-
VIDEO
Me 167 km/h në aksin Sauk-Teg, në 5 orë 'fluturojnë' 14 patenta! Arrestohen 4 drejtues, ecnin të dehur në rrugët e Tiranës
4 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe 14 patenta janë hequr gjatë monitorimit të policisë vetëm për 5 orë në aksin Tiranë-Elbasan dhe konkretisht në Sauk-Teg , ku abuzimi me shpejtësinë është shumë e madhe nga drejtuesit e mjeteve.
Vetëm në 5 orë, policia ka hequr 14 patente pasi mjetet 'fluturonin' në rrugë me 139 km/h - 167 km/h në aksin Sauk-Teg.
-
VIDEO
Aksident me vdekje në Vlorë, makina përplas këmbësorin
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka humbur jetën një këmbësor.
Në autostradën Levan-Vlorë, makina me drejtues Ymer Xhahysa, ka aksidentuar një 50 vjeçar të paidentifikuar. Shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
-
VIDEO
'Lufta' për burimin e Sinecit, 7 fshatra vuajnë mungesën e ujit! Banorët kundër protestuesve të Lumasit: S'kemi ujë të pijshëm
Banorët e fshatrave Vodëz, Sheqez, Koritë, Krekez, Bardhaj, Pellumbas në bashkinë Kuçovë, ujin e pijshëm prej më shumë se 30 vitesh e sigurojnë me vështirësi duke e mbushur në përrenj e burime natyrore. Shpresa e vetme e tyre është ujësjellësi i ri i Sinecit, por kundër këtij projekti protestojnë prej disa muajsh banorët e një tjetër fshati, atij të Lumasit, të cilët e përdorin ujin e burimit të Sinecit për vaditjen e tokave.
-
VIDEO
Zjarr në Peqin, e pamundur ndërhyrja nga toka
Një zjarr është konstatuar në Peqin midis zonës malore të njësisë administrative Sheze dhe Bashkisë Belsh. Ndërhyrja nga toka duket e pamundur.
-
VIDEO
Lufta kundër ekstremizmit, Kryegjyshi Botëror Brahimaj pret delegacionin nga EBA nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Kryegjyshi Botëror i Bektashianëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në selinë e Shenjtë një delegacion nga Emiratet e Bashkuara për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në qendër të këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe radikalizmit të dhunshëm, ku Kryegjyshi bektashian theksoi forcimin e frontit të përbashkët në luftën për parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.
-
VIDEO
Me një video nga e reja që promovon Shqipërinë Rama shpreh admirimin: Bravo për ata që çojnë bukuritë e vendit tonë në çdo ekran kompjuteri
Kryeministri Edi Rama me një video të Anxhit, vajzës e cila promovon Shqipërinë përmes vlogut të saj, ka shprehur admirimin për të rinjtë që çojnë bukuritë e natyrës tonë në çdo ekran kompjuteri.
-
VIDEO
Rritja e infektimeve me COVID, mjeku Alimehmeti: Shumica e rasteve janë varianti Delta! Imuniteti natyror dhe nga vaksina kanë bërë që mos të kemi raste rënda
379 qytetar kanë rezultuar pozitiv me COVID ditën e sotme, duke rritur ndjeshëm shifrat krahasuar me ditët më parë sa i përket qytetarëve të infektuar me virusin Sars-COV2. Mjeku infeksionit Ilir Alimehmeti tha në një intervistë për Report Tv se shumica dërrmuese e të gjitha rasteve të reja janë me variantin e ri të COVID, Delta. Mjeku tha se incidenca e infektimeve në vendin tonë është më e ulët se në vendet e Europës
-
VIDEO
Nuk ka treg, kalbet shalqini në fushat e Lushnjës dhe Divjakës! Fermerët: Nuk mbulojmë dot shpenzimet! Jemi në dorë të Zotit
Sipërfaqe të tëra me shalqi janë kalbur në fushat e Lushnjes dhe Divjakës. Fruti ka kaluar në tejpjekje dhe fermerët nuk mund ta nxjerrin më në treg. Shtimi i sipërfaqeve të kultivuara dhe mungesa e tregut janë shkaqet kryesore që po çojnë në faliment fermerët e këtyre zonave.
Haxhi Kasapi nga fshati Karbunare e Lushnjes ka mbjellë një 1 hektarë me shalqi që i ka kushtuar rreth 500 mijë lek. Edhe pse prodhimi është i bollshëm nuk arrin të mbyllë dot shpenzimet.
-
VIDEO
Vatër zjarri në Pishkash të Prrenjasit, flakët i drejtohen edhe një fshati tjetër
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Pishkash të Prrenjasit. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin ku është vatra e për te bere te mundur venien nen kontroll te flakëve.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha te Kepi i Rodonit në Durrës, flakët rrezikojnë banesa e biznese! Largohen pushuesit nga plazhi
DURRËS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që momentalisht nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha te Kepi i Rodonit në Durrës, flakët rrezikojnë banesa e biznese
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që momentalisht nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.
-
VIDEO
Regjistrohet Plugu i Lushnjes, banorët marrin certifikatat e tokës! Lame: Në gjithë vendin 24 mijë familje do pajisen me certifikatë pronësie
Më në fund banorët e Plugut në Lushnje do të bëhen pronarë të tokave të tyre... Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Kadastrës Shtetërore Artan Lame, i cili thane se janë gati certifikatat për 3 mijë pasuri në këtë fshat.
"Janë gjithsej 3000 pasuri në këtë fshat. Është një fshat edhe një zonë kadastrale bujqësore e rëndësishme me histori qoftë të vjetër qoftë të re, ku janë vendosur familjet e persekutuara. Procesi nisi në prill dhe përfundoi tani. Banorët nuk kanë nevojë të vijnë pranë zyrave të Kadastrës, pasi të dhënat janë afishuar çdo banor mjafton të shikoj emrin e tij dhe të aplikojnë online për të tërhequr certifikatën e pronësisë".