehen të kënaqur, duke shpjeguar se një vendim i tillë ishte i duhuri.

    “Që nga viti i kaluar e kemi bërë mësimin online dhe ky vendim është shumë i pozitiv pasi kemi shumë mungesa në mësime.”, tha një prej nxënësve.

    Një tjetër e cila foli për mikrofonin e Report Tv, tregoi se kjo ishte një domosdoshmëri për të marrë njohurit e nevojshme.

    “Jemi shumë gëzuar që iu rikthyen shkollës, kjo është shumë e domosdoshme për në, për të marrë njohuri për të ardhmen tonë.”, tha ajo.

  • VIDEO

    Me maska dhe matje temperature, shkollat në Shkodër hapin dyert! Drejtoresha e DAR: Masat janë marrë, nis mësimi plotësues

    Shkollat parauniversitare kanë hapur dyert sot edhe në Bashkinë Shkodër.

    Me maska të vëmë dhe me matjen e temperaturës ka qenë pamja që është ofruar në dyert e shkollave në nisje të këtij viti.

    Drejtoresha e DAR Shkodër Sindis Sulja, në një interviste për mediat është shprehur se ka nisur procesi plotësues në shkollat e Shkodres nderkohe qe ky vit vjen me risi me mësimin plotësues, regjistrimin ne e-albania për klasat e para, por edhe me shpërndarjen e librave falas.

    “Duke inspektuar shkollën e parë kemi konstatuar se të gjitha masat janë marrë. Shkolla e dytë është shkolla Xheladin Fishta në të cilën po bëjmë startin e hapjes së vitit të ri shkollor me programin udhëzues që ka ardhur ministria. Në 2 risitë themelore të arsimit këtë vit janë mësimi plotësues dhe shpërndarja e librave falas në të cilën do vazhdojmë rekrutimin në ditët në vazhdim, dhe pjesa tjetër është regjistrimi i fëmijëve të klasave të para në e Albania dhe klasave të 10 në bazë të vendbanimeve që kanë fëmijët. Unë u uroj suksese ka pasur pjesëmarrje të madhe jo të pritshme. Shpresojmë që me 27 të fillojmë një proces të mbarë pas një viti që lamë pas nga pandemia”, tha ajo.

    Për mësuesit dita e parë e mësimit plotësues ka qene surprizues dhe janë te bindur se këto 3 jave do të shërbejnë për marrjen e dijeve dhe nisjen me sukses të vitit te ri shkollore me 27 Shtator.

  • VIDEO

    Në burg për korrupsion, prokurori Sali Hasa ndërron mendje, nuk paraqitet në KPK! Dje kërkoi të merrte pjesë në seancë

    Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e KPK ndonëse ishte ai që dje kërkoi leje për të qenë i pranishëm.

  • VIDEO

    “Dikur kemi thënë na mbytën malokët” zotëria i shqetësuar: Do bëjmë krushqi me afganët,mbajeni mend

    I shqetësuar me ardhjen e afganëve në Shqipëri ishte një zotëri. Duke folur në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se dikur kemi thënë se na mbytën malokët ndërsa tashmë ai i druhet krushqisë me afganët. Ndiqeni opinionin e tij.

  • VIDEO

    Afganët në Qytetin Studenti, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Ruseti: Janë ambientuar shpejt, po zhvillojmë aktivitete për gratë e fëmijët për të harruar tmerret e luftës

    Për ta bërë sa më të lehtë përshtatjen në Shqipëri të qytetarëve afganë që vijnë nga përplasjet e dhunshme të talebanëve, gratë dhe fëmijët veçanërisht, janë nën kujdesin e punonjësve social të Bashkisë së Tiranës. gazetari Ermal Qorri ka zhvilluar një intervistë me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti e cila tregon për Report Tv me detaje angazhimin për t’ia bërë sa më të lehtë jetesën e përkohshme në Shqipëri qytetarëve afganë dhe na rrëfen edhe arsyet përse të punosh me ta është mjaft e lehtë.

  • VIDEO

    “Si t’u dukën karkalecat e arragosta,po Venezia” zotëria për diskutimet e deputetëve: Mua më mbyti sallata

    “Si t’u dukën karkalecat e arragosta,po Venezia” zotëria për diskutimet e deputetëve: Mua më mbyti sallata Një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv zbuloi diskutimet e para të deputetëve pas pushimeve: “Si t’u duk arragosta e karkalecat po Venezia apo Barcelona”. Mua më mbyti sallata gjithë jetën sqaroi ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv