-
VIDEO
Jahti i miliarderit Jeffrey Besos ndalet në Sarandë
Ka tërhequr jo pak vëmendje jahti i miliarderit Jeffrey Besos, që u ankorua sot në Sarandë. Me shumë gjasa, vetë miliarderi nuk është në bord, pasi në fakt, jahti i është besuar një kompanie çarter që e jep me qira për periudha të shkurtra atyre që mund ta përballojnë atë.
Për ta marrë me qira për një javë, çmimi fillon nga rreth 3.5 milion euro. Mendohet se jahti është ndalur në Sarandë për tu furnizuar me karburant.
-
VIDEO
Rama: Mandati i dytë mbyllet me notë pozitive! U përballëm me tërmetin dhe pandeminë, dy sfida që do lënë gjurmë në historinë e qeverisjes 30-vjeçare
Kryeministri Edi Rama tha se mandati i dytë mbyllet me një notë pozitive, ku qeveria ia doli të kalonte të dy sfidat atë të tërmetit dhe pandemisë. Ai ka pasur edhe një apel të fortë për qytetarët që të vaksinohen pasi sgmangin fatalitetin nga COVID-19 dhe se të gjitha vaksinat janë efektive. "Mbyllet me një notë pozitive besoj unë puna e një mandati të vështirë ku tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt ndryshimi e prioriteteve tona qeverisës. Edhe nuk ka mbaruar pandemia dhe as ka përfunduar rindërtimi, por me të duyja kemi marrë një avantazh të konsiderueshëm. Përtej konsideratave dhe kritikave për menaxhimin e dy krizave do të jetë në gjurmët e historisë së qeverisjes në këto 30 vite. Kemi ende fatalitet nga pandemia fatkeqësisht, por këto janë edhe një mësim domethënës për rëndësinë jetike të vaksinimit,. askush prej atyre që marrin frymë nga respiratorët nuk është i vaksinuar, ndërkohë që disa të vaksinuar nuk shfaqin shenja të rëndimit të gjendjes dhe të kenë nevojë për intubim. Për skeptikët e Sinovac mbase velen e dhëna se të shtruarit ndahen përgjysmë, të vaksinvaksinuarit me Pfizer dhe me Sinovac. U bëj apel atyre që të bëjnë vaksinën dhe të mos humbasin kohë dhe të heqin mendime te gabuara se Pfizer bën dhe sinovac jo. Vaksina duhet të bëhet patjetër", tha Rama.
-
VIDEO
Nga shkolla e re në Fushë Krujë, Kushi: Tekste falas për 182 mijë nxënës, 3 klasat e para do i kenë 1 perdorimshe, Rama: Kjo praktikohet edhe në Francë e Suedi
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Ministria e Arsimit Evis Kushi, ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Gjon Luka” në Luz të Fush Krujës.
Brenda ambienteve të shkollës së re, e cila do të presë 160 nxënës në shtator ministria Kushi foli lidhur me kushtet, kurrikulën, trajnimet e specializuara të mësuesve dhe risitë për këtë vit.
-
VIDEO
Ikin ditët e nxehta me diell, meteorologia për Report Tv: Fundjava sjell ulje temperaturash, priten reshje shiu kryesisht në zonat veriore
Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu gjatë fundjavës. Në një lidhje për Report TV, meteorologia Adiola Bani tha se reshjet kryesisht do të bien në zonat veriore, ç’ka do të ndihmojnë edhe në shuarjen e flakëve. Sakaq, temperaturat pritet të zbresin deri në 23 gardë celsius në veri të vendit, ndërsa në zonat qendrore dhe të ulëta termometri do të shkojë deri në 30 gardë.
-
VIDEO
Rikthehen zjarret në Vlorë, ndizet një vatër në Orikum
Rikthehen zjarret në Vlorë, ndërsa ditën e sotme një vatër është aktivizuar në Orikum, pranë kishës së Marmiroit. Flakët po përhapen, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit.
-
VIDEO
Rriten infektimet, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, por qytetarët të mbajnë maskat dhe të vaksinohen! 27 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza
Pas konfirmimit të variantit 'Delta' në vendin tonë, rastet e të infektuarve janë rritur ndjeshëm, ku në 24 orët e fundit u shënuan 800 raste te reja me COVID. Por pavarësisht këtyre rasteve, Komiteti Teknik i Ekspertëve arsyeton se masat që janë ende në fuqi janë efiçente dhe nuk do të ketë ndryshim të tyre, por ka bërë një apel të fortë se qytetarët duhet t'i respektojnë ato.
-
VIDEO
E qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për borxhin e drogës, arrestohet autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Babicë të Vlorës! Armën e groposi në oborrin e shtëpisë pas ngjarjes
Bledar Selmanaj dyshohet se është autori i vrasjes së 25-vjecarit Xhulian Bullari, trupi i të cilit u gjet 4 ditë më parë i vrarë në një makinë në Babicë të Vlorës. Selmanaj u vu në pranga ditën e sotme në zonën e "Bllokut" në Tiranë, ndërsa rezulton person i dënuar disa herë më parë për vjedhje. Rezulton se ai dhe viktim njiheshin me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, shtyhet më 27 gusht seanca për ndryshimin e masës për Selim Çekaj! Avokati Haxhia kërkon largimin e gjyqtarit: Nuk do jap vendim të paanshëm
72-vjeçari Selim Çekaj nuk doli personalisht para gjykatës këtë të mërkurë, pasi prej javësh ndodhet në spital. I përfaqësuar nga mbrojtësi, Maksim Haxhia, Selim Çekaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj. Pavarësisht kërkesës, Lara nuk është tërhequr dhe ka vazhduar senacën. Në këto kushte avokati Haxhia ka lënë seancën.
-
VIDEO
Aksioni blic i RENEA-s në vend pas vrasjes së Bledar Muçës, ndalohet Astrit Seferi i kërkuar për plagosjen e 4 personave në 2017! 2 në pranga, 21 të shoqëruar me precedentë penale
Aksioni i forcave RENEA në vend pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Lushnje, ka çuar në ndalimin e Astrit Seferit, autor i një plagosje të katërfishtë të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Seferi u kap në Mamurras. RENEA zbarkoi mbrëmë në disa qytete të vendit, ku në 'objektiv' ishin personat në kërkim, që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve u arrestuan 2 persona për armë pa leje dhe drogë, ndërsa u shoqëruar 21 të tjerë me precedent të mëparshëm penal
-
VIDEO
Vlorë/ 25-vjeçari u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinë, arrestohet autori, kishte njohje me viktimën! Armën e krimit e groposi në oborr pas ngjarjes.
Bledar Selmanaj ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar si autor i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullarit në Babicë të Vlorës.
-
VIDEO
49 kg kokainë në konteinerin me banane, Selim Ccekaj në spital, por gjyqtarja s'ndërpret seancën për ndryshimin e masës së sigurisë! Avokati Maksim Haxhia del nga gjyqi në shenjë proteste
72-vjeçari Selim Çekaj nuk doli personalisht para gjykatës këtë të mërkurë, pasi prej javësh ndodhet në spital. I përfaqësuar nga mbrojtësi, Maksim Haxhia, Selim Çekaj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara nga vendimi për ndryshimin e masës pasi pretendon se i njëjti gjyqtar ka gjykuar të birin, Arbër Çekaj. Pavarësisht kërkesës, Lara nuk është tërhequr dhe ka vazhduar senacën. Në këto kushte avokati Haxhia ka lënë seancën.
-
VIDEO
Aksioni blic i RENEA-s në vend pas vrasjes së Bledar Muçës, ndalohet Astrit Seferi i kërkuar për plagosjen e 4 personave në 2017! 2 në pranga, 21 të shoqëruar me precedentë penale
Aksioni i forcave RENEA në vend pas ekzekutimit të Bledar Muçës në Lushnje, ka çuar në ndalimin e Astrit Seferit, autor i një plagosje të katërfishtë të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Seferi u kap në Mamurras. RENEA zbarkoi mbrëmë në disa qytete të vendit, ku në 'objektiv' ishin personat në kërkim, që mbajnë armë zjarri apo lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve u arrestuan 2 persona për armë pa leje dhe drogë, ndërsa u shoqëruar 21 të tjerë me precedent të mëparshëm penal