-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha tek Kepi i Rodonit në Durrës, flakët rrezikojnë banesa e biznese
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.
-
VIDEO
Drejtonte makinën në sens të kundërt dhe ‘mburrej’ në rrjetet sociale, nën hetim 17-vjeçari në Kamëz! Arrestohen 13 drejtues mjetesh
Policia në 24 orët e fundit ka arrestuar 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
-
VIDEO
Mbi 100 mijë vaksinime në ditët e para të gushtit, Manastirliu viziton qendrën shëndetësore në Dhërmi: 29 mijë shërbime për pushuesit, 24 orë në punë
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë paradites së sotme ka vizituar një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike në Drimadhes, Dhërmi.
Në këtë qendër shëndetësore punojnë 3 mjekë dhe 3 infermierë, 24 0rë në 24 dhe për 7 ditë të javës.
-
VIDEO
Ulja e lindjeve, sociologia Binjaku: Pandemia ndikoi për keq tek çiftet! Ekonomia, shkak kryesor
Prej disa vitesh vendi ynë po njeh një kurbë rënie sa i përket lindshmërisë. Edhe tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar rënie të numrit të lindjeve me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sociologia Entela Binjaku shpjegon disa nga faktorët të lidhur me prirjen e uljes së lindshmërisë.
"Faktorët janë kryesish ngushtësisht shoqëror, me këtë dua të them shtyrja e moshës së martesës. Së dyti mund të jetë zbritja e martesës në rradhën e prioriteteve tek të rinjt në përgithësi por tek vajzat në vecanti. Së treti lidhet me rritjen e moshës mesatare t
-
VIDEO
Artan Lame: Dalin certifikatat për 3000 pasuri në Plug të Lushnjes! Në të gjithë vendin 24 mijë familje do marrin certifikatën e tokës
Më në fund banorët e Plugut në Lushnje do të bëhen pronarë të tokave të tyre... Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Kadastrës Shtetërore Artan Lame, i cili tha se janë gati certifikatat për 3 mijë pasuri në këtë fshat.
"Jan gjithësej 3000 pasuri në këtë fshat. Është një fshat edhe një zonë kadastrale bujqësore e rëndësishme e kësaj zone me histori qoftë t vjetër qoft të re. Ku 1700 pasuri janë vet pasuri të vet banorve të kësaj zone pasi pjesa tjetër është shtet jan 1710 pasuri “shtet “ Kjo proçedurë fillon në mesin e muajn prill. Zgjati në një periudhe 15 ditore për ankesat e banorve ku 25 ankesa të ardhura nga banorët ishin më tepër teknike më pas marrjes së shqyrtimit të ankesave u bë përpunimi i materialeve në zyrë më pas u bë afishimi 45 ditore.Jan 100 emra ku do jen t afishuar në zyrat e Adises në Drejtori në Ëeb Kadastres ne Fcb dhe në një njësin Administative që kap Plugun . Ku çdo banor mjafton të shikoj aty emrin e tij dhe të aplikoj për të terhequr çertifikatën e pronësisë", tha Lame.
-
VIDEO
Mbi 100 mijë vaksinime në ditët e para të gushtit, Manastirliu viziton qendrën shëndetësore në Dhermi: 29 mijë shërbime për pushuesit, 24 orë në punë
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë paradites së sotme ka vizituar një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike në Drimadhes, Dhërmi.
Në këtë qendër shëndetësore punojnë 3 mjekë dhe 3 infermierë, 24 0rë në 24 dhe për 7 ditë të javës.
-
VIDEO
Dëmet e zjarrit në vend, drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit Natyror: Bimësia do dekada për tu rikuperuar! Karaburuni më i dëmtuari nga flakët, zonë me florë dhe faunë të pasur
Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit kanë sjellë impakte katastrofike për florën e faunën e zonave pyjore. Kështu është shprehur në lidhje për Report Tv, Aleksandër Trajçe, drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri. Ky ka qenë viti me dëmin më të lartë në bimësi sipas Tajçes, nëse krahasohet me vitevet të kaluara.
-
VIDEO
Zjarr në ashensorin e një pallati në Kamëz, evakuohen banorët! Dëmet vetëm materiale
Një ashensor në një pallat në zonën e Kamzës në Tiranë ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:50, tek kthesa e Kamzës, ku fatmirësisht brenda ashensorit nuk ka pasur njerëz. Ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Zjarri ka rënë kur ashensori ka qenë në katin e 7-të të pallatit duke bërë që tymi të mbulonte shkallët. Menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia kanë evakuuar të gjithë banorët e pallatit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Pas SHBA, edhe BE-ja mbështet 'Ballkani i Hapur': I mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Europian ka shprehur përpjekjet e disa liderëve të Ballkanit Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës. Së fundmi ka qenë Ana Pisonero, zëdhënëse pranë Komisionit Evropian, e cila e pyetur për qëndrimin për 'Open Balkan' ka nënvizuar se BE-ja i mirëpret angazhimet e liderëve për bashkëpunim rajonal, derisa e thekson rëndësinë thelbësore të gjithëpërfshirjes.
-
VIDEO
Përplaset në Durrës makina e policisë me një mjet tjetër, plagosen 2 efektivë teksa ishin në shërbim
Në Durrës një makinë policie është përfshirë në një aksident dhe 2 efektivë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në lagjen nr. 4 të qytetit. Efektivët e lënduar i përkasin patrullës së Forcës së Posaçme "Shqiponja" e cila ishte në shërbim.
-
VIDEO
Zjarret në Shkodër, prefektja Angoni: Situata nën kontroll, helikopteri ka ndërhyrë në malin e Tërbunit në Pukë
Edhe Shkodra është përfshirë nga vatrat e zjarri në këtë periudhë, ku prefektja Majlinda Angoni tha se problematika pa pasur në shumë zona nga Vermoshi në Malësinë e Madhe, në qytetin e Shkodrës apo edhe në zonën e Pukës. Prefektja Angoni tha se aktualisht dy vatra zjarri janë aktive në zonën e Pukës, ku rrezikohet kurora e gjelbër, ku ka ndërhyrë edhe helikopteri i cili mbushet me ujë në liqenin e Pukës për të shuar flakët në Malin e Tërbunit.
-
VIDEO
Tentuan të kalonin 5.4 kg kanabis përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë, arrestohet transportuesi, largohen dy trafikantët
Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë larguar pasi tentuan që përmes kufirit të gjelbër me Greqinë, të kalonin një sasi lënde narkotike. Dy personat sapo janë pikasur nga policia në afërsi të vendit të quajtur "Lugina e vogël" në fshatin Kapshticë, Devoll dhe iu është bërë thirrje që të ndaloni, u larguan me vrap në zonën e pyllëzuar, ku hodhën dhe dy pako me peshë 5. 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.