• VIDEO

    Gjak, xhama të thyer, syze, këpucë...çfarë mbeti pas në lokalin ku u ekzekutua pronari dhe u plagosën 5 të tjerë

    Një atentat me mbi 20 plumba ndodhi në qendër të Lushnjes në një kohë kur pedonalja e qyteti, por edhe baret rreth e rrotull ishin të mbushura me njerëz. Nga të shtënat mbeti i vdekur pronari i lokalit Bar Pedonalja dhe janë plagosur 5 të tjerë. Gjithçka ka mbetur pas atentati janë njolla gjaku në trotuar e rrugë, xhama të thyer dhe sende të ndryshme si këpucë e syze që mund të kenë qenë të viktimës dhe të të plagosurve.

    •  
  • VIDEO

    Atentati në Lushnje, pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ngrihen edhe në Elbasan

    Ekzekutimi me breshëri kallashnikovi në qendër të Lushnje ka alarmuar policinë duke ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me një makinë. Gjithashtu edhe në Elbasan janë ngritur pika kontrolli ne hyrje te këtij qyteti dhe kontrollohen automjete nëse autorët kanë mundur të dalin nga qyteti.

    •  
  • VIDEO

    Atentati në Lushnje ku u ekzekutua pronari i një lokali, dalin emrat e 3 të plagosurve, mes tyre një vajzë

    Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi janë 3 të plagosurit nga atentati me armë zjarri në Lushnje ku mbeti i vrarë Bledar Muça.

    “Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia

  • VIDEO

    Atentat në Lushnje, ekzekutohet me breshëri kallashnikovi pronari i një lokali, plagoset shoqëruesi i tij! Autorët qëlluan nga një makinë në ecje

    Një atentat ka tronditur këtë mbrëmje qytetin e Lushnjes. Dyshohet për një viktimë dhe një të plagosur. Nga të shtënat me burime bëjnë me dije se është ekzekutuar pronari i lokalit Bledar Muça dhe se është plagosur shoqëruesi i tij.

    Autorët kanë qëlluar nga një makinë në ecje, ndërsa shënjestra ishte në lokal. E gjithë kjo skenë ka ndodhur pranë lokali ku ka pasur dhe persona të tjerë, të cilët janë tmerruar.

  • VIDEO

    'Takimi muzikor i dy botëve' gjallëron kalanë e Argjirosë! Ekspozohen edhe fotografi të shkrepura gjatë një shekulli

    “Takimi i dy botëve” rikthehet në Kalanë e Argjirosë nëpërmjet fotografish të shkrepura përgjatë një shekulli. Mbrëmjen e gjallëroi muzika tradicionale greke, e performuar nga artisti i njohur Janis Karalis dhe banda e tij.

  • VIDEO

    Hapet tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë! Balluku: Ka përfunduar 65% e punimeve

    Hapet tuneli i Skërficës në segmentin rrugor Kardhiq-Delvinë, që do të lidhë Gjirokastrën me Delvinën. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se deri më tani janë kryer 65% e punimeve, ndërsa do të vijohet me asfaltimin dhe ndriçimin e tunelit.

    Me avancimin e punimeve, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, synohet që aksi rrugor Kardhiq-Delvinë të përfundojë para nisjes së sezonit të ri turistik, duke shkurtuar kështu kohën e udhëtimit drejt Sarandës, por njëkohësisht duke afruar bregdetin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke krijuar kështu një treg të përbashkët për këto dy rajone.

  • VIDEO

    Aksident rrugor në Vlorë, makina përfundon përmbys në rrugë, 2 të lënduar nisen drejt spitalit

    Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku dy mjete kanë mbetur të përfshira. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa mësohet se po dërgohen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

  • VIDEO

    Emrat/Deputetët që fjetën në hotele me paratë publike, pagesa deri në 1.5 mijë USD në muaj, 20 të tjerë morën para edhe për pasaportat diplomatike

    Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet që burojnë nga ligji për statusi i ligjvënësit, ku përfshihen pagesa mujore neto 118,215 lekë, pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë (që arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj), rimburimi për pasaportën diplomatike, futja e makinave luksoze pa paguar detyrimet doganore, udhëtime, zyra etj. Një pjesë e deputetëve kanë përfituar para publike edhe për fjetje në hotele, kryesisht brenda vendit. Ata kanë shpenzuar nga 30 USD deri në 1 500 USD në muaj. Deputetët që kanë frekuentuar më shumë hotelet, sipas tyre për shkak të detyrës, dhe që janë rimbursuar nga Kuvendi, janë Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Ardit Konomi dhe Vilma Bello.

  • VIDEO

    U rrezikuan banesa, vihet nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes

    Është vënë nën kontroll zjarri në fshatin Dushk të Lushnjes. Mullari i barit i djegur nga pakujdesia, rrezikoi disa banesa. Menjeherë është bërë shkëputja e energjisë elektrike dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është vënë nën kontroll. Kjo lagje është e mbipopulluar me familje fermere dhe vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik .

    •  
  • VIDEO

    Si nisi konflikti për pronën mes biznesmenëve të resorteve në Korçë, degradoi në përdorimin e armës

    Del videoja e përplasjes së pronarëve të resorteve në Moravë të Korçës. Sic shihet nga pamjet nuk ka qenë thjesht një sherr i zakonshëm por ka pasur edhe armë të cilat nuk janë përdorur për të qëlluar por për të bërë presion

  • VIDEO

    Maqedonia e Veriut rekord të infektuarish me COVID, zv.ministri i Shëndetësisë për Report Tv: Qytetarët nuk po vaksinohen, spitalet po mbushen me ritme të shpejta

    Maqedonia e Veriut prej ditësh po përballet me një rekord të infektuarish me COVID-19, por edhe me një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave. Në një lidhje për Report Tv, zv.ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani tha se kjo rritje ka ardhur për shkak se qytetarët nuk kanë zbatuar masat anti-COVID. Por një problem i madh, sipas tij mbetet fakti që qytetarët nuk po vaksinohen. Teksa shtoi se kapacitetet spitalore po mbushen me ritme të shpejta, ku situata më kritike mbetet në Tetovë dhe Gostivar.

  • VIDEO

    Reportazh/ Rehova, fshati me gurë që dëshmon qytetërimin e lashtë

    Kur bëhet fjalë për destinacione turistike, padyshim që juglindja të ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh. Report TV ka menduar që këtë verë të udhëtojë drejt Kolonjës vetëm 1 orë larg qytetit të Korçës. Infrastruktura rrugore është relativisht e mirë, ndërsa gjatë gjithë rrugës të shoqëron një natyrë mbresëlënëse.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv