-
VIDEO
Ndihma nga zjarret, përfaqësuesi i Holandës: 2 helikopterët për shuarjen e flakëve do jenë në dispozicion deri me 28 gusht
Dy helikopterët e sjellë në Shqipëri në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes nga qeveria e Holandës do të jenë në dispozicion të autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve deri me datën 28 gusht.
Kështu bëri me dije i ngarkuari me punë i ambasadës së Holandës Rogier Nouwen, gjatë një konference për shtyp nga Rinasi, ku foli në lidhje me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve në vendin tonë.
-
VIDEO
'Lufta' me zjarret, shefi politik i delegacionit të BE: Ndihmuam në vënien e flakëve nën kontroll, program 5 milion euro në mbështetje të gjencisë së mbrojtjes civile
Shefi politik i delegacionit të BE Alexis Hupin ka deklaruar se është punuar shumë nga Çekia dhe Holanda na bashkërendim me BE në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve.
"Kjo punë ka 10 ditë menduam të takohemi dhe të shohim si është situata. E kemi parë këtë punë të madhe që është bërë nga Çekia dhe Holanda në bashkërendim me mekanizmin e Be për mbrojtjen civile. Në vijim të citoj ministrin i cili tha se puna mund të përshkruhet me fjalën heroike. Jam dakord, është një punë shumë e madhe ajo që është bërë. Tashmë kemi mundur ta kthejmë rrjedhën dhe situata të vihet nën kontroll.
-
VIDEO
I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në Tiranë! VIDEO kur zjarrvënësi ikën me vrap! Veliaj: Do e shpronësojmë! Ta harrojnë që aty do ndërtohet, do bëhet muze
Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, rreth orës 24:00, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin.
-
VIDEO
Asnjë deputet në terren për zjarret, gjirokastriti: Bredhin e bëjnë qef në plazh me dashnoret
Një telefonues nga Gjirokastra që ka kaluar tmerr me zjarret foli mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai zbuloi edhe arsyen se pse asnjë deputet i zgjedhur nuk u gjend në terren gjatë situatës së zjarreve. Zotëria tha: Bredhin dhe bëjnë qef me dashnoret në plazh.
-
VIDEO
Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Molung të Mirditës, flakët nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar
Vijon që të jetë aktiv zjarri në zonën e Molungut në Mirditë. Fatmirësisht flakët nuk përbëjnë rrezik për zonën e banuar. Forcat e ushtrisë po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve, ndërsa paraditen e sotme pritet që të ketë ndërhyrje me helikopter nga ajri.
-
VIDEO
Maja e Rrunës në Kukës ende në flakë, Mbrojtja Civile: Situata problematike, sot ka ardhur helikopteri
Maja e Rrunës në Kukës është ende në flakë. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit bën me dije se vatra vijon të jetë problematike, ndërkohë sot ka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.
"Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës. Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Nderkohe ka filluar nderhyrja me helikopter", thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Jo Tiranë e Durrës, telefonuesi propozon: Afganët t’i çojnë tek vilat e udhëheqësve tek Gjiri Lalzit
Strehimi i afganëve në Shqipëri u diskutua sërish mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues tha se siguria kombëtare në vend është e cënuar dhe s’kanë lidhje afganët por ai propozoi. Afganët të rrijnë tek vilat e udhëheqësve tek Gjiri i Lalzit.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 17 gusht 2021, Afganët dhe siguria kombëtare.
Nga “afganët të rrijnë tek vilat në Lalëz” tek “deputetët bredhin me dashnoret”. Telefonuesit debatojnë sërish për strehimin e afganëve në Shqipëri.
-
VIDEO
4 policë te dera kryesore, si duken sot Sarajet e Toptanëve pasi iu vu zjarri! Report Tv sjell pamjet
Report Tv ka shkuar mëngjesin e sotëm në Sarajet e Toptanëve, ku shihen që të dera kryesore janë 4 policë të cilët nga sot e tutje do të qëndrojnë aty për të ruajtur godinën deri në shpronësimin e saj trë plotë. Në pjesën kryesore kjo godinë nuk ka gjurmë të zjarrit, pasi autori i ka vendosur atë nga pjesa e pasme.
-
VIDEO
Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, momenti kur zjarrvënësi që i vuri flakën Sarajeve të Toptanëve largohet me vrap
Kanë dalë pamjet që tregojnë zjarrvenësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve.
Siç shihet nga kamerat e sigurisë zjarrvënësi largohet përballë Torre Drin.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga me sytë nga SPAK dhe SHBA te Talibanë dhe Salibanë e deri tek Lushnja krenohet me Rey Manajn.
-
VIDEO
Rama publikon pamje nga Thumana: 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve
Me pamje nga Thumane, ku shihen banesat në rrjesht, kryeministri Edi Rama bën me dije se 278 apartamente në 14 pallate dhe 155 banesa individuale janë në shërbim të banorëve.
Kantieri i ri i Thumanës, Rama thotë se ka infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, dhe qendër komunitare.