-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja 22 gusht 2021,pro apo kundër strehimit të afganëve ?
-
VIDEO
Kaos në aeroportin e Kabulit, humbin jetën 7 afganë pasi shtypen nga turmat! OKB: Afganistani do shkojë drejt katastrofës nëse nuk ndërhyhet urgjentisht
Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypu nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, radhë kilometrike makinash, besimtarët 'braktisin' automjete dhe vazhdojnë ngjitjen në këmbë për te Teqeja e Kulmakut
Mijëra besimtarët janë bërë pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, duke u ngjitur sot për në Teqenë e Kulmakut, fluks që ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.
Rruga është e bllokuar prej 4 orësh dhe nuk mundet të kalojë dot asnjë mjet, ndërsa zhbllokimin e fluksit nuk e kanë bërë dot as policët e angazhuar në terren. Nuk dihet se sa mund të zgjasë ky bllokim, ndërsa shumë besimtarë kanë lënë makinat, duke iu drejtuar malit në këmbë për të mbërritur në Teqenë e Kulmakut.
-
VIDEO
Radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë-Kukës
Shkaku kryesor i dyndjes së mjeteve është se Kosova nga 20 gushti ka nisur aplikimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së variantit të ri Delta, dhe në këtë mënyrë qytetarët po shfrytëzojnë vendin tonë për të pushuar. Arsye të tjera të këtij fluksi janë edhe 10 ditëshi i fundit i sezonit turistik
-
VIDEO
Rama poston pamje të ishullit të Shurdhahut në lumin Drin: Një destinacion spektakolar për tu vizituar
Veç atyre që tashmë njihen dhe që presin çdo vit me mijëra vizitorë, Shqipëria ka vende shumë të bukura turistike që akoma nuk janë eksploruar aq sa duhet. Një destinacion i tillë i mrekullueshëm është edhe Ishulli i Shurdhahut, një ishull në lumin Drin, ku ndodhet qyteti mesjetar i Sardës.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe bie në përrua! Plagosen 2 persona, njëri në gjendje në rëndë
Dy persona kanë mbetur të plagosur në orë e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Aksidenti u regjistrua në aksin Elbasan-Funar, ku bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.
-
VIDEO
Zjarr në Qerret të Kavajës, digjen kullota
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fshatrave turistikë në Kavajë.
Zjarri ka rënë në Qerret, ka djegur kullota dhe më pas është fikur. Shkaqet e zjarrit ende nuk bëhen të ditura, ndërsa zjarrfikëset kanë shkuar pranë vatrave dhe i kanë neutralizuar.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, me mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Ndezim qirinj për mbarësi për familjen! Baba Mondi: U lutëm për paqe dhe dashuri
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë. Ndërsa, Baba Mondi ka uruar të gjithë besmtarët që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.
-
VIDEO
Parakalime të gabuara me shpejtësi skëterrë, arrestohen 21 shoferë, hiqen 68 patenta! Lumë gjobash
Parakalime të gabuara me shpejtësi skëterrë, arrestohen 21 shoferë, hiqen 68 patenta! Lumë gjobash
Fundjava/ Masa të shtuara nga Policia Rrugore. Fluks i shtuar në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe në kthim.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Babamondi: U lutëm për paqe e dashuri mes njerëzve
Nga palegrinazh në Mali i Tomorrit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Babmondi ka një uratë për të gjithë shqiptarët e njerëzimin në mbarë botën që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.
-
VIDEO
Vlorë/ Ekzekutohet me plumb në kokë në makinë i riu nga Elbasani, u nxor në pritë nga persona të njohur! Babai: Doli për kafe! S'kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te i vëllai
25 vjeçari i identifikuar si Xhulian Bullari është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës. Ai u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në një makinë tip 'Fiat Punto' me targa TR 3437 R, në aksin Vlorë-Babicë, që rezulton në pronësi të një gruaje. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjaçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar.
Bullari, nga Elbasani, është qëlluar 3 herë, por një plumb e ka kapur në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë dhe më pas kanë njoftuar policinë. Në automjetin ku u gjet viktima nuk kishte asnjë dokument, ndërsa policia e identifikoi përmes shenjave të gishtërinjve.
-
VIDEO
Vrasja në Vlorë, 25 vjeçari s'e priste që ta qëllonin, deri në vendin e krimit u shoqërua nga persona të njohur
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25 vjeçarit Xhulian Bullari në Vlorë.
Bruime për Report tv nga grupi hetimor bëjnë me dije se 25 vjeçari nuk e ka pritur goditjen, gjykuar nga pozicioni ku është qëlluar.
Janë ngritur dyshime se ai ka arritur në zonën ku u vra, i shoqëruar me persona të njohur. Sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e 25-vjaçarit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar.
Ngjarja është ende e paqartë për autoritet, edhe pse nuk ka kamera sigurie në afërsi të rrugës hyrëse që mund të ndihmon