-
VIDEO
Me 156 km/h, në 4 orë hiqen 28 patenta dhe gjobiten 15 drejtues mjetesh në aksin Sauk-Teg
Në vetëm 4 orë monitorim në aksin Sauk-Teg policia ka hequr 28 patenta dhe ka gjobitur 15 drejtues mjetesh për shkeljeje të qarkullimit rrugor. Gjatë monitorimit nga ora 20:00 e deri në 24:00 janë hequr 12 patenta nga 2-8 muaj pasi po udhëtonin me shpejtësi që varionin nga 144 km/h deri 156 km/h. Gjithashtu janë pezulluar 16 patenta pas drejtuesit në Tiranë janë kapur duke i dhënë mjetit nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga detajet e krizës në lidhjen e Luana Vjollcës në prag të dasmës te pse janë ngazëllyer Berisha-Meta nga rikthimi i talebanëve e deri tek të ikur nga ferri.
-
VIDEO
Operacion anti-drogë në Tiranë, arrestohet efektivi i forcave RENEA dhe disa persona të tjerë
Në një operacion që është në vijim e sipër i SHÇBA per goditjen e nje grupi shpërndarësish te lëndëve narkotike në Tiranë, është ndaluar edhe një efektiv. Burime nga SHÇBA thonë se bëhet fjalë për një anëtar të i forcave speciale RENEA, i cili tashmë është ndaluar
-
VIDEO
Rregullat e pritjes/Afganët mund të ndalohen që të shëtisin nëpër qytetet e Shqipërisë, të dalin në rrugë apo kafe! Ja kushtet e kufizimit të lëvizjes
Në rast cenimi të rendit publik, sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik, refugjatët afganë mund t’u ndalohet dalja nga qendrat e pritjes. Të gjitha llojet e kufizimeve dhe të drejtat e afganëve që do të zbarkojnë në Shqipëri, nga kushtet minimale të jetesës, punësimi tek shkollimi i fëmijëve.
-
VIDEO
Me 162 km/h, policia në 12 orë policia gjobit 34 shoferë në Tunelin e Elbasanit! Pezullon 15 patenta dhe ndëshkon 3 emigrantë me 40 mijë lekë
ELBASAN- Për 12 orë në Tunelin e Elbasanit janë gjobitur 34 shoferë pasi udhëtuar me shpejtësi mbi normat që varionte nga 157 km/h në 162 km/h.
Sakaq, shpejtësia mbi normat ka bërë që policia të ndëshkojë 15 shoferë me pezullim patente. Bëhet me dije se si pasojë e kontrollit të ushtruar 3 emigrantë janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë janë gjobitur me 40 mijë lekë.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, plagoset një grua! Bllokohet trafiku në njërin krah të aksit
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Si pasojë e përplasjes së trefishtë të mjeteve është lënduar një grua, e cila ndodhet në spital.
Makinat kanë goditur nga pas njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.
-
VIDEO
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit kulmon gjatë fundjavës, me mijëra peleginë i drejtohen vendit të 'shenjtë! Policia merr masat, shton kontrollet dhe radarët në rrugë
Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon nga data 18-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota.Për mbarëvjatjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë
-
VIDEO
‘Ciceroni i parë Apolonisë’ rikthehet në muzeu e Fierit, drejtori i muzeut, Gjika: Busti, një pasuri për fondin muzeor
Muzeu historik i Fierit do të ketë tani një vepër të re të shtuar në fondin e pasurisë së tij, bustin e ciceronit të parë të qytetit antik të Apolonisë, Pilo Samarxhiut. Ekspozuar për publikun në muze vepra “Ciceroni i Apolonisë’’ ruhej prej kohësh në fondin e veprave artistike të skulptorit Gjergji Toksa i cili vendosi t’ia dhuronte institucionit arkeologjik
-
VIDEO
Zjarr në ferra e shkurre në Pogradec, digjen edhe goma! Zjarrfikësja izolon flakët, tymi mbytës përhapet gjithandej
Pavarësisht masave ndëshkuese që parashikon kodi penal, zjarrëvënësit nuk dinë të ndalen. Paraditën e sotme i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine. Ndërhyrja e zjarrfikëses në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një njësi shërbimi serivsi aty pranë. Ndotja e krijuar në ajër si pasojë e djegies së gomave e lartë. Në vendgjarje ndodhet edhe policia.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 automjete, plagosen 5 persona
Një aksident i rënë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Levan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sikurse mund të shikohet edhe nga pamjet, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat.
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësor. Shkaqet e këtij aksidenti nuk bëhen ende me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve në Shqipëri, ish-Myftiu Gurra: Është njerëzore, nga pikëpamja e radikalizimit s'përbëjnë rrezik! Nga ana e besimit janë si ne në ballkan
Ish Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka hedhur poshtë zerat nëpër hapësira të ndryshme virtuale se ardhja e afganëve mund të jetë rrezik për Shqipërinë. Sipas Gurrës nga pikëpamja fetare ky popull nuk afron asnjë rrezik dhe se shkolla e tyre fetare brenda islamit, është e njëjta më shkollën në rajonin e Ballkanit
-
VIDEO
Zbardhet akti/ Tre ditë pasi iu vu zjarri, shpronësohen Sarajet e Toptanëve, sa lekë do të marrin pronarët
Është miratuar kërkesa për shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve në Tiranë, tre ditë pasi godinës iu vu zjarri qëllimishit.
Subjekti kërkues i projektit për “Restaurimi dhe rijetësimin e ‘Banesa e Toptanasve’ është Bashkia Tiranë. Kjo godinë e shpallur monument kulture tashmë i ka kaluar bashkisë së Tiranës, ndërsa vendimi është botuar edhe në fletoren zyrtare. Vlera e parashikuar për shpronësimin është 178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.