-
VIDEO
Spitali memorial i Fierit 100 operacione me sukses në 3 muaj! Pacientja: Falë doktorit jam gjallë
Për 3 muaj janë realizuar mbi 100 operacione në spitalin rajonal memorial të Fierit, ndërsa kanë marrë shërbim afro 9 mijë pacientë. Spitali i ri me staf shqiptaro-turk ofron shërbime me standarde bashkëkohore për pacientet e rajonit të jugut e jo vetëm.
-
VIDEO
Radhë e gjatë mjetesh në Qafë Botë, shkak testi i shpejtë nga pala greke
Pas Kakavijës edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës ka pasur radhë të gjatë mjetesh. Shkak për këtë situatë është testi i shpejtë që u kërkohet udhëtarëve. Testi i shpejtë është detyrim për çdo individ që ikën për në Greqi. Pala greke punon me një sportel, ndërsa kryen edhe testet e shpejta. Nga 1-20 gusht kanë hyrë 29148 persona, nga të cilët 20184 të huaj dhe kanë dalë 21000, ku 14 148 persona të huaj, pjesa tjetër janë shqiptarë.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kulmon gjatë fundjavës, me mijëra pelegrinë i drejtohen vendit të shenjtë! Besimtarët: Ndezim qirinj për mbarësi për familjen
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë.
-
VIDEO
Kthimi i emigrantëve, radhë për pasaporta në Lezhë! Në punë vetëm 2 sportele, qytetarët: Çdo herë e njëjta situatë
Radhë të gjata dhe kaos në zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike dhe kartat e identitetit në Lezhë. Kthimi i emigranteve ka shtuar kërkesat për dokumentet biometrike dhe prej disa javësh këtu është njëjta panoramë
Qytetaret kërkojnë shtim të sporteleve të aplikimit për të shmangur pritjet e gjata
-
VIDEO
Gjendet një numër i madh gaforresh të ngordhura në Kanalin e Vivarit në Butrint, peshkatarët: Prania e tyre zhduku midhjet
Peshkatarët në zonën e Kanalit të Vivarit në Butrint kanë vënë re një numër të madh gaforresh të ngordhura të cilat i zhvendoste rryma e ujit gjatë fenomenit të zbaticës.
Ende nuk dihet shkaku i ngordhjes së këtyre gaforreve, për të cilat kultivuesit e midhjeve në Liqenin e Butrintit thonë se prania e tyre në liqen zhduku midhjet.
-
VIDEO
‘Vapa nuk ikën me gushtin’, meteorologia Bani: Edhe shtatori i nxehtë
Moti i ngrohtë dhe me temperatura të larta do të vijojë të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim, tha një lidhje live për Report Tv, meteorologia, Adiola Bani.
-
VIDEO
Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë në male, mes këngëve dhe valleve tradicionale! Historia e pashkruar 2300 vjeçare
Në një cep tjetër të botës, mijëra kilometra larg, ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Ata janë vendosur për mijëra vite në rajonin Indokinë në Qafiristan (sot Nuristan), një vend ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani. Për shkak se ishte një vend i fshehtë për mijëra vjet, ata kanë mbajtur gjallë tiparet popullore, gjuhën dhe zakonet arbëreshe-pellazge-iliro-shqiptare, por sot, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin, edhe traditat e kultura e tyre rrezikohet.
-
VIDEO
Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht e Kombinat, SHÇBA publikon pamjet e operacionit, kontrolle me qen nëpër banesa! Efektivi i RENEA-s 'koka' e grupit
Report Tv ka siguruar foton e efektivit të RENEA-s, i cili u kap në flagrancë bashkë me 4 persona të tjerë ndërkohë që po shpërndanin kokainë dhe kanabis gjatë një operacion anti-drogë që është në vijim e sipër nga SHÇBA.Real Luli, është koka e grupit të shpërndarjes së drogës në disa pika të Tiranës.
-
VIDEO
Shpërndanin drogë në Tiranë, 3 të arrestuar, mes tyre dhe efektivi i RENEA-s dhe 2 në hetim! Pamjet nga kontrolli i banesave të tyre, sekuestrohet kokainë , armë dhe para
Hetimet për shkatërrimin e grupit kriminal në Tiranë, u vunë në pranga 3 persona, mes tyre efektivi i RENEA-s dhe u lanë në hetim në gjendje të lirë 2 të tjera. Hetimet për to zgjatën disa muaj dhe pamjet nga kontrolli i banesat tregojnë për trafikun dhe arrestimin e autorëve.
-
VIDEO
Mbollën kanabis në një serë brenda shtëpisë dhe e ruanin me armë, arrestohen babë e bir në Kashar
Babë e bir janë arrestuar në Kashar ditën e sotme, ndërsa kishin krijuar një skemë të mirë menduar pë kultivimin e kanabis sativa, në ato që tashmë cilësohen si “shtëpi bari”. Fatmir dhe Hamdi Sulaj, përkatësisht 56 vjeç dhe 25 vjeç, ishin kujdesur në detaje që përveç kultivimit të lëndës narkotike, ta ruanin edhe me armë.
-
VIDEO
Ish-oficeri i forcave speciale në Afganistan, Denis Deliu në Report TV: Mbështes strehimin e afganëve, bashkëpunuan me ne! Talebanët i kërcënonin me vdekje kur të vinin në pushtet
Për ish-oficerin e forcave speciale të FA, Denis Deliu, i cili ka shërbyer dy misione në Afganistan, marrja e pushtet nga talebanët pas 20 vitesh është e trishtë, pasi aty u derdh gjak dhe u hodhën shumë para që Afganistani të ishte një vend më i mirë larg grupeve terroriste. Në një intervistë për Report Tv, Deliu u shpreh se pritja e afganëve në vendin tonë është gjëja e duhur për të bërë për një popull në nevojë, pasi para disa vitesh ishin shqiptarët si afganët.
-
VIDEO
Plazhi në jug i 'mbuluar' nga plehrat, Robert Aliaj publikon pamjet dhe denoncon: Këto plehra janë fytyra jonë! Bashkia heq mbetjet pas thirrjes së këngëtarit
Këngëtari i njohur, Robert Aliaj ka denoncuar një situatë shumë të pakëndshme që ka parë në një plazh në jug të vendit, ku plehrat ishin shpërndarë kudo. Por pas këtij denoncimi, bashkia ka reguar duke dërguar mjete për pastrimin e mbetjeve, fakt që e bën me dije po këngëtari, ku pasi kaloi sërish në të njëjtën rrugë, publikoi një video të dytë ku duken automjetet duke grumbulluar mbeturinat.