-
VIDEO
Lëndë kancerogjene në akulloret e paketuara, bllokohet një sasi e konsiderueshme në Korçë! AKU: Jemi lajmëruar nga KE, janë bllokuar produktet në gjendje që dyqane
Pas njoftimit të Komisionit Europian se disa akullore të paketuara të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur bllokimin e tyre edhe në vendin tonë. Përgjegjësja e sektorit të Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional në AKU, Pamela Radovani në një intervistë për Report Tv tha se Shqipëria është njoftuar për këtë akullore të paketuar që më 31 korrik dhe ka barë bllokimin e sasisë që ndodhej në gjendje të subjekteve tregtare.
-
VIDEO
Vaksinimi i detyrueshëm për të marrë pjesë në auditore, 'Magjistratura' institucioni i parë që vë kusht vaksinën: Kush nuk e ka bërë mësim online
Shkolla e Magjistraturës bëhet institucioni i parë që e vendos zyrtarisht vaksinimin si kusht për të gjithë studentët apo kandidatët për magjistratë që duan të jenë në auditoret në vitin e ardhshëm akademik.
"Njoftohen te gjithë kandidatet për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), që për të siguruar mbarëvajtjen e programit të trajnimit fillestar përmes mësimit në auditor, te marrin masat e nevojshme për të kryer vaksinat anti-COVID. Çdo kandidat te depozitoje elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të jenë pjesëmarrës në trajnimin në auditor prej datës 4 tetor 2021 e në vijim. Ju kujtojmë qe muaji Gusht është i hapur për vaksinimin e te gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç", thuhet në njoftimin e Shkollës së Magjistraturës.
-
VIDEO
Shqetësimi i zonjës:Populli s’di çtë bëj do jetojë me stres, pse s’ka vdekur asnjë lider botëror nga virusi?
Shumë e shqetësuar ishte një zonjë për situatën e Covid-it në vend e mbarë botën. Duke folur në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ajo tha se populli s’di çtë bëj e kë të dëgjojë dhe do jetojë në stres. Pse nuk ka vdekur ndonjë lider botëror nga virusi pyeti më pas zonja.
-
VIDEO
Beratasi përplaset keq me telefonuesit:Paskemi nxjerrë shkëncëtarë për Covid-in,na i ka zili Amerika
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u diskutua për rregullat e reja anti-Covid në Kosovë dhe mundësinë që edhe në Shqipëri të kërkohet certifikata e vaksinimit. Një zotëri nga Berati u përplas keq me disa telefonues që ishin ende skeptikë për koronavirusin. Ai me ironi tha se paskemi nxjerrë shkencëtarë që do na i kishte zili edhe Amerika.
-
VIDEO
Ende vatra zjarri në Majën e Rrunës në Kukës, helikopteri ka nisur punë që mëngjes! Situata jo problematike
Vatrat e zjarri në Majën e Rrunës vijojnë ende të jenë aktive në Lakun e Mollave dhe Laku e Thive. Pyjet në këtë zonë po digjen prej ditësh, edhe pse aktualisht situata nuk paraqitet problematike dhe po punohet si nga toka dhe nga ajri për shuarjen e tyre.
Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet. Ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 13 gusht 2021,Certifikatë vaksinimi edhe në Shqipëri?
Kosova kërkon certifikatë vaksimini për lokale nate e dasma. Telefonuesit duan që e njëjta gjë të ndodhi edhe në Shqipëri. Ndiqini mendimet e tyre.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 13 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga si nisi "lufta" Shqipëri-Kosovë te po PS a do rrijë në sallë me Saliun e deri tek Teuta nuk ndez me irlandezët dhe dështon.
-
VIDEO
'Ballkani i Hapur', DASH: Tregu i Përbashkët Rajonal, esencial për përparimin e Ballkanit Perëndimor
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht vijimin e përpjekjeve në Ballkanin Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës rajonal, në bazë të rregullave dhe standardeve të BE-së, shprehet në një deklaratë për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit
-
VIDEO
Përplasen dy makina në Lezhë, njëra bëhet ‘copa’ dhe përfundon në kanal, tjetra përmbyset në rrugë! Disa të plagosur
Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë natës në aksin Lezhë-Milot, ku dy makina janë përplasur mes tyre. Përplasja ka qenë tepër e fortë sa një nga mjetet është shkatërruar totalisht në pjesën e përparme duke dalë nga rruga, ndërsa makina tjetër është përmbysur.
-
VIDEO
Zjarr i qëllimshëm në lagjen Magaze të Fushë-Krujës, në afërsi të vatrës ka disa banesa
Një vatër zjarri është konstatuar në lagjen Magaze të qytetit të Fushë-Krujës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me shkurre e ferra por në afërsi të vatrës se zjarrit ka disa banesa të cilat rrezikohen
-
VIDEO
20 'piromanë' vunë zjarre gjatë 2020-s dhe askush nuk shkoi pas hekurave! Në Shqipëri zjarrvëniet e qëllimshme nuk dënohen! Kodi Penal parashikon deri 20 vite burg
Prej më shumë se 20 ditësh vendi ka qenë në 'pushtetin' e zjarreve. Policia është vënë në kërkim të 'piromanëve' të cilët me veprime me dashje apo nga papërgjegjshmëria kanë shkaktuar ndezjen e flakëve dhe kanë shkrumbuar hektarë pyje e kullota në vend. Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 "piromanë", nën hetim janë vënë edhe 17 persona të tjerë ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
-
VIDEO
Shkaqet e djegieve të makinave, eksperti: Problem sistemi i frenimit dhe cilësia e dobët e pjesëve të mjeteve që ndërrohen
Çdo ditë në vend policia raporton për automjete që digjen gjatë lëvizjes, për shkaqe teknike. Ekspertët mendojnë se shkak bëhet sistemi i frenimit me paketa elektronike. Sipas ekspertit autoteknik, Artur Sulçe, këto paketa punojnë me orë pune dhe duhen ndërruar për shkak të konsumimit që krijohet nga lëvizja.
“Sistemi i frenimit i shumë mjeteve, meqenëse është elektronik me paketa, atëherë ajo është me orë punë dhe kur shkon në fund të orëve të punës, në moment të caktuar duhet ndërruar. Fakti që ajo mund të rrijë frenato gjatë lëvizjes krijon rritjen e nxehtësisë dhe kemi parë që digjen, fillon që nga amortizatori që merr flakë”, shprehet eksperti Sulçe.