-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 23 gusht 2021, A ka siguri në plazhe?
Telefonuesit thonë se faji për rastet e mbytjeve në det është i vet qytetarëve. Komentojnë edhe aktualitetin dhe strehimin e afganëve.
-
VIDEO
Aksident në Milot, përplasen 3 makina, krijohen radhë të gjata automjetesh
Tre makina janë përfshirë në një aksident të shënuar vetëm pak minuta më parë në Milot.
Deri më tani përveç dëmeve materiale nuk është bërë me dije nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 23 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga SHISH zbulon skandalin me gjyqtarët nën veting te çfarë fshihet pas heshtjes totale të opozitës e deri tek ne të gjithë jemi afganë.
-
VIDEO
Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Mjeshovë në Berat, shkrumbohen 7 ha me pisha! Zjarri i qëllimshëm
Riaktivizohet pas 24 orësh zjarri në kodrat e pyllëzuar të fshatit Mjeshovë të Beratit, duke u shtrirë në pyllin me pisha të fshatit Metohë, që ndodhet në kufi me Mallakastrën.
Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.
-
VIDEO
Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Bregoviç në Korçë, 8 persona të shoqëruar
Gaz lotsjellës është hedhur gjatë performancës së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë mbrëmjen e kaluar.
Gazi lostjellës u hodh në një pjesë të stolave ku ishte ulur publiku, ndërkohë që pjesëmarrësit siç shihet edhe nga videot vendosin shami në hundë dhe dukë fërkuar sytë për shkak të djegies që shkakton gazi lotsjellës.
-
VIDEO
Makina përfundon në 15 m në humnerë në Poliçan, shoferi shpëton mrekullisht, bërtet me të madhe pasi doli gjallë: Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut
BERAT- Një aksident tjetër i rëndë është regjistruar sot në fshatin Fushë-Peshtan në qytetin e Poliçanit. Një automjet tip Benz Fuoristradë, me targa AA 029 CS ka humbur kontrrollin, duke dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Fushë-Peshtan në Poliçan rreth orën 19:45 të mbrëmjes së sotme.Pas rrëzimit, drejtuesi i mjetit ka dalë pa lëndime nga makina duke bërtitur "Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut".
-
VIDEO
Vonesa e ardhjes së afganëve, Rama për gazetën britanike: Situata në Kabul kaotike, evakuimi nuk po shkon siç ishte planifikuar
Strehimi refugjatëve afganë, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka qenë sërish një nga temat për të cilat ka folur kryeministri i vendit Edi Rama në mediat ndërkombëtare. Në një intervistë për ‘The Sunday Times’ kreu i qeverisë ka deklaruar se shqiptarët ishin afganët 30 vite më parë, ndërsa u përpoqën që t’i shpëtonin regjimit të asaj kohe.
-
VIDEO
'Talebanët në Albanistan', dasmorët shkojnë dhe marrin nusen, qëllojnë me breshëri kallashnikovi nga Range Rover në autostradën e Laçit
TIRANË- "Jetojmë në Shqipëri dhe gjithçka mund të ndodhë"...dhe këto pamje e tregojnë më së miri! Mund të duken si video të bëra në vitet 1997 atëherë kur "armët ishin sheshit", por jo! Janë shkrepur në vitin 2021.
-
VIDEO
Shoferi humb kontrollin dhe ‘Benzi’ përfundon në dyqan, mbetën të lënduar 4 persona në Berat
Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të shënuar në qendër të Beratit.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targën AA 021 humbi kontrollit dhe për pasojë ka përfunduar në një dyqan me pajisje elektrike.
-
VIDEO
Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko në Finiq, evakuohen banorët
Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko, Bashkia Finiq.
Banorët janë evakuuar nga fshati. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike nga shtyllat e tensionit, teksa nga sa mësohet nga banorët flakët kanë hyrë brenda një stan duke djegur edhe disa bagëti, megjithatë, ky informacion pritet të konfirmohet nga burime zyrtare
-
VIDEO
Shpejtësi ‘skëterrë’, manovra të rrezikshme dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia arreston 13 persona dhe pezullon 111 patenta
Teksa pushimet ende nuk kanë mbaruar dhe jemi përgjatë ditëve të kremtimit të Pelegrinazhit, policia ka qenë në detyrë në akset kryesore rrugore duke pezulluar patenta për shkelësit, duke vendosur gjoba për të “pabindurit” dhe duke arrestuar shoferët me rrezikshmëri të lartë.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante! Trafik i rënduar, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut! Baba Mondi: Situata në Kabul të na bëjë të reflektojmë
Mijëra qytetarë nga e gjithë bota ditën e sotme bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Me mijëra besimtarë ngjiten sot në Teqenë e Kulmakut, fluks që ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa rruga është bllokuar prej orësh tashmë.