-
VIDEO
I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në qendër të Tiranës! Klientët e një lokali aty pranë panë zjarrvënësin teksa ikte me vrap
TIRANË- Flakët përfshijnë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, siç e shihni nga këto filmime të bëra nga Geri Selenica, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, por dyshohet e qëllimshme. Zjarrvënësin e panë klientët e një lokali aty pranë teksa iku me vrap.
-
VIDEO
Kampionati i Bilardos në Vlorë, Edmond Zaja fiton 'Stekën e Artë' mes 64 konkurrentëve nga Ballkani
Edmond Zaja u shpall fitues i stekës se artë, në kampionatin e Open Balkan Vlora në bilardo. Për katër ditë me radhë aktiviteti ngjalli edhe interesin e publikut dhe turistëve të shumtë që zgjodhën Vlorën për të kaluar pushimet e tyre verore.
Roland Panozaqi, ish-drejtues i federatës dhe aktualisht trajner i Flamurtarit tha se kjo garë ishte mjaft cilësore.
-
VIDEO
Fermerët ‘tundin’ Devollin me festën e Ziçishtit
Fermerët, prodhuesit, artizanët dhe amvisat e Devollit u bënë bashkë në Festën e Ziçishtin. Në këtë ditë nuk munguan as vallet dhe këngët popullore që gjallëruan fshatin. Gatimet tradicionale, zahiretë e bëra në kushte shtëpie, veshjet tradicionale të zonës ishin vetëm disa prej gjërave që prezantuan në panairin.
Për pjesëmarrësit ky organizim rrit shpresën jo vetëm për zhvillimin e turizmit, por dhe rritjen ekonomike të tyre.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët banesa në Lushnjë, nuk ka të lënduar
Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen 18 tetori në Lushnjë. Zjarri sipas zjarrfikësve është vënë nga ndonjë person i pandërgjegjshëm.
Në banesë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë prej familjarëve, pasi jetojnë jashtë shtetit. Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses. Për shkak se ishte e pabanuar nga dy pronarët dyshohet se zjarri është vendosur nga ndonjë endacak.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve, Rama për ‘The Guardian’: Nder dhe detyrë! Ne e dimë si është të jetosh në diktaturë, t’u japim mundësinë të marrin frymë sërish
Kryeministri Edi Rama thotë se është nder dhe detyrë që të strehojmë afganët, pasi populli shqiptar e di shumë mirë se si është që të jetosh nën diktaturë. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për ‘The Guardian’, ku nënvizon se Shqipëria nuk mund të zgjidhe problemin, por ajo nuk do të bëhet problem.
"Jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe duam t'u japim atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri," tha kryeministri Edi Rama, për 'The Guardian'. “Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë. ”- tha Rama.
-
VIDEO
Kampione në shah, 9-vjeçarja nga Fieri që garon me të rriturit dhe rreshton medaliet e fitores në kompeticionet jashtë vendit
Ailin Ndreko është 9-vjeçarja nga Fieri por me banim në Tiranë që po triumfon në sportin e bukur të shahut. E ka nisur këtë sport thjesht për argëtim, por trajneri Arian Bllaca zbuloi talentin e saj dhe tashmë Ailin është pjesë e Akademisë së Shahut pranë skuadrës së Partizanit.
"Unë këtë sport e nisa në qendrën ku shkoja çdo ditë pas shkolle dhe atje u njoha me shahun rastësisht dhe profesori e vuri re që unë isha e mirë dhe foli me babain dhe i tha se dua ta marr vajzën në ekipin e Partizanit që ta trajnoj. Isha një lojtare normale në fillim dhe kur u rrit niveli im, tani jam kapitene e grupit B", tha shahistja 9-vjeçare.
-
VIDEO
I vendosën eksploziv një firme ndërtimi por nuk shpërtheu, autorëve iu dështon plani
DURRËS- Një firme ndërtimi në Durrës e cila merret me tregtimin e çimentos i është vendosur një eksploziv, i cili nuk ka arritur të shpërthejë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës, ndërsa disa persona që ende nuk janë identifikuar janë futur në ambientet e firmës dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo firmë i përket administratorit Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria, ndërsa firma ndodhej në lagjen nr.14 në Durrës.
-
VIDEO
Motori përplaset me makinën në aksin Durrës-Kavajë, plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja në gjendje të rëndë
Një motor me të cilin udhëtonin një burrë me bashkëshorten e tij ka ndodhur në aksin Durrës- Kavajë. Motori është përplasur më një makinë me targa të huaja, e për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë burri, ndërsa gruaja është në gjendje më të rëndë. Policia e Kavajës në vendngjarje.
-
VIDEO
Me shpejtësi deri në 186 km/h, policia gjobit 4.981 shoferë gjatë fundjavës, pezullon 186 patenta dhe arreston 43 shoferë
Si rezultat i kontrolleve të policisë rrugore, gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues pasi u konstatuan duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor. Përkatësisht, 17 prej tyre po drejtonin mjetet pa patentë, ndërsa 26 të tjerë ishin duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Bëhet me dije se 125 patenta janë pezulluar pasi drejtuesit janë kapur me shpejtësi deri në 186 km/h në Bypass e Fierit dhe me mbi 185 km/h në aksin rrugor Sauk-TEG. Ndërsa, 55 shoferëve iu janë pezulluar patentat pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 5 të tjera pasi shoferët kanë lëvizur në sens të kundërt.
-
VIDEO
Mali i Tërbunit në flakë, kreu i Bashkisë Pukë: 7 ditë ‘luftë’, na duhet ndihmë! Të ndryshohet ligji për mirëmbajtjen e pyjeve, të ketë më shumë kompetenca bashkia
Vatra e zjarrit në Malin e Tërbunit, në Pukë, duket mjaft problematike. Në një intervistë për Report Tv kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj thotë se situata është shqetësuese dhe se ndonëse flakët po “luftohen” prej disa ditësh nuk është bërë e mundur vënia e tyre nën kontroll, ndaj kërkon më shumë mbështetje.
“Një situatë shumë shqetësuese. Po na ikën një resurs shumë i madh i zhvillimeve turistike. Luftë prej ditësh ballë përballë me flakët. Është bërë e pamundur tejkalimi i kësaj situate ndaj kërkohet mbështetje”, tha ai.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve, disa prej tyre do të vendosen në konviktet e Tiranës, studentët marrin valixhet dhe largohen nga Qytet Studenti
Përveç hoteleve në Durrës, tek të cilat autoritetet shqiptare po shohin mundësi për strehimin e shtetasve afganë, tashmë strehim të tyre do të ketë edhe në godinat në Qytetin Studenti.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
Studentëve banorë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t'u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë.
Një pjesë e studentëve kanë pranuar të largohen nga godinat nr. 2 dhe 4 në drejtim të godinave nr. 3 dhe 1, por një pjesë tjetër i thanë Report Tv jashtë kamerave se duan të largohen përfundimisht. Report Tv ka siguruar pamje të zhvendosjes së studentëve.
-
VIDEO
"Dita e Shtegtarëve" mbrëmje festive në sheshin e Lezhës
Me qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së dielës në sheshin Gjergj Kastrioti në Lezhë.
Është kremtuar "Dita e Shtegtareve", një festë e kthyer në traditë çdo 15 gusht, e cila ju kushtohet emigranteve të këtij rajoni që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.