-
VIDEO
Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko, evakuohen banorët
SARANDË- Një zjarr i përmasave të mëdha në brendësi të fshatit Aliko, Bashkia Finiq.
Banorët janë evakuuar nga fshati.
-
VIDEO
Merr zjarr një gropë pranë një pusi nafte në Patos, situata nën kontroll, drejt shuarjes flakët
Pak minuta më parë, një zjarr ka rënë në një gropë bruto pranë një pusi nafte në fshatin Kuqar, në Patos të Fierit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit, të cilët brenda 30 minutash vunë zjarrin nën kontroll që tashmë është drejt shuarjes.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, trafik i rënduar, besimtarët: Kemi mbi një orë që presim
Besimtarët, që kanë qenë në malin e shenjtë, u është dashur që të presin me orë të tëra në trafik. Për mikrofonin e Report Tv, ata shprehen se nuk kanë asnjë informacion se çfarë po bëhet. Pritjen ua bën edhe më të vështirë dielli i fortë dhe temperaturat e larta.
"Kemi një orë fiks që presim, nuk e dimë se ç'po bëhet, jemi për të zbritur poshtë", tha një qytetar.
"Ne kemi gati 1 orë, na kanë thënë do hapet rruga për 20-30 minuta që presim", tha një tjetër.
"Kemi dy orë që presim na kanë thënë që do hapet rruga", u shpreh një tjetër qytetar për Report Tv.
-
VIDEO
Zbresin nga makina dhe dalin të kërcejnë, dasmorët bllokojnë qarkullimin në autostradën Thumanë-Milot
Një grup dasmorësh kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin në autostradën Thumanë-Milot.
Ata kanë ndaluar makinat dhe kanë dalë duke kërcyer në rrugë për disa minuta.
-
VIDEO
Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën në Fier pasdite ne sotme, si pasoj ëe një aksidenti. Bëhet me dije se automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Për pasojë, dy personat, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, dyshohet se janë mbytur.
-
VIDEO
Instruktori i Federatës së Vrojtuesve për 'Report Tv': 2 pushuesit nga Maqedonia e Veriut ishin në plazh publik pa roje bregdetare, iu dha ndihma e parë, por s'mundën të mbijetonin
Instruktori i Federatës së Vrojtuesve, Agust Hoxha, në një lidhje telefonike për 'Report Tv' ka dhënë të tjera detaje nga rrethanat se si ndodhi ngjarja e rëndë në plazhin e Spillesë, ku humbën jetën 2 pushues nga Maqedonia e Veriut. Hoxha tha se të moshuarit ishin futur për t'u larë në një plazh publik pa roje bregdetare, por megjithatë rojet e subjekteve privat enë zonë i kishin shkuar në ndihmë pasi i kishin parë duke u mbytur në det. Ata u nxorën në breg dhe iu dha ndihma e parë, por nuk mund të mbijetonin.
-
VIDEO
Mbytet një pushues në plazhin e Velipojës
Një tjetër pushues është mbytur në plazhin e Velipojës këtë të dielë, pas mbytjes së dy personave në Spille.
Policia njofton se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi Hasan Hysenaj rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
U mbytën në det, pushuesit nga Maqedonia e Veriut nuk dinin not, vrojtuesit e plazhit nuk i panë për shkak të dallgëve të larta
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku u mbytën në det dy pushues nga Maqedonia e Veriut. Bëhet me dije se dy pushuesit nuk dinin not, ndërsa deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë, duke i marrë jetën. Gazetari i 'Report Tv', Artur Korrik bën me dije se plazhi i Spillesë është i mbuluar me vrojtues plazhi, 35 të tillë, por që nuk kanë mundur të shohin të moshuarit teksa luftonin të mbijetonin në det, për shkak të dallgëve shumë të larta.
-
VIDEO
Zjarret vijojnë të djegin Majën e Rrunës, situata problematike! Përfshihet nga flakët pylli i Sodës Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Ndërkohë një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme edhe Pyllin e Sodës në Vlorë, zjarr i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm. 2 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve dhe qetësimin e situatës. Në ndihmë të banorëve për shuarjen e zjarrik kanë shkuar edhe banorë të zonës.
-
VIDEO
Pushimet kthehen në tragjedi për dy të moshuarit nga Maqedonia e Veriut, mbyten në plazhin e Spillesë! U futën për t'u larë, deti me dallgë u mori jetën
Erdhën në Shqipëri për pushime, por kjo e diel rezultoi tragjike për dy të moshuarit nga Maqedonia e Veriut! Dy persona, rreth 70-vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, humbën jetën mesditën e sotme, pasi u mbytën në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Nuk dihet nëse viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së veriut, ndërsa mësohet se ata ishin futur në ujë për t'u larë, por deti ka qenë i trazuar me shumë dallgë dhe për pasojë të moshuarit nuk kanë mundur të dalin në breg.
-
VIDEO
‘Pa atdhe nuk ka fe!’, Baba Mondi nga mali i Tomorit: T’i lutemi Zotit për paqe e mirësi
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj me rastin e nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit ka dhënë edhe një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin.
Baba Mondi tha se duhet të reflektojmë e të jemi më të paqtë në këto kohë të trazuar që po kalon mbarë bota.
'Zoti qoftë i kënaqur me ju dhe familjet tuaja duke plotësuar çdo dëshirë që keni në jetë. Besimtarët ushqyen shpreësn e pafund. Rrugët e këtij Mali të Shenjtë u mbushën me hapat dhe zërat e besimtarëve dhe me optimizmin për vitet e vështira që ka kaluar Shqipëria. Kjo periudhë përkon me 105 vjetorin e themelimit të kësaj Teqeje.
Jeta e Abaz Aliut është dhe do të mbetet një model për çdo besimtar. Kam besimin se bekimi i të madhit zot se ky vend do të bëjë më të lirë dhe më të paqtë shpirtin tonë. Pa atdhe nuk ka fe!
Ballkani, Europa por edhe bota, ku po ndodhin luftra siç është Afganistani, duhet të na bëjë të gjithëve më të paqte dhe më të ndërgjegjshëm e më optimistë, dhe të reflektojmë tek vetja kudo që jemi.'- tha Baba Mondi.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut! Radhë kilometrike makinash, rruga e bllokuar prej 4 orësh
Mijëra qytetarë nga e gjithë bota ditën e sotme bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar që me datë 18 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita e sotme është dita kulminante e këtij Pelegrinazhi. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota.