-
VIDEO
Ministrja Kushi: Libri tradicional, sfidë përballë zhvillimit të teknologjisë! Vëmendje të veçantë në pasurimin e bibliotekave
Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik
-
VIDEO
Shembet ndërtesa në Torino! Vdes një fëmijë 4 vjeçar shqiptar, plagoset e ëma dhe 2 persona të tjerë
Një zhurmë e madhe dhe pastaj një shpërthim i fuqishëm, ishte ajo që dëgjuan banorët në Torino, para se të kuptonin se një ndërtesë dy katëshe ishte rrënuar plotësisht. Në brendësi të ndërtesës gjendej një grua 34 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar.
-
VIDEO
Ia morën valles dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi në autostradën e Laçit, vihen nën hetim dhe gjobiten 4 dasmorët që bllokuan trafikun (VIDEO)
Identifikohen dhe vihen nën hetim 4 dasmorët që bllokuan autostradën e Laçit duke kërcyer dhe qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike".
-
VIDEO
PD rikthehet në Kuvend pas dy vite e gjysmë bojkot! Sfidat, ndryshimet kushtetuese e reforma zgjedhore! Basha në ‘udhëkryq’, të zgjedhë mes Berishës dhe kërkesës së SHBA-së
2 vite e gjysmë pas djegies së mandateve Partia Demokratike rikthehet në shtator në parlamentin e ri me gati gjysmën e deputetëve që ulen për herë të parë në karrigen e ligjvënësit. Gjatë kësaj legjislature sfidë e PD do të jetë realizimi i ndryshimeve kushtetuese për balancimin e pushteteve ndërsa në fokus do të jetë realizimi i reformës së plotë zgjedhore. Ndërsa sfida e Bashës është distancimi nga Berisha sikurse e kërkon SHBA
-
VIDEO
Tiranë/ U arrestua si kreu i grupit të shpërndarjes së drogës, lihet në burg efektivi i RENEA! Luli pranon përfshirjen në aktivitetin kriminal, i shiti disa herë kokainë të infiltruarit të SHÇBA
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat efektivin e RENEA-s, Real Luli, dhe dy personat e tjerë të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Luli ka pranuar para gjykatës autorësinë e shpërndarjes së drogës, ndërsa i kishte shitur disa herë kokainë një personi të infiltruar nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
-
VIDEO
Mungoi në kampin e LRI në Jalë, Kërpaçi: Kryemadhi do të jetë në ditët në vijim! Do vijojmë me analizën, zgjedhjet në parti do përcaktojnë strukturat drejtuese
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi tha se mungesa e Monika Kryemadhit në siparin e kampit të LSI në Jalë erdhi si pasojë e angazhimeve të saj, por që do të jetë prezente në ditët në vijim. Kërpaçi tha se në parti do të ketë zgjedhje të brendshme, por pa dhënë një datë, ndërsa parashikoi një sesion parlamentar mjaft dinamik në shtator.
-
VIDEO
'Ballkani i hapur', Vuçiç: Ide fantastike që do forcojë rajonin! SHBA e mbështesin, europianët kanë rezerva pasi nuk janë pas timonit
Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nisma "Ballkani i Hapur" është një ide fantastike që mbështete nga SHBA dhe do i shërbejë respektimit të fqinjëve dhe fuqizimit të Ballkanit. Ai shtoi se shpesh qesh me Ramën për komentet se pse shtet e tjera nuk i bashkohen kësaj nisme, ndërsa për rezervat e shfaqura nga europianët për Vuçiç lidhet me faktin se ata 'nuk qëndrojnë pas timonit'.
-
VIDEO
Rama dhe Veliaj në kantierin më të madh të rindërtimit në kryeqytet, deri në fund të vitit pret 300 familjet e para
Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, ose siç njihet ndryshe në projektin që mban firmën e arkitektit të njohur Stefano Boeri, “Tirana Riverside”, do të presë në fund të këtij viti 300 familjet e para që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, vizituan kantierin më të madh të rindërtimit në Tiranë, u shpreh se, paralelisht me bllokun e parë të pallateve të reja, pritet javën e ardhshme të nisë edhe pjesa e infrastrukturës dhe e objekteve publike të projektuara për këtë zonë në funksion të komunitetit të saj.
