-
VIDEO
Veliaj: Shkollës 'Kosova' i shtohen terrenet e reja sportive! Mbajtëm premtimin, oborrin e zaptuar ia rikthyem shkollës
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në shkollën e rindërtuar “Kosova”. Ai zhvilloi një ndeshje basketbolli me të rinjtë e ekipeve Galaktik King - Tirana Basket në fushat e reja sportive, prej ku theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur për nxënësit e shkollës dhe komunitetin e zonës.
-
VIDEO
Dolën në përgjimet e operacionit Shpirti, arrestohen në Francë dhe Gjermani 2 ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit
Arrestohen dy ish- truprojet e ish ministrit Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Paul Deda alias Agustin Deda të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar që prej 2 muajsh, pasi dolën në përgjimet e megaoperacionit ‘Shpirti’. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari kishte krijuar. Gazetari Arsen Rusta mëson se Hekuran Marku, është arrestuar në Gjermani dhe Agustin Deda është arrestuar në Francë.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve, Rama: S'e bëmë vetëm se na e kërkoi SHBA! Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh dhe i detyrohemi të kaluarës sonë
Kryeministri Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve duke thënë se strehimi i përkohshëm i emigrantëve nga Afganistani nuk u vendos vetëm se e kërkuan SHBA-të, por se ua kemi borxh miqve afganë, siç ai theksoi. Rama tha se mund të mos jemi të pasur, por i detyrohemi traditës mikpritëse.
-
VIDEO
Pas Rinasit, ministrja Xhaçka inspektim në Qytetin Studenti, ku do të vendosen refugjatët afganë
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pas vizitës në Rinas, ka kryer një inspektim edhe në godinat e Qytetit Studenti, ku pritet që të vendosen refugjatët afganë të cilët do të mbërrijnë ditën e sotme. Report Tv ka siguruar pamjet ku ministrja shihet teksa inspekton nga afër godinat ku do të qendrojnë refugjatët afganë të cilët u larguan nga vendi i tyre, pasi shtetin e morën talebanët.
-
VIDEO
Afganët vijnë sot në Shqipëri, do u bëhet tamponi në konvikte, kush del me COVID do karantinohet! Xhaçka në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake! (Itinerari)
TIRANË- Grupi i parë prej 300 afganësh pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifikuar që të vinin ditën e djeshme, por fluturimi i tyre u shty për shkak të situatës kaotike në Kabul. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të kontrolluar afganët, ppër gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.
-
VIDEO
E qëllojnë me gurë dhe e lyejnë me benzinë, i vihet flaka një shtëpie në Vlorë! Shmanget djegia
Një shtëpi në Vlorë sot është tentuar që të digjet qëllimisht.
Në lagjen 10 korriku dera e jashtme e shtëpisë është spërkatur me benzinë, por nuk është djegur. Në drejtim të shtëpisë është goditur edhe me gurë. Zjarri është pikasur nga persona të tjerë që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Fatmirësisht është evituar djegia e banesës ndërsa ka dëmtime për shkak të flakëve në orendi shtëpiake. Të zotët e shtëpisë nuk kanë qenë brenda në shtëpi në momentin që është tentuar që t'i vihet flaka.
-
VIDEO
Me videon nga bukuritë e natyrës, Rama ndan reportazhin e krijuar për Shqipërinë nga televizioni francez: Vizitoni ‘Tajlandën e Vogël’ në Evropë
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga bukuritë e natyrës së vendit tonë, të realizuar nga televizioni publik "France 2", që fton shikuesit të zbulojnë Shqipërinë, “Tajlandën e Vogël” në Europë, siç e quajnë ata.
-
VIDEO
Xhaçka në Rinas për përgatitjet e fundit! Afganëve do u bëhet tamponi, kush del pozitiv me COVID, do karantinohet
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shkuar mesditën e sotme në Rinas, për të inspektuar situatën për pritjen e afganëve, në një kohë që në Aeroport po bëhen përgatitjet e fundit. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t'u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t'u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Nga sa Report Tv mëson se afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës. Gjithashtu, mësohet se nisur nga fakti që jemi në një periudhë pandemikë, afganëve do u bëhen vizita të detajuara, përfshirë tamponi si edhe do të shihen se kush është vaksinuar. Në momentin që do të ketë persona që do të rezultojnë pozitiv me COVID, ato do të karantinohen.
-
VIDEO
Si dështoi superatentati me 50 kg tritol në fabrikën e çimentos në pronësi të gjermanëve 2 ditë më parë! S'u ndez kapsolla elektrike, shmanget tragjedia
Një tragjedi mund të ishte shkaktuar në Shkozet para dy ditësh, nëse superatentati i përgatitur ndaj frimës Italcementi në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës do të ishte realizuar me sukses
-
VIDEO
Ngrihen tendat ushtarake në Rinas për kontrollin mjeksor të refugjatëve afganë
Ditën e sotme pritet që të mbërrijnë në vendin tonë qindra afganë, të cilët po largohen nga vendi pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Ndërkohë që në Rinas, pranë aeroportit janë ngritur tendat ushtarake, ku refugjatët afganët do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësor, për të parë nëse dikush ka nevojë për trajtim të specializuar. Refugjatët afganë pritet që të vendosen në disa hotele në Durrës di dhe në godinat nr.2 dhe nr.4 në Qytetin Studenti në Tiranë.
-
VIDEO
Makina përplas fëmijën 6 vjeç teksa po kalonte rrugën në Shëngjin, niset menjëherë drejt spitalit në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta në parë në qendër të Shëngjinit, ku një fëmijë 6 vjeç është përplasur nga një automjet teksa po kalonte rrugën.
SI pasojë i përplasjes, fëmija ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe menjëherë është transportuar drejt spitalit për shërbimin e nevojshëm mjekësor.
-
VIDEO
“Rreziku i shqiptarëve vjen nga salibanët jo talibanët” zotëria: I kemi kudo,jo frikë nga afganët
Mos kini frikë nga afganët ,problemi dhe rreziku më i madh i shqiptarëve vjen nga salibanët e jo nga talebanët. Kështu u shpreh një zotëri që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se salibanët janë kudo nëpër institucionet kryesore.