-
VIDEO
Moderatori i “Shtypi i Ditës dhe Ju” vaksinohet dhe bën apel: Mbroni shëndetin, bëjeni edhe ju
Moderatori i emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv është vaksinuar kundër Covid-19. Andi Kapxhiu ndau me teleshikuesit e programit historinë e tij me Covid-19 dhe i bëri apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen si një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 18 gusht 2021, Strehimi i afganëve tek studentët?
Vijon jehona e strehimit të afganëve në Shqipëri. Telefonuesit pro dhe kundër strehimit të tyre tek konviktet e studentëve.
-
VIDEO
6000 ha pyje të Zonave të Mbrojtura përfshihen nga zjarri, drejtori AZM Kukës, Gjana: Duhen të paktën 15-20 vite të rikuperohen ato që janë djegur plotësisht
Mbi 6 hektarë pyje që i përkasin Zonave të Mbrojtura, janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre javëve të fundit në qarkun e Kukësit. Ndërkohë afro 0.5 hektarë janë shkrumbuar totalisht. Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana.
‘Gjatë kësaj periudhë në rrjetin e zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës, kemi pasur 5 vatra zjarri. 2 në parkun natyrore Korab-Koritnik dhe tre në Luginën e Valbonës. Kemi djegie plotësisht 0.5 hektarë dhe 5.5 hektarë përshkrim pa dëm ekonomik. Në parkun natyror Korab-Koritnik kemi pasur djegie të parcelave pyjore të llojit ah, ndërsa në luginën e Valbonës dy vatra zjarri ka qenë në sipërfaqe shkëmbore, ndërsa një vatër zjarri ka qenë me pyje ahu.’- tha Lefter Gjana, drejtor i administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës.
-
VIDEO
Zjarri në Majën e Rrunës, situata vijon të jetë problematike! Shuhen dy vatra në Tropojë
Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) në Malzi, bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike, njofton Mbrojtja Civile dhe e Emergjencave.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Njësia Administrative Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 18 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga heshtja e çuditshme e Ilir Metës te sot vijnë afganët në Shqipëri e deri tek Rama dhe afganët.
-
VIDEO
I vihet zjarri arave në Maliq, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe tokash bujqësore (arë) pranë fshatit Vloçisht. Drejt zonës janë duke shkuar forcat zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e zjarrit i cili fatmirësisht është larg zonës së banuar. Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga fermerët që djegin tokat për mbjelljet e reja..
-
VIDEO
I vihet zjarri arave në Maliq, zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe tokash bujqësore (arë) pranë fshatit Vloçisht. Drejt zonës janë duke shkuar forcat zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e zjarrit i cili fatmirësisht është larg zonës së banuar. Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga fermerët që djegin tokat për mbjelljet e reja..
-
VIDEO
Tiranë/ Aksident i rëndë në Misto Mame, dy makina përplasin njëra pas tjetrës këmbësoren! Trupi ende në rrugë, trafiku vonon ambulancën! Arrestohen dy shoferët
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçare. Bëhet me dije se gruaja e moshuar, e cila po lëvizte në këmbë, është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjete, ku fillimisht gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është përplasur nga një makinë dhe më pas është shtypur dhe nga automjeti tjetër që vinte më mbrapa, pasi nuk mundi të frenonte.
-
VIDEO
Rindërtimi në Bubq, Rama publikon pamjet: Qendre e re urbani gati në shtator
Pas shkatërrimit nga tërmeti tragjik i 26 nëntor, familjet në Bubq do të futen brenda vjeshtës në banesat e reja. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rindërtimi në këtë zonë që janë pothuajse drejt fundit.
-
VIDEO
Sherr mes disa personave në Elbasan, ndërhyn policia për t'i ndarë por dhunohet me sende të forta
Disa persona të përfshirë në një konflikt në Elbasan kanë sulmuar efektivët e policisë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së qytetit. Gjithçka nisi pas një sherr mes disa personave dhe për këtë ngjarje u lajmërua policia. Pasi efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, janë dhunuar me sende të forta nga personat e përfshirë në konflikt.
-
VIDEO
Aktivizohet një vatër zjarri në Peqin, rrezikohen banesat e qytetit
Një vatër zjarri është aktivuar ditën e sotme në Peqin. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruar nga Report Tv, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Ndërsa bëhet me dije se zjarri është pak metra larg varrezave publike të qytetit të Peqinit. Nga flakët janë përfshirë edhe mijëra rrënjë ullinj shekullorë.
-
VIDEO
Zjarri në 'Saraje', trashëgimtarja Vjollca Shkreli: I qëllimshëm nga familja Kosova e trashëgimtarët e Zija Toptanit, duan që të bëhet pallat! Jemi në konflikt që në 2005
Godina historike e njohur si “Sarajet”, monument kulture i kategorisë së parë, u përfshi qëllimisht nga flakët për shkak të konflikteve që kanë me njëri tjetrin 18 bashkëpronarët e saj. Vjollca Shkreli, trashëgimtare e "Sarajeve" në një deklaratë të bërë në Report Tv ka deklaruar se zjarri është vënë qëllimisht nga familja Kosova dhe trashëgimtarët e Zija Toptanit. Sipas saj ata që duan që në këtë godinë të ndërtohet pallat.
"E gjitha familja e Zija Toptanit ka jetuar në këto saraje. Kam sjellë dokumentin. Kemi dhe certifikatën qe saktëson. Aty ka lindur dhe babai i Rajmond Toptanit sepse ne jemi 2 barqe dhe kemi konflikt. Jemi 18 bashkëpronarë. Jemi në gjyqe gjithandej. Zjarrvënien unë them se është e qëllimshme nga familja Kosova me disa trashëgimtarë të Zija Toptanit. Sepse ne i kemi projektet kemi jetuar aty. E vërtetojmë se kemi jetuar. E gjitha pjesa aty ka qenë e abdi toptanit. Qëllimi i zjarrit është që kosova pronën e ka një jug të kinema savojës, kinoteatri. Ato se kanë kosideruar shitjen por kanë hyrë te parcela e zija toptanit. Këtu ka lindur konflikti sepse spo na lejnë të bëjmë gjyqe", tha ajo.