-
VIDEO
Rritja e rasteve me COVD, Manastirliu: Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18-vjeç! Në vjeshtë dhe dimër do përballemi me një tjetër valë të virusit
Muaji shtator do të jetë një tjetër muaj i hapur vaksinimi për personat mbi 18-vjeç. Lajmi u bë sot i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
"Lufta me COVID nuk ka përfunduar. Prej muajsh kemi në duar armën jetëshpëtuese, vaksinë. Të dhënat epidemiologhjike të dy javëve të fundit tregojnë se rastet e infektimeve janë 5 herë më të lart ase dy javë më parë. Rritja vjen si pasojë e Delta. Në Spitalin Infektiv, ndodhe t shtruar 84 pacientë, ka prej tyre që janë në gjendje më të rëndë dhe janë në terapi intensive. E përbashkëta e këtyre pacienteve që po vuajnë pasoja më të rënda, është se ata nuk janë vaksinuar. Virusi do vijojë të qarkullojë, pyetja është a duam ta mbrojmë ne jetën duke marrë vaksinën apo do t'ja lëmë fatit. Kjo pandemi na dha mesazhin se këtë luftë e ftojmë vetëm sëbashku. Përpara kemi vjeshtë-dimrin dhe me gjasë do kemi përballjen me një valë të COVID. Ne kemi një plan masash, jemi përgatitur të shtojmë stafet në testim, vaksinim e për kujdesin ndaj pacientëve. Shtatori do të jetë muaj vendimtar për të rritu mbulesën vaksinal edhe kemi vendosur që të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të personave mbi 18-vjeç", tha Ministrja.
-
VIDEO
Fluks në Urgjencën Pediatrike në Lezhë, 50-60 fëmijë çdo ditë kërkojnë shërbim! Mjeku: Shkak virozat nga temperaturat e larta dhe fluksi i popullsisë gjatë verës
Urgjenca pediatrike në Spitalin rajonal të Lezhës vijon të përballet me fluks fëmijësh, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. 50 deri në 60 fëmijë paraqiten përgjatë 24 orëve në urgjence me viroza.
Mjeku pediatër në Spitalin e Lezhës, Bardhok Gjoka tha për Report Tv se ky fluks vizitash si pasojë e virozave vjen jo vetëm prej temperaturave të larta, por edhe fluksit të madh të popullsisë si pasojë e sezonit turistik, ku plazhet janë të mbushura plot. Ky fluks i lartë njerëzish rrit rrezikun e virozave, tha mjeku.
-
VIDEO
2 misione në Afganistan, aktivistja: Rikthimi i talebanëve në pushtet, i vrau shpresën! Situata e gruas nën sundimin e tyre, e rëndë! Debati për strehimin, absurd, janë njerëz që kanë punuar me ne
Nga perspektiva e një personi që ka jetuar e punuar me ta, aktivistja Irma Gjinaj tha se rikthimi i talebanëve në pushtet, ka vrarë shpresën për ndryshim te afganët. Në një intervistë për 'Report Tv', Gjinaj theksoi se talebanët janë terroristë që nuk kanë për të ndryshuar dhe se jeta e gruas nën sundimin e tyre është shumë e vështirë. Ajo e quajti absurd debatin për strehimin e disa prej afganëve në vendin tonë, duke theksuar se ata janë njerëz që i rrezikohet jeta.
-
VIDEO
11 vatra aktive zjarri në vend, ende problematike situata në Majën e Rrunës! Flakët janë përhapur edhe në fshatin Lundre në Ulëz, ndërhyhet nga ajri me helikopter
11 vatra zjarri janë ende aktive në vend, ndërsa më problematike situata paraqitet në Majën e Rrunës dhe në fshatin Lundre në Ulëz. Maja e rrunës ndodhet prej gati 3 javësh nën 'pushtetin' e flakëve, ndërsa situata më problematike është në Majën e Zezë. Në zonë për shuarjen e flakëve po punon një helikopter holandez si dhe janë angazhuar 30 trupa te Forcave te Armatosura.