-
VIDEO
Kabineti “Rama 3” sipas zotërisë: Balla në vend të Ruçit,Ngjela tek drejtësia dhe i Brendshëm…
Një telefonues në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u “vesh” për pak si Edi Rama dhe bëri kabinetin e ri qeverisës. Ai tha se Ruçin e zëvendëson mjaft mirë Taulant Balla ndërsa Spartak Ngjela të bëhët ministër i Drejtësisë e Ulsi Manja i Brendshëm.
-
VIDEO
Çfarë pa në Shqipëri? emigranti i tmerruar: Kam vënë duart në kokë, Zoti ju ruan nga Covid
Në diskutimin e vaksinimit një qytetar që jetonte në Itali por ishte kthyer në Tiranë për pushime telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe rrëfeu tmerrin që pa këtu tek ne. Kam vënë duart në kokë tha ai pasi askush nuk mbante maska dhe ju Zoti ju ruan nga Covid.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 25 gusht 2021,Rritja e rasteve dhe vaksinimi?
Edhe shtatori muaji i vaksinimit masiv. Telefonuesit zbulojnë nëse janë vaksinuar dhe nëse jo do ta bëjnë apo jo vaksinën kundër Covid.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga mozaiku jeshil i tokës në Kafaraj: Prodhimet e njerëzve të zakonshëm konkurrojnë tregjet ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me mozaikun jeshil të tokës në Kafaraj dhe frytet që fal natyra.
Me punën e njerëzve të zakonshëm që reflektohet në tokat e punuara me kujdes dhe prodhimet tregtare që konkurrojnë tregjet ndërkombëtare, Rama i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga zbardhen 7 vendimet për kompensimet e pensionit te ethet e ditëve të fundit të gushtit e deri tek PSG tenton Ronaldon e Reali ofertë për Mbappe.
-
VIDEO
Një ditë pas atentatit të Muçës, RENEA aksion në disa qytete! Autorët e kanë mbajtur në vëzhgim për 1 javë!
Një ditë pas atentatit në Lushnjë ku u vra Bledar Muça duke pirë kafe në lokalin e tij, RENEA ka zbarkuar në Lushnje, Lezhë, Durrës, Shkodër. Nga kontrollet deri më tani kemi dhjetëra të shoqëruar, mes tyre 2 persona të dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Muçës Pronari i “Bar Pedonale” në Lushnje u ekzekutua teksa pinte kafe në lokalin e tij mbrëmjen e së hënës, ndërsa 5 persona të tjerë, kunati dhe klientë të zakonshëm, mbetën të plagosur. Deri më tani me mbi 20 persona të shoqëruar policia nuk ka ende një autor të dyshuar, por dyshon se vrasësi është me pagesë. Bledar Muça, 34 vjeç ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit të “Hakmarrjes për drejtësi” dhe pikërisht konfliktet nga kjo lidhje familjare, dyshohet të jenë shkak për atentatin. Pistë hetimi lidhja me bandën famëkeqe.
-
VIDEO
Dita e dytë e kampit të LRI në Jalë, Kryemadhi nuk duket sërish gjëkundi! Vendin 'ia zë' Kejdi Mehmetaj
Në ditën e dytë të kampit të LRI-së, sërish është vënë re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Fjalën e ka nisur nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, por në asnjë moment, ajo nuk ka argumentuar këtë mungesë të Kryemadhit, e cila prej javësh, që pas disfatës së 25 prillit, "është zhdukur".
-
VIDEO
Të zhdukur prej muajsh, gjenden dy fëmijët e mitur shqiptar në Portugali, arrestohet babai i tyre
Babai i të miturve është arrestuar në Caldas da Rainha, 90 kilometra larg Lisbonës, pasi akuzohet se ka marrë fëmijët e mitur pa dijeninë e mamasë së tyre
-
VIDEO
Jahti me 11 persona në bord mbetet i bllokuar në Gjirin e Gramës, lëshon alarmin SOS për ndihmë
VLORË- Një thirrje për ndihmë emergjente është lëshuar në Gjirin e Gramës në Gadishullin e Karaburunit. Një jaht me 11 persona në bord ka lëshuar alarmin SOS, pasi kanë mbetur të bllokuar në det në Gjirin e Gramës.
Dyshohet se shkak i bllokimit të jahtit në det është bërë një defekt teknik dhe dallgët e larta. Policia kufitare dhe roja bregdetare kanë po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.
-
VIDEO
Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë ku ka humbur jetë një person. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cangonj, ku makina ka përplasur një motoçiklete dhe drejtuesi i kësaj të fundit ka gjetur vdekjen. Ende nuk është identifikuar viktima
-
VIDEO
Çudirat s'kanë të sosur! Grupi i vajzave bllokojnë trafikun në Astir për të bërë video në TikTok!
Kjo javë nuk ka mjaftuar për të parë skena nga më të çuditshmet në Shqipëri. Një dasmor që pasi mori nusen ia lëshoi breshërisë së kallashnikovit, një gjest që nuk e justifikon dot askush e asgjë, më pas ishte grupi i dasmorëve që bllokoi aksin Lezhë-Mamurras, te mbikalimi i Patokut, duke kërcyer, por "nuk paskemi parë asgjë".
-
VIDEO
Nis puna për gjetjen e eshtrave të 4 mijë të përndjekurve! Sula: Diktatura, pjesë e historisë që duhet ta njohim mirë
GJIROKASTËR- Autoritetet shqiptare pritet të nisin punën për gjetjen e eshtrave të rreth 4 mijë persionave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Kryetarja e autoritetit të dosjeve të sigurimit të shtetit Gentiana Sula gjatë një takimi me përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës, u shpreh se për këtë, është intensifikuar bashkëpunimi me prokurorinë.