-
VIDEO
Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, policia gjobit gjatë fundjavës 4.519 shoferë dhe pezullon 198 patenta! Bien në pranga 40 drejtues mjetesh
Vetëm përgjatë fundjavës janë arrestuar 40 shoferë, ku 28 prej tyre po udhëtonin nën efektin e alkoolit dhe 12 të tjerë po drejtonin mjetin pa patentë. Sakaq, 198 shoferëve iu është pezulluar patenta, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Bëhet me dije se bën me dije se 4.519 shoferë janë gjobitur pasi kanë shkelur rregullat.
-
VIDEO
Ministrja Kushi takon vëllezërit Keta: Vlerat njerëzore jua lartësojnë më shumë titullin kampion
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u ka rezervuar një takim në zyrën e saj vëllezërve Keta, pak ditë pasi njëri nga vëllezërit, Feriti, u shpall kampion bote në sportin e Kickbox-it.
-
VIDEO
Mihal Kokëdhima del sërish në skenë, debat me pushuesin
Mihal Kokëdhima ka dalë sërish "në skenë" edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa turistë, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos.
-
VIDEO
Përfshihet nga zjarri një kodër me ullinj dhe shkurre në Patos, forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët
Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Ofiçinë e Vjetër në Patos,. Flakët kanë avancuar duke djegur disa rrënjë ullinj si dhe shkurre aty pranë zonës. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Edhe banorët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Me lëndime në trup 30-vjeçarja denoncoi dhunën e fqinjit në Korçë, dalim pamjet nga sulmi
Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Tudas në njësinë administrative Lekas në Korçë.
-
VIDEO
Mjeku Cenko për Report Tv: Të rikthehet urgjent mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura dhe publike! Rritja e rasteve të reja nga varianti Delta i COVID
TIRANË- Mjeku epidemiolog Fabian Cenko thotë se vaksinimi është një instrument mbrojtës ndaj COVID, por ne duhet që t’i rikthehemi sërish disa masave bazë për parandalimin e përhapjes së COVID, siç janë distancimi social dhe vendosja e maskave në ambientet e mbyllura dhe publike.
Duke e konsideruar vaksinimin kundër COVID, si një ‘instrument’ mbrojtës dhe parandalues ndaj koronavirusit, Cenko tha për Report Tv se nuk duhet të mjaftohemi vetëm me vaksinimin, por duhet të rikthehen me urgjencë masat mbrojtëse. Kjo sipas tij, kombinuar dhe me vaksinimin kundër COVID, do të frenojë përhapjen e virusit dhe parandalimin e rasteve fatale.
-
VIDEO
Po luante tek kondicionerët e një hoteli, humb jetën në sytë e shokëve 9-vjeçari në ishullin helen, në pranga 2 persona! Babai: Më sollën djalin të vdekur në duar, nuk bëri zë kur iku
Një djalë 9-vjeçar, me origjinë shqiptare, nga Tsilivi në Zakinthos, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës
-
VIDEO
Gjendet nga një anije peshkimi një mine e vjetër detare, sillet në triport
Gjendet nga një anije peshkimi një mine e vjetër detare. Mina pritet në triport. Pritet edhe grupi xhenier.
-
VIDEO
Po transportonte me kamion 56 emigrante me 200 euro secili, në pranga 49-vjeçar në Pogradec, i dënuar më parë për të njëjtën vepër
Teksa kontrollet për “goditjen” e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj në vend vijojnë, policia e Pogradecit ka arrestuar një person i cili po transportonte 57 emigrantë të paligjshëm.
Rasti në fjalë është konstatuar gjatë një postblloku dhe kontrollit rutinë të policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u kap 49-vjeçari Sokol Qerkezi banues në Kamzë, duke transportuar emigrantët me një kamion tip ‘Benz”, kundrejt shpërblimit prej 200 eurosh secili dhe me premtimin se do i bënte të mundur kalimin drejt vendeve të BE-së.
-
VIDEO
Qyteti i Shijakut prej 5 ditësh i mbuluar nga plehrat! Bashkia nuk pastron mbetjet, i kërkon kohë landfillit dhe s’firmos marrëveshjen
SHIJAK- Prej 5 ditësh qyteti i Shijakut ofron një pamje aspak të këndshme dhe të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Mbetjet urbane kanë pushtuar qytetin, pasi prej ditësh bashkia nuk i ka pastruar. Nga një vëzhgim i Report Tv këtë të hënë koshat janë të mbuluar nga mbeturinat.
Mësohet se Bashkia e Shijakut nuk ka firmosur marrëveshjen me landfillin e Sharrës që sipas burimeve është përpiluar sipas kushteve kërkuar prej bashkisë. Burime nga landfilli i Sharrës, thanë se kryetari i Bashkisë së Kavajës ka shtyrë vazhdimisht afatin e kërkuar që andfilli t’i marrë mbetjet urbane të qytetit me kosto falas, deri në firmosjen e marrëveshjes, e cila për arsye të panjohura ende nuk është firmosur prej kryebashkiakut Elton Arbana. Në një komunikim që Report Tv pati me të, kryetari i bashkisë, thotë se situata është e tillë për efekt procedurash. Megjithatë, pasojat bien mbi qytetarët që duhet të përballen me këtë situatë të rëndë.
-
VIDEO
“Jemi qesharakë” zotëria thekson: Refugjatët kudo priten në çadra, ne i strehojmë në hotele luksoze
Jemi popull qesharakë thotë një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Nëse në të gjithë Europën refugjatët strehohen në kampe ne i marrim dhe i vendosim në hotelet luksoze. Por zotëria është pro strehimit të afganëve në Shqipëri.
-
VIDEO
Zotëria thirrje direkte SHBA-ve: Merruni paratë politikanëve e jepjani popullit,me saraje kudo
Duke folur edhe për temën e ditës në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri kishte një thirrje direkte për ambasadën amerikane. Merruni pasurinë politikanëve dhe kthejani atë popullit kërkoi telefonuesi.