-
VIDEO
Gati vendstrehimet për afganët në Tiranë dhe Durrës! Do mbërrijnë fillimisht 350 persona, vetëm bashkëpunëtor të NATO-SHBA
Pas gatishmërisë së qeverisë shqiptare për të pranuar në vendin tonë shtetasit afgan të larguar nga atdheu pas marrjes së pushtetit nga talebanët , Report Tv mëson se dy vendstrehimet për ta do të ngrihen në qytetet e Durrësit dhe të Tiranës. Ende nuk ka një numër të saktë se sa shtetas afganë do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, por burime për Report Tv thonë se fillimisht do të vijnë rreth 350 emigrantë të cilët pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda pak ditëve.
-
VIDEO
Shumë infektime, por më pak vdekje se 1 vit më parë! Report tv sjell në shifra 15 ditët e gushtit të 2020 dhe të 2021
Më përhapjen e variantit Delta, gjatë muajit gusht ka patur një rritje të infektimeve në vendin tonë. Por referuar të dhënave të 15 ditëshit të parë të gushtit, numri i infektimeve është rreth 1000 raste më shumë se një vit më parë, ndërsa vdekjet janë disa fish më pak se 15 ditëshi i parë i gushtit të 2020.
-
VIDEO
Mali i Tërbunit në flakë, kreu i Bashkisë Pukë: 7 ditë ‘luftë’, na duhet ndihmë! Të ndryshohet ligji për mirëmbajtjen e pyjeve, më shumë kompetenca bashkisë
Vatra e zjarrit në Malin e Tërbunit, në Pukë, duket mjaft problematike. Në një intervistë për Report Tv kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj thotë se situata është shqetësuese dhe se ndonëse flakët po “luftohen” prej disa ditësh nuk është bërë i mundur vënia nën kontroll e situatës, ndaj kërkohet më shumë mbështetje.
-
VIDEO
Pamjet të frikshme, shoferi nga Shkupi futet kundravajtje në rrugën e Kombit
Një pamje e frikshme vjen në "Rrugën e Kombit", afër tunelit të Kalimashit, ku një shofer ka hyrë kundra vajtje duke rrezikuar jetën e tij, por edhe të shoferëve të tjerë. Mjeti me targa te Shkupit shihet teksa lëvizë me shpejtësi nëpër kthesa të Rrugës së Kombit.
-
VIDEO
U dëmtua nga tërmeti, familja e Musa Shimës në Vaqarr hyn në shtëpinë e re, Veliaj: Kemi dalë faqebardhë nga kjo histori
Familja e Musa Shimës, e cila mbeti në qiell të hapur pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 hyri në banesën e re rindërtuar dhe mobiluar nga e para. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi familjes çelësat e shtëpisë ringritur në të njëjtin vend ku ndodhej banesa e vjetër, në fshatin Lalm të Vaqarrit, por tashmë një godinë më e sigurt dhe me kushte më të mira.
-
VIDEO
Pamje tragjike! Ishin fshehur në rrota, 2 afganë bien nga avioni
Pamje tragjike na vijnë nga Afganistani. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen se si dy afganë tragjikisht bien nga një avion. Sipas komenteve, ato ishin fshehur në rrotat e avionit në tentativë për t’u larguar nga vendi, pas mbërritjes së talebanëve, po fatkeqësisht ky vend nuk ka qenë aspak i sigurt për ta.
-
VIDEO
Korçë/ Makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, niset me urgjencë drejt spitalit
KORÇË- Një këmbësore ka mbetur e plagosur ditën e sotme në Korçë. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se aksidenti ka ndodhur në vijat e bardha.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se makina tip 'Minikuper' me targë AA 397 BA ka përplasur vajzën e re duke e lënë atë pa ndjenja.
-
VIDEO
Meteorologia për Report TV: 2 javët e fundit të gushtit me temperatura deri 39 gradë! S'ka reshje shiu në horizont
Për të gjithë ata që i kanë planifikuar pushimet në 2 javët e fundit të gushtit, ka lajme të mira. Moti do jetë në favor të tyre pasi termometri do të shënojë në temperatura të larta që variojnë nga 37-39 gradë celcius. Pritet një ulje e lehtë me 2 gradë në 18-20 gusht, por më pas vendi do i rikthehet sërish të nxehtit.
-
VIDEO
Zjarret, ‘Mbrojtja’: Problematike situata në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Dardhë të Pukës! Aktive disa vatra në vend
Një nga vatrat e zjarrit më problematike në vendin tonë vijon të jetë Maja e Rrunës. Sipas ministrisë së Mbrojtjes një tjetër vatër është shfaqur në Malin e Tërbunit ku flakët janë përhapur prej erës.
Përmes një njoftimi për mediat ministria bën me dije se 42 efektivë të FA dhe rreth 30 forca te pushtetit vendor po punojnë për vatrat e zjarrit në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë të Pukës ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar. Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërkohë vijon sërish operacioni nga toka dhe ajri.
-
VIDEO
Dy javëshi i fundit i gushtit nis me trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë, pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit
LEZHË- Dy javëshi i fundit i gushtit, i cili korrespondon edhe me nisjen e pushimeve për një kategori pushuesish, ka sjellë një trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë.
Fluksi i lartë i automjeteve të ardhura nga Kosova për të kaluar pushimet në bregdet, ka vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në drejtimin të Lezhës. Pas qarkullimit të normalizuar deri në kryqëzimin e rrugës së Kombit, vjen dhe vështirësia e lëvizjeve, si rezultat i rrugës me një korsi të vetme. Kjo është një situatë e përsëritur përgjatë gjithë këtij sezoni turistik.
-
VIDEO
Hapet laboratori i ri te ‘Mbretëresha Geraldinë’, Manastirliu: Do kryhen rreth 160 lloje analizash! Në tetor hapen 8 të tjerë
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ është vënë në funksion laboratori i ri ku do të kryen rreth 160 lloje analizash. Manastirliu tha se në të gjithë vendin janë hapur 10 të tillë, ndërsa brenda tetorit pritet të vihen në funksion laboratorët e analizave në 18 spitalet publike në vend.
-
VIDEO
Në Molung të Mirditës rrezikohen banesat, evakuohen disa familje! Maja e Rrunës në Kukës vijon prej ditësh të digjet, në pritje për helikopter
Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në majën e Rrunës, ku prej disa ditësh kjo vatër vijon të jetë aktive dhe shumë problematike. Ndonëse në terren janë angazhuar forca zjarrfikëset, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende. Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.