-
VIDEO
‘Muzika nuk ka kufij politikë dhe as kulturor’ të rinj nga i gjithë Ballkani në Shkodër për ‘Rock Academy’
"Muzika nuk ka kufij politikë dhe as kulturor" kjo frazë zë vend më së miri në akademinë e jazz-it në qytetin e Shkodrës .
Të rinj nga i gjithë Ballkani janë bërë bashkë duke hequr barrierat për hir të muzikës, e cila përmes tingujve bashkon popujt .
-
VIDEO
Flet ekskluzivisht për Report Tv nga Burgu i Peqinit i dënuari përjetë, Valmir Hoxha: Duan të më eliminojnë! Apeli i nënës: Dua të shoh djalin! Drejtori i Burgut mohon pretendimet
Valmir Hoxha, i cili prej vitesh vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, pretendon se është dhunuar nga efektivë të policisë së burgut. Denoncimin e ka bërë nëna e tij, Lirije Hoxha, e cila banon në Shkodër....
Në një intervistë për Report TV, e moshuara ka rrëfyer bisedën me djalin por edhe me drejtorin e Burgut të Peqinit, Artan Tabaku....
-
VIDEO
Burime diplomatike për Report Tv: Në Afganistan s'ka shqiptarë civil dhe ushtarak! Strehimi i refugjatëve afganë, Shqipëria ka rënë dakord parimisht me SHBA
Burime diplomatike për Report Tv sqarojnë se atje nuk ka prezencë as civile dhe as ushtarake shqiptare. 37 ushtarakët e fundit shqiptarë që ishin në Afganistan, janë larguar në muajin qershor përmes aeroportit të Kabulit ku ishin nën komandën turke. Po ashtu të njëjta burime bëjmë me dije se SHBA u ka kërkuar disa shteteve për të strehuar një pjesë të refugjatëve të Afganistan, ku Shqipëria ka dhënë një dakordësi në parim, por gjithçka është në fazë diskutimi.
-
VIDEO
Këmbëzbathur dhe duke çaluar, del nga dera e gjykatës 36-vjeçari i akuzuar për kultivim kanabis në Berat: Policia më dhunoi!
Me shenja dhune, këmbëzbathur dhe duke çaluar, me ndihmën e efektivëve është paraqitur gjatë paradites së sotme në gjykatën e Beratit, 36-vjeçari Lulzim Shallari i cili u arrestua 3 ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar për kultivim kanabis.
-
VIDEO
Kërcënimi i punonjësve të burgjeve, urdhri i Ministrisë së Drejtësisë: 3 muaj mbrojtje për të, familjarëve dhe pronës të tij
Ministria e Drejtësisë ka dhënë një urdhër të ri në lidhje me sigurinë e jetës së punonjësve dhe drejtuesve të Burgjeve, të cilët marrin kërcënime. Report Tv zbardh udhëzimin e ministres Etilda Gjonaj, ku theksohet se punonjësit e burgjeve apo eprorëve që u rrezikohet jeta nga kërcënimet do të merren në mbrojtje për 3 muaj së bashku me familjen dhe pronën e tyre.
-
VIDEO
Pushime në gjysmën e dytë të gushtit? Meteorologu: Fundjava me temperatura deri në 40 gradë! Në fund të muaj priten reshje të kufizuara
Gjysma e dytë e muajit gusht do të sjellë surpriza për pushuesit, ku pritet që të ketë reshje të kufizuara për periudhën 18-21 gusht. Megjithatë ditët do të vijojnë të jenë me temperatura të larta deri në 40 gradë.
-
VIDEO
Zyrat për aplikime për pasaporta hapur edhe të shtunën, Doracaj për Report Tv: Fluksi më i madh në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vlorë! Janë 3-fishuar aplikimet me procedurë të përshpejtuar
Kthimi i emigrantëve në vend ka krijuar një fluks të lartë në zyrat e aplikimit për pasaportat biometrike, që bashkuar edhe me qytetarët, të cilëve u kanë skaduar afati i përdorimit të tyre ka krijuar radhë të gjata që kthehen në një problematike edhe më shumë në situatë pandemie. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj në një intervistë për Report Tv , tha se për të shmangur këtë gjë nga sot e deri në fund të gushtit zyrat e aplikimit dhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrik do të jenë hapur nga ora 8 e mëngjesit e deri sa të mbarojë punë qytetari i fundit në radhë. Ai tha se pikat më problematike janë në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vlorë, por që situata do të shkojë drejt normalizimit me vijimin e punës edhe të shtunën.
-
VIDEO
Radhë kilometrike në Morinë, shqiptarët nga Kosova zgjedhin Shqipërinë për pushime edhe këtë vit, qytetari për Report TV: Jemi vaksinuar me 2 dozat, kemi marrë masat
Shqipëria është një vend i preferuar për të kaluar pushimet për shqiptarët nga Kosova, të cilët edhe këtë vit e kanë zgjedhur atë edhe pas shtangimit të masave anti-COVID nga qeveria, si pasojë e rritjes drastike të rasteve pozitive.
Kjo ka krijuar radhë kilometrike në Morinë, për shkak edhe të procedurave lehtësuese që aplikohen në këtë pikë kufitare për të mos paraqitur asnjë dokument apo vërtetim që ka lidhje me pandeminë.
-
VIDEO
Prej javësh po digjen pyjet, zjarret ende aktive në Majën e Rrunës në Kukës dhe Patalej të Lezhës, situata problematike! Pritet ndërhyrje nga ajri për të dyja vatrat
Edhe pse pjesa më e madhe e vatrave të zjarrit në vend janë shuar, dy prej tyre vijojnë të jenë ende problematike duke djegur bimësinë dhe pyjet e vendit tonë. Vatrat aktive janë ende në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Patalej të Lezhës.
Zjarri në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike edhe pse ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe nga toka. Gjatë ditës së sotme në këtë vatër janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 8 punonjës të pyjores dhe 10 forca nga komuniteti, ndërsa pritet që helikopteri të ndërhyjë nga ajri.
-
VIDEO
“Qenit i kërkohet certifikata e vaksinimit jo njeriut” telefonuesi i prerë: Jo vaksinim me detyrim
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për një vendim të shkollës së Magjistraturës që ka vendosur si kusht vaksinimin. Një telefonues ishte kundër vaksinimit me detyrim dhe thotë me batutë se vetëm qenit i kërkohet certifikatë vaksinimi e jo njeriut. Ndiqeni mendimin e tij.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 14 gusht 2021, Vaksinimi me detyrim, pro dhe kundër?
Diskutime dhe debate të ndezura në studio për pandeminë. Telefonuesit pro dhe kundër vaksinimit me detyrim.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 14 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga historia si në filma e Angela Martinit me miliarderin e arrestuar nga Interpoli te të ndarë nga Goran e deri tek poliagjenti Edi Rama.