-
VIDEO
Kreu i Emergjencave Civile bën bilancin e dëmeve nga zjarret: Janë djegur 33.420 ha kullota e shkurre, si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se dëmet nga zjarret arrijnë një vlerë prej 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Çako tha se vendi ynë është një vend me rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe se në gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri. Zjarri më masiv ishte në Gadishullin e Karaburunit sipas Çakos.
-
VIDEO
Zjarret, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Begaj: 3 javë luftë! Ruajtëm jetët e njerëzve dhe minimizuam dëmet
Nga aktiviteti që po zhvillohet në Bazën Ajrore në Farkë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj tha se forcat e armatosura janë përballër në një luftë të ashpër me zjarret për 3 javë, por ia kanë dalë që të minizojnë dëmet dhe të shpëtojnë jetë njerëzish.
“Për 3 javë u përballëm në një luftë të ashpër me vatrat e zjarrit, që spo ndaleshin, situata ishte e vështirë por ja dolën për tu kujdesur për të ruajtur jetët, banesat apo dhe për të minimizuar dëmet materiale”, tha Begaj.
-
VIDEO
Menaxhimi i situatës së zjarreve, Rama në Bazën Ajrore në Farkë! Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë: 3 javë në luftë me flakët, ja dolëm
Kryeministri Edi Rama ndodhet në aktivitetin që po zhvillohet në bazën ajrore në Farkë, lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.
Shefi ishtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Bajram Begaj tha se pas 3 javësh luftë me zjarret ja kanë dalë.
-
VIDEO
Del video,momenti kur i vendosin tritol makinës së inspektorit në Durrës
Report Tv ka siguruar pamjet kur një person ende i paidentifikuar, i ka vendosur një sasi lëndë plasëse makinës së efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës. Siç shihet edhe nga pamjet, personi vendos lëndën plasëse në gomën e parë të makinës. Lënda plasëse ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz po vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Nga Tuzi drejtonte 'rrjetin' e drogës në Michigan, shqiptari i arrestuar në Han të Hotit del para gjykatës për masën e sigurisë, shqyrtohet edhe ekstradimi për në SHBA
41 vjeçari Aleksandër apo Leksi Vulaj nga Mali i Zi i arrestuar në aksin Tamarë-Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale, del sot para gjykatës për masën e sigurisë
-
VIDEO
Biznesi vuan për punonjës, ekspertët: ‘Fajtore’, pagat e ulëta
Pas fasonerisë, sektorit prodhues dhe bujqësisë, tanimë edhe transporti, ndërtimi dhe turizmi kanë mungesë punonjësish. Shkak për këtë problem të krijuar sipas ekspertëve dhe qytetarëve janë pagat e ulta. Por megjithëse sipërmarrja pranon nivelin e ulët të pagave, thotë se ato janë në përputhje me standardin e jetesës dhe ekonominë e vendit.
-
VIDEO
Lëvizte me armë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe një tjetër, iu gjet thikë dhe kanabis në banesë
TIRANË- Në një kohë kur puna për “goditjen” e rasteve të armëmbajtjes pa leje vijon, policia e Tiranës ka vënë në pranga 1 person.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose shpërndajnë lëndë narkotike, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” kanë vijuar me kontrollet e befasishme në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
-
VIDEO
Biznesi nuk gjen punëtor, eksperti Erald Pashaj: Tregues për zhvillimin e vendit
Erald Pashaj ekspert për çështjet e punësimit dhe që prej vitesh ka zhvilluar sondazhe mbi tregun e punës në Shqipëri e Kosovë, në një intervistë për Report TV flet për problemet në tregun e punës dhe mungesën e punonjësve. Ai thotë se mungesa e punonjësve lidhet edhe me uljen e papunësisë dhe zhvillimin e vendit.
-
VIDEO
'Komunistët i morën babait mbi 4 kuintalë flori' rrëfimi prekës i Sherif Merdanit: Çoja vëllanë e vogël në burg që t'i jepte gji mamaja
Muzika e lehtë humbi më 29 gusht një nga zërat më të bukur shqiptar. Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh
-
VIDEO
I arrestuar nga SPAK për korrupsion, shkarkohet prokurori i Sarandës Sali Hasa! KPK: Ka fshehur pasurinë
TIRANË-Prokurori i Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion 3 muaj më parë, është shkarkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka probleme të theksuara me pasurinë.
Sipas KPK Hasa nuk ka deklarim të saktë, nuk ka burime dhe ka fshehur pasurinë. Ai ka deklaruar se ka shitur karabinanë, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë. Për shtëpinë në Kavajë dhe në Sarandë ka pasur mungesë burimesh financiare.
-
VIDEO
Pamje të rënda, një burrë rreh brutalisht tri vajza në mes të ditës në Prishtinë, shpallet në kërkim nga policia
Një burrë ka rrahur brutalisht tre vajza në mes të ditës në rrugën 'Ahmet Krasniqi' në Prishtinë. Siç shihet në videon e bërë virale, burri sulmon të rejat me një shkop gome. Policia ka sakaq thotë se ka identifikuar burrin dhe se është shpallur në kërkim nga policia
-
VIDEO
Energji dhe të rinj plot pasion për teknologjinë, Rama publikon pamje nga Piramida e Tiranës: Qendra më e madhe e inovacionit do të sjelli një realitet të ri shqiptar
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me energji rinore dhe teknologji, duke publikuar pamje nga krijimi i projektit me inovator në Ballkan, Piramidës.
Kryeministri shpreson se me finalizimin e qendrës, ëndrrat e të rinjve plot pasion për teknologjinë do të bëhen realitet.
Jam tepër e apasionuar pas teknologjisë dhe me inspektimin e këtyre punimeve shoh që është diçka e mirëorganizuar dhe mezi pres që të hapet.”, shprehet një vajzë e re.
“Unë kam zgjedhur 4 disiplina, graphic design, 3D modeling, animation dhe film making. I kam zgjedhur këto pasi më pëlqen ana artistike e teknologjisë.”, tregon një djalë.
“Më pëlqen projekti që po zhvillohet këtu, është vërtet kreativ dhe i ndihmon të rinjtë që të zbulojnë në fusha të ndryshme dhe të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre.”, tha një tjetër.
Projekti synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët. Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.
“Mirëmëngjesi dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t'i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë
***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social.