-
VIDEO
Zjarri në Majën e Rrunës, prefekti i Kukësit: Vijon prej 24 ditësh, aktualisht 3 vatra aktive! Rrezik ardhja e një vatre nga Puka!
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana, thotë se zjarret në Majën e Rrunës vijojnë prej 24 ditësh tashmë. Kuçana shprehet se momentalisht janë 3 vatra aktive që po monitorohen. Sipas tij, rrezik është ardhja e një vatre zjarri nga Puka, në drejtim të fshatit Çam të njësisë administrative Malzi.
-
VIDEO
Zgjohen sërish nën erën e rëndë të ujërave të lumi Gjanica, rrezikohet shëndeti i banorëve të zonës, strukturat mjedisore indiferente
FIER- Me erën e rëndë të ujërave të ndotur të lumit Gjanica në Fier janë zgjuar sërish banorët e zonës.
E padurueshme është bërë situata për qytetarët, pasi i duhet të përballen cdo ditë me mungesën e higjienës.
-
VIDEO
Atentati në Lushnje/ Itinerari i autorëve, makina u gjet e shkrumbuar poshtë urës së Rrogozhinës, u ndihmuan nga bashkëpunëtorët! Kamerat e bizneseve i kanë filmuar
Poshtë urës së Rrogozhinës është gjetur makina e autorëve të atentatit të Bledar Muçajt. Automjeti është shkrumbuar plotësisht. Në këtë zonë autorët i ka pritur një makinë tjetër.
Në këtë zonë bizneset janë të panumërta, 20 deri në 30 që kanë kamera sigurie dhe që mendohet se i kanë filmuar lëvizjet e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
-
VIDEO
Qirinj në nderim të 18-vjeçares së vrarë, të rinjtë e Ferizajt ndriçojnë sheshin me emrin e Marigonës
Vrasja e 18-vjeçares në mënyrë brutale nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër, duket se ka prekur zemrat e të rinjve. Mbrëmjen e djeshme qendra e qytetit Ferizaj u ndriçua nga qirinjtë.
-
VIDEO
Shëngjin/ Gjendet e shkrumbuar në breg të detit një fouristradë në Ranën e Hedhun
Një automjet, fouristradë, është gjetur e shkrumbuar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Automjeti u gjet në breg të detit pasditen e djeshme nga policia, por ende nuk është dhënë një informacion zyrtar për ngjarjen.
-
VIDEO
Çfarë paralajmëron gjirokastriti: Pandemia e rrezikshme në shtator, mblidhen talebanët në kuvend
Jo Covid-i por për një zotëri nga Gjirokastra pandemia më e rrezikshme pritet në shtator. Duke folur në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se në shtator kur të mblidhen talebanët në parlament e të mbrojnë interest e tyre ajo është pandemia më e rrezikshme.
-
VIDEO
Propozimi që shkaktoi të qeshura:Deputetët të japin nga rroga për afganët,zotëria:Ata po na “rrujnë”
Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri bëri një propozim që deputetët të japin një pjesë të rrogës së tyre për strehimin e afganëve. Por një tjetër telefonues qeshi me të madhe me këtë propozim duke thënë se ata po na marrin pasurinë e jo më të bëjnë humanizma.
-
VIDEO
Aksident fatal në aksin Shkodër-Velipojë, Benzi përplas për vdekje 16-vjeçarin që po udhëtonte me mjet bujqësor, ndalohet drejtuesi
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Report Tv mëson se si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një 16-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në aksin rrugor Shkodër Velipojë, ndërsa 16-vjeçari është identifikuar si Oltis Geci. Bëhet me dije se ai ka qenë duke udhëtuar me një mjet bujqësor dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’. Ky aksident rezultoi fatal për 16-vjeçarin, pasi ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 24 gusht 2021, A duhet rikthyer maska jashtë?
Pandemi dhe afganë. Telefonuesit pro dhe kundër rikthimit të maskës në ambiente të hapura.Deputetët të japin nga rroga për afganët.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga qyteti i lashtë me nota moderne: Nadja mirë nga Shkodra, do të bëjmë me patjetër gjana t'bukra në Mandatin e Tretë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me bukurinë e qytetit të lashtë me nota moderne Shkodrën.
Në vendin ku tradita takon shijen dhe liqeni kalanë, Rama premton se në mandatin e tretë do të bëhen “gjana t’bukra” në Shkodër.
-
VIDEO
Atentat në Lushnje, ekzekutohet duke pirë kafe pronari i lokalit, plagosen 5 të tjerë! Autori zbriti nga makina dhe qëlloi mbi 20 herë me breshëri kallashnikovi
Një atentat në mes të qytetit ka tronditur mbrëmjen e djeshme Lushnjen. Me breshëri kallashnikovi është ekzekutuar 34 vjeçari Bledar Muça në ambientet e lokalit të tij bar “Pedonale”. Ai ishte i ulur në tavolinë duke pirë kafe kur u qëllua për vdekje, ndërsa nga breshëria e plumbave u plagosën 5 persona të tjerë, mes tyre edhe 2 gra.
Të plagosur nga të shtënat kanë mbetur Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa dhe Sara Liçi, 24 vjeç ndodhen në terapi intensive, ndërsa dy të plagosurit e tjerë Eksara Sauli, 26 vjeç dhe Majlinda Gjyli 66 vjeçe, ndodhen jashtë rreziku për jetën. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur transportimin e tyre në spital.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 23 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga emrat e të përndjekurve që ndajnë 10 mln USD te në pritje të "Rama 3" e deri tek po ti cili afganas ishe?