-
VIDEO
Momenti kur qëllohet me 4 plumba Edison Begaj në Vlorë, atentati nga një person me maskë e uniformë policie
Autori i dyshuar i plagosjes së Edison Begajt në Kaninë të Vlorës, Mitri Prifti, pas atentatit të dështuar u largua me një mjet, me të cilin përfundoi në një kanal në afërsi të Lushnjës. Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa policia gjeti në makinë një numër të madh provash biologjike, fije floku pështymë e më gjerë.
-
VIDEO
Nga konstituimi i Kuvendit deri te betimi kabinetit të ri qeveritar, të gjitha procedurat dhe hapat ligjorë duke filluar nga seanca e 10 shtatorit
TIRANË-Tashmë është gjithçka gati, seanca e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar më 10 shtator dhe të gjithë emrat e Qeverisë së re tashmë janë bërë publike. Javët e ardhshme konstituohen 2 institucionet më të rëndësishme që do ta drejtojnë vendin për 4 vitet në vijim, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Por cilat janë procedurat dhe çfarë pritet të ndodhë hap pas hapi me mbledhjen parë të Kuvendit në seancë plenare dhe më pas me procedurat për miratimin e qeverisë së re.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Goditja e klanit shqiptar që mbushi Spanjën me drogë, Report Tv zbardh emrin e kreut të grupit mafioz! Stefan Curri, bosi i narkotrafikut
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht emrin e kreut të grupit mafioz që mbushte Spanjën me drogë. Bëhet fjalë për Stefan Currin, me origjinë nga Puka, i cili është bosi i grupit të narkotrafikut, nga i cili janë arrestuar tashmë 107 persona gjatë një operacioni që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.
-
VIDEO
‘Lumë’ gjobash në 24 orët e fundit, arrestohen 7 shoferë! Hiqen 41 patenta, 23 për shpejtësi të lartë
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë, që janë ndëshkuar 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Të pezulluara janë 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
-
VIDEO
Policia në filtër autobusët, shumica me parregullësi
-
VIDEO
Tentativa e bujshme e arratistjes nga burgu 313, Report Tv siguron pamjet! Ja si zbret me litar Fatmir Pjetri dhe përballet me policinë
Ky është momenti kur i burgosuri Fatmir Pjetri ka tentuar 1 muaj më parë të arratiset nga burgu 313, në Tiranë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar pamjet kur Pjetri zbret me një litar çarçafësh dhe më pas në shkallë përballet me policinë. Kujtojmë se në këtë arratisje u përfshinë edhe i dënuari për drogë Arbër Çekaj dhe dhe Lulzim Çepele.
-
VIDEO
Hapet për qarkullimin e mjeteve tuneli i 5-të në sheshin 'Shqiponja', Balluku: Nga nesër trafiku do të shpërndahet
Është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 në ish-sheshin 'Shqiponja', duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve të Tiranës.
Ndërkohë janë drejt përfundimit punimet për realizimin e plotë të kësaj vepre e cila i jep kryeqytetit një hyrje të denjë duke lehtësuar trafikun për automjetet dhe lëvizjen për këmbësorët.
-
VIDEO
Qeveri të përbashkët me Bashën? Rama nuk përjashton asgjë: Jam i gatshëm për çdo projekt, por kam 1 kusht
Pasi ka bërë publik emrat e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i pyetur për qeveri të përbashkët me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt për çështje të interesit kombëtar, por nënvizoi se ka një kusht.
-
VIDEO
Vodhi 2 herë farmacinë e spitalit dhe ilaçet ua shiste pacientëve, lihet në burg infermieri në Korçë
KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë për infermierin Nikolin Ciko.
Mësohet se gjykata ka caktuar masën 'arrest me burg' për 43 vjeçarin i cili akuzohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit rajonal të Korçës në datën 8.03.2021 dhe 30.08.2021.
-
VIDEO
U la në burg, shqiptari i kërkuar për trafik droge nga SHBA kishte ardhur në Shqipëri për turizëm! Në makinë ju gjetën 50 mijë euro
41-vjeçari shqiptar Leksi (Aleksandër) Vulaj nga Mali i Zi i arrestur në aksin Tamarë-Hani i Hotit, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, është lënë sot në burg nga gjykata. Kërkesa e palës mbrojtëse për një masë më të lehtë nga 'arresti me burg' është refuzuar nga gjyqtari Arben Micko.
Report Tv mëson se Vulaj ka deklaruar se në Shqipëri ndodhej për turizëm. Gjatë arrestimit në Shkodër, Han i Hotit atij i është sekuestruar makina dhe 50 mijë euro që i kishte cash. Ndërkohë avokati i tij Detar Hysi thotë se do të ankimojë vendimin e apelit.
-
VIDEO
Shuarja e zjarreve, Rama falenderon ambasadorët: Soreca e Kim kur kemi nevojë janë qytetarë, jo ambasadorë
Për operacionin e shuarjes së zjarreve kryeministri Edi Rama ka falënderuar ambasadorët, veçanërisht ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca, për të cilët tha se kur kemi nevojë janë qytetarë jo ambasadorë.
“Dua të falënderoj ambasadorin e BE dhe të SHBA. S’është falënderim formal dhe as diplomatik. Sot dua që edhe Luigi dhe Juri që nuk është e pranishme por është e pranishme përmes zv.ambasadorit i cili është i vetmi që nuk përdor kufje nga të huajt se di edhe shqip. Dhe na kupton edhe kur ne mendojmë se flasim një gjuhë që nuk e kupton. Të gjithë kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar për të marrë vesh se si shkoi dita, apo çfarë do të bëjmë sot. Soreca e Kim janë qytetarë kur kemi nevojë, jo ambasadorë. Prania e Holandës dhe republikës Çeke, dua ti falënderoj për ndihmën që dhanë duke vënë në dispozicion të operacioneve për fikjen e vatrave”, tha Rama.
-
VIDEO
Zjarret/ Rama: U sfiduan dhe vende më të përgatitura se ne! FA treguan sakrificë e përkushtim, ta çojmë përpara modernizimin e mbrojtjes civile!
Nga baza ajrore në Farkë kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Forcat e Armatosura për përballimin e situatës së zjarreve, duke thënë se ata kanë treguar sakrificë dhe përkushtim. Duke thënë ajo që kemi parë deri tani është rezultat i reformës së të gjithë sistemit të emergjencave civile theksoi se modernizimi i mbrojtjes civile duhet të shkojë përpara.
“Shpreh vlerësimin e mundshëm të gjithë atyre që u angazhuan, manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi dhe këtu kam parasysh të gjitha forcat e angazhuara në terrenet e vështira. FA, Forcat zjarfikëse, forcat policore, bashkiake, vullnetare. FA treguan sakrificë dhe përkushtim.
Çka kemi parë deri më tani si rezultat i reformës së të gjithë sistemit të emergjencave civile është inkurajuese për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi.
Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botës për tu afruar te ne realisht vuri në një pozitë të vështirë vende të afërta të cilat janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme. Disa vende shumë më të prgatitura smund të na vinin në ndihmë madje kishin vetë nevojë për ndihmë. Nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm ëpr të asistuar në rradhë të parë shtetet e familjes së vetë që janë në emergjencë. Katastrofat e mëdha të natyrës asnjë shtet si përballon dot vetë. Në rastin tonë kemi ende mangësi shumë më të mëdha se shumë shtete të tjera në vend”, tha Rama.