-
VIDEO
78-vjetori i krijimit të batalionit 'Vërçë-Sulovë', tre netë festë në Gramsh
Me qindra qytetarë u mblodhën në pedonalen e qytetit të Gramshit dhe nën tingujt e muzikës kërcyen valle popullore.
Ndërsa Qendra Kulturore e Fëmijëve kishte përgatitur mini-komedi.
-
VIDEO
'Fluturonte' në rrugë me 202 km/h, Policia gjobit 41-vjeçarin nga Holanda! Arrestohen 12 shoferë, pezullohen 45 patenta në 24 orët e fundit
Me dhjetëra shoferë ndëshkohen çdo ditë për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, e megjithatë duket se nuk ka ndërgjegjësim. Një 41-vjeçar nga Holanda u gjobit me 40.000 lekë ditën e sotme, pasi u kap duke 'fluturuar' me 'Benzi'-in e tij, me shpejtësi 202 km/h në autostradën Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”.
-
VIDEO
Veliaj: Në mbledhjen e parë të qeverisë së re bëhet shpronësimi dhe prona i kalon Bashkisë Tiranë, do e kthejmë në muze
Erion Veliaj tha në Report Tv se kryeministri Edi Rama i kishte thënë se në mbledhjen e parë që do të bëhej me qeverinë e re do të kalonte edhe procedura e shpronësimit të Sarajeve të Toptani dhe ajo pronë do i kalonte Bashkisë Tiranë që më pas të kthehej në zonë muzeale.
“E di fare mirë kush bën zhurmë më qëllime politike dhe kush ruan dinjitetin e qytetit. Ku është për t’u zhvilluar do të zhvillohet dhe ku është për t’u ruajtur do të ruhet. Me gatishmërinë e kryeministrit mbrëmë është se në mbledhjen e parë të qeverisë së re do të kalojë edhe procedura për shpronësimin dhe prona regjistrohet në bashkinë e Tiranës dhe do të shpallet zonë muzeale. Rendi i procedurës fillimisht marrim pronës bëhet shpallja brenda 15 ditësh, kalon në këshillin e ministrave dhe bëhet objekt i bashkisë dhe më pas i nënshtrohet restaurimit dhe më pas fillon faza e implementimit dhe në fund të vitit na gjen me një projekt dhe në vitin e ardhshëm punojmë për ta bërë muze”, tha Veliaj.
-
VIDEO
'Porositësit e zjarrit te Sarajet e Toptanëve janë politikanë', Veliaj në Report Tv: Kanë lobuar te unë për të ndërtuar kulla
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një deklaratë të fortë në Report Tv, duke thënë se ka pasur nga ato pronarë të Sarajeve të Toptanit, që kanë lobuar te ai dhe qeveritarë të qeverisë për të ndërtuar kulla në atë hapësirë. Më herët ai ka dhënë se zjarri është porositur nga politikanë, pa përmendur emra, megjithatë tha se mjafton që t'i referohemi dokumenteve të hipotekës për ta kuptuar se kush është. Nga sa ka raportuar më herët Report Tv, me bashkëpronarëve është edhe gruaja e ish-presidentit Bujar Nishani.
-
VIDEO
Mbërritja e afganëve në Shqipëri, pamjet nga ambientet ku do strehohen! Veliaj: Kemi liruar 7 godina në Qytet Studenti! S'po sakrifikojmë studentët, ka kapacitete të lira
Janë 7 godina në Qytet Studenti ku do të akomodohen grupi i parë i afganëve që prite të vijnë në Shqipëri ditën e nesërme. Lajmi u bë me dije nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ambientet, ku theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pakë studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti.
-
VIDEO
Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj në Report Tv akuza për Nishanin: Loboi te unë për të ndërtuar kulla, sot ishte afati i fundit i procedurës së shpronësimit
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv, tha se vënien e zjarrit qëllimisht Sarajave të Toptanëve u bë me qëllim pikërisht në ditën kur ishte afati i procedurës finale të shpronësimit, me dine se mund ta pengonin këtë proces dhe të ndërtonin pallate.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Një festival për rritjen e sigurisë rrugore! Haveri: Sensibilizim i të rinjve për rregullat e qarkullimi
Me fokus edukimin e të rinjve me rregullat e qarkullimit rrugor është zhvilluar në Gjirokastër “Festivali I sigurisë rrugore”. Vetë fëmijët e të rinjtë thonë se përmes këtij aktiviteti kanë arritur të mësojnë me shumë lidhur me sigurinë rrugore
-
VIDEO
Emigrantët në radhë për të marrë pasaportat në Fier
Në Fier ka një fluks të dukshëm në dyert e aplikimit të pasaportave dhe ID. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të ardhjes së emigranëtve në atdhe, të cilët u duhet të përballojnë edhe temperaturat e larta si dhe diellin e nxehtë teksa presin rradhën.
Qytetarët që mbajnë radhën në këto kushte shprehen dhe japin mendimet e tyre për të shpëtuar nga pritja. Ata thonë se ka një zgjidhje dhe kjo është e thjeshtë, shpërndarja e numrave për aplikuesit gjë që do të lehtësojë edhe problemet shëndetësore që shkaktojnë temperaturat e larta, kjo për arsye se në radhë ka dhe mosha të mëdha si dhe fëmije .
-
VIDEO
Skeda/ Historia e Sarajeve të Toptanëve që u dogj qëllimisht në mesnatë dhe kush janë bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Nishanit! Veliaj: Zjarri u porosit nga politikanët (DOKUMENTET)
TIRANË- Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm në Sarajet e Toptanëve ka rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë dhe luftën në prapaskenë për godinën monument kulture i kategorisë së parë në qendër të Tiranës.
Meqenëse qytetarët panë zjarrvënësin duke ikur me vrap, menjëherë nisën aludimet për një skenar të qarqeve të ndërtimit, për të ngritur kulla mbi sarajet. Por, një reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nxori në pah një të vërtetë tjetër, pasi akuzoi pronarët e sarajave se fshihen pas zjarrvënies, me qëllim për të asgjësuar monumentin e kulturës, për të shmangur shpronësimin nga bashkia që synon ta rikonstruktojë ndërtesën historike, për ta shpallur “shtëpi muze” të vizitueshëm edhe nga qytetarët dhe turistët. Në mënyrë indirekte, Kryebashkiaku Veliaj hedh akuza për ish presidentin Bujar Nishani, bashkëshortja e të cilit, (Odeta Nishani), është një nga bashkëpronarët e “Sarajeve”. Veliaj i përmend Nishanit, kohën kur si kryetar shteti doli kundër parkut të lojërave tek Liqeni Artificiale, dhe e akuzon për zjarrin në momumentin e Kulturës.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Berat, humb jetën 58 vjeçari, shoferi në gjendje të rëndë! 2 të tjerë jashtë rrezikut për jetën
Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në aksin rrugor Berat -Roshnik.
Ka ndërruar jetë Zybo Brami 58 vjeç ndërsa Astrit Kanaci, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i makinës është në gjendje të rëndë shëndetësore.
-
VIDEO
Sot vijnë afganët në Tiranë, Kim takon Xhaçkën: Do qëndrojnë përkohësisht, destinacioni final SHBA! Po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Ky takim vjen pak orë para se të mbërrijnë në Shqipëri grupi i parë i afganëve.
Grupi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen, 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës.
-
VIDEO
Plagosi me armë zjarri në dhomën e hotelit të riun në Ksamil, lihet në burg 28-vjeçari nga Shkodra
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Edison Vyzaj autor i plagosjes së Taulant Beqirit, në një dhomë hotel në Ksamil