-
VIDEO
Veri Jug - Darzeza e Re, fshati turistik në Myzeqe
Kryetari I fshatit Darzezë e Re Neki Tafa na njeh me vlerat e punës, me jetën e familjeve dhe ekonominë e fshatit, ku dominojnë bujqësia dhe peshkimi, në ndihmë të turizmit në plazhin e Darzezës.
-
VIDEO
Burime për Report Tv: Baza për strehimin e afganëve në Shqipëri është vendosur, por mbahet sekret! Si u veprua me të huajt e përndjekur në të kaluarën
Institucionet që do të merren me strehimin e afganëve në Shqipëri, e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendodhjen e re të tyre, por cdo gjë mbahet sekret.
Kur është bërë fakt i kryer ardhja e emigrantëve politikë afganë, konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, në disa qindra prej tyre, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i kësaj aleance të re me partnerët strategjik përtej Atlantikut.
-
VIDEO
E diel dhe temperatura të larta, qytetarët drejt Vlorës për relaks, shkaktohen radhë të gjata makinash dhe trafik
Teksa temperaturat janë të larta dhe sot është e diel, qytetarët kanë gjetur si “shpëtim” plazhin për t'u relaksuar.
Vlora është një nga destinacionet e preferuara në bregdetin e jugut për pushuesit shqiptar dhe të huaj dhe si pasojë kjo ka shkaktuar radhë të gjata dhe fluks automjetesh në rrugët e qytetit.
-
VIDEO
"Shtypi i ditës dhe ju" me Migena Sotirin 15 gusht, Strehimi i afganëve në Shqipëri pro dhe kundër?
-
VIDEO
Me pamje nga bukuritë e natyrës së vendit tonë, Rama jep lajmin e mirë: Kushdo që dëshiron të shijojë nga deti Shqipërinë, mund ta bëjë aplikimin online
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bukuritë e natyrës së vendit tonë dhe lajmin e mirë se kushdo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë nga deti, tani mund ta bëjë me një procedurë fare të thjeshtë online.
-
VIDEO
Virozat e stinës/ 120 raste në ditë paraqiten në pediatrinë e Fierit! Dy fëmijë rezultojnë pozitiv me COVID
Virozat e stinës kanë rritur numrin e vizitave në urgjencën e pediatrisë së Fierit. Mjekja pediatre Donika Alushani thotë se gjatë një dite paraqiten deri në 120 fëmijë.
‘Numri i vizitave ka arritur gati dhe 120 vizita ambulatore në shërbimin e urgjencës. Paraqiten me temperaturë, bark dhe të vjella.’- u shpreh mjekja.
-
VIDEO
‘Takim brezash’ në Kalanë e Kaninës në Vlorë! Historia e traditë, festa e Kaninës për të shtatin vit radhazi
Ritmet e muzikës popullore, këngët polifonike, vallet e gatimet tradicionale bënë bashkë banorë të fshatit, vizitorë e dashamirës të artit në një mbrëmje festive në Kalanë e Kaninës, në Vlorë.
E njohur për bukurinë e saj Kanina, fshati që qëndron si ballkon me një pamje të mrekullueshme mbi Vlorë solli në vitin e shtatë të saj festën tradicionale “Takim Brezash” për vitin 2021.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Zhvendosja e afganëve, NATO për Report Tv: Vendet anëtare kanë plane individuale, po punojmë ngushtë! Ata që na mbështetën në misionin tonë rrezikuan jetën
Pasi u publikua lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me shumë vende për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, lajmi për plane konkrete për zhvendosjen e tyre është konfirmuar për Report Tv nga vetë NATO.
Një zyrtar i NATO-s i tha Report Tv sot se disa vende në mënyrë individuale kanë bërë plane dhe se aleanca po punon ngushtë me ta për këtë qëllim. Në përgjigje thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është në kontakt me qeveritë aleate për këtë çështje pasi ata që ndihmuan misionin e aleancën kanë vënë edhe jetën në rrezik.
-
VIDEO
Dronë e radarë në Bypass e Vlorës për parandalimin e aksidenteve, ecnin me shpejtësi skëterrë nga 150 deri në 170 km/h, gjobiten 9 emigrantë! Gjobiten 11 drejtues mjetesh nga 25.000 lekë
Në Bypass-in e Vlorës vijojnë kontrollet me radarë dhe dronë për parandalimin e aksidenteve. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore vendore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas.
Nga kontrollet janë evidentuar 53 drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara dhe sjellje agresive në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili. 11 drejtues mjetesh janë gjobitur 25.000 lekë të rinj secili për shkelje të semaforit në Bypass. 31 të tjerë që qarkullonin me shpejtësi janë gjobitur nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj.
-
VIDEO
Përhapet vatra e zjarrit në Patalej të Lezhës, flakët rrezikojnë fshatin turistik Katund i Vjetër! Banori: S'ka asnjë forcë zjarrfikëse, mund të digjen 7 shtëpi
Zjarri i cili ka rënë prej gati një jave në Patalej të Njësisë Administrative të Kolshit vijon që të jetë aktiv dhe favorizuar nga era gjatë ditës së sotme ka përparuar në anën verilindore. Nëse nuk ndërhyhet për shuarjen e zjarrit, flakët rrezikojnë që të kalojnë në zonën e bashkisë Mirditë, konkretisht në fshatin turistik Katund i Vjetër. Në terren sipas banorëve nuk ka asnjë forcë zjarrfikëse, ndërsa mbrojtja civile ka kërkuar sërish ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Përhapet vatra e zjarrit në Patalej të Lezhës, flakët rrezikojnë fshatin turistik Katund i Vjetër
Zjarri i cili ka rënë prej gati një jave në Patalej të Njësisë Administrative të Kolshit vijon që të jetë aktiv dhe favorizuar nga era gjatë ditës së sotme ka përparuar në anën verilindore
-
VIDEO
Përhapet vatra e zjarrit në Patalej të Lezhës, flakët rrezikojnë fshatin Katund i Vjetër
Zjarri i cili ka rënë prej gati një jave në Patalej të Njësisë Administrative të Kolshit vijon që të jetë aktiv dhe favorizuar nga era gjatë ditës së sotme ka përparuar në anën verilindore.
Nëse nuk ndërhyhet për shuarjen e zjarrit, flakët rrezikojnë që të kalojnë në zonën e bashkisë Mirditë, konkretisht në fshatin Katund i Vjetër.