-
VIDEO
Kishin ardhur për pushime nga Kosova, përplasen dy makina! 3 të plagosur rëndë, dërgohen te Trauma në Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit. Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të plagosur 3 shqiptarë të Kosovës. 3 personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre
-
VIDEO
Zjarret, në Kukës vijon të jetë aktive vatra të Maja e Rrunës, vatra e Kalimashit është izoluar totalisht! 3 vatra aktive në 2 fshatra në Tropojë
Në Kukës vijon të jetë aktive vatra e zjarrit më e rrezikshme e ditëve të fundit, ajo në vendin e quajtur Maja e Rrunës (Laku i mollave).
Sipas informacionit të shpërndarë nga autoritet para pak minutave gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre me gjithë terrenin e vështirë për të operuar me forca tokësore.
-
VIDEO
Deri në 20 vite burg, ndëshkimi që pret 'piromanët', ja çfarë parashikon Kodi Penal për të gjitha rastet e zjarrvënies
Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë. Deri më tani, policia ka identifikuar 33 piromanë, duke arrestuar 15 prej tyre, të dyshuar si përgjegjës për vendosjen dhe përhapjen e vatrave të zjarrit, me pasoja të rënda në fondin pyjor, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve. Nëse prokuroria, në bashkëpunim me policinë, do të provojë para gjykatës përgjegjësinë e tyre si zjarrvënës të qëllimshëm, ata do të kalojnë një pjesë të jetës prapa hekurave.
-
VIDEO
Muzzika Jazz, 1 muaj atmosferë festive në Shkodër
Shkodra Jazz Festival vijon rrugëtimin ne edicionin e 12-te te tij. Organizatoret e këtij eventi unik ne Shqipëri, kanë prezantuar axhendën e këtij aktiviteti, që për një muaj do të bëjë muzikën jazz, kryefjale të qytetit.
‘Si gjithë vitet është munduar që të vazhdojë turin për ta çuar përtej qyteteve shqiptare do të kemi instrumentistë nga i gjithë Ballkani. Kemi nxënës që vijnë nga Italia dhe Bullgaria.’- tha drejtori i Shkodra Jazz, Florjan Jakaj.
-
VIDEO
Flakët 'mbërthejnë' tunelin e Kalimashit, vihet në kontroll situata gjatë natës! Vjen ndihma nga Kosova, 34 zjarrfikës dhe 9 automjete! Gjici për Report Tv: Ndërhyn në mëngjes helikopteri! Meta në Kukës
Është përhapur me përmasa të frikshme zjarri mbi tunelin e Kalimashit në Kukës. Flakët të ndihmuar edhe nga era po përhapen duke krijuar pamje apokaliptike. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga situata është kritike pasi tymi ka "pushtuar" zonën ndërsa zjarri është afruar pranë Rrugës së Kombit. Sipas informacioneve të fundit mësohet se situata është vënë në kontroll dhe nuk rrezikon bllokimi i Rrugës së Kombit.
-
VIDEO
Djegia e gomave/ Katastrofa ekologjike në Fushë Krujë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka jashtë kontrollit situatën
Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktuar një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Zjarri i përmasave të mëdha për djegien e gomave vuri në rrezik edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll. Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatojmë se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.
-
VIDEO
Manovra të rrezikshme në rrugë dhe të dehur, arrestohen 13 shoferë, gjobiten 18 të tjerë për xhirim gomash e gara shpejtësie
31 drejtues mjetesh janë ndëshkuar, pas denoncimeve të telefonatave të qytetarëve dhe ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë Rrugore, ku janë parandaluar rreth 98 ngjarje rrugore në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Dogjën pyje e bimë nga veriu në jug, arrestohen 15 piromanë, 16 nën hetim, 2 në kërkim! Policia: Kush vë zjarr do përballet me ligjin, qytetarët të denoncojnë pa frikë
Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik deri më datën 10 gusht, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 piromanë, nën hetim janë vënë 16 persona ndërsa në kërkim janë 2 të tjerë
-
VIDEO
Në ditën e 8-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e banorëve të Lumasit në Berat! Një grevist dërgohet me urgjencë në spital
BERAT- Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të tetë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore.
Njëri prej grevistëve është dërguar me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
-
VIDEO
Djegia e gomave/ Katastrofa ekologjike në Fushë Krujë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka jashtë kontrollit situatën
Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktuar një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Zjarri i përmasave të mëdha për djegien e gomave vuri në rrezik edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll. Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatojmë se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/Makina merr flakë në ecje në Qafë Thanë, shkak një defekt teknik
Një makinë ma marrë flakë në ecje duke u shkrumbuara totalisht në Qafën e Thanës. Shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në makinë, por edhe ndikimi i temperaturave të larta duke shkaktuar nxehje të mjetit.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Nesër moti sjell surpriza, meteorologu Osmani: E mërkura sjell shi në disa zona
E mërkura pritet që të sjellë rreshje shiu në disa zona të vendit, por temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Vetëm pas datës 17gusht sipas meteorologut Hakil Osmani vlerat termike do të stabilizohen dhe të jenë normale për muajin që jemi. “Sa i përket vlerave termike mbeten të larta në Elbasan e Berat shënohen deri në 40 gradë Celsius. Në zona malore maksimume deri në 32-33 gradë. Pritet të vijojnë temperatura të larta në vendin tonë. Temperaturat janë shumë të larta momentalisht. Sot pritet të kemi shpeshtim të vranësirave në mbrëmje pika shiu në zona veriore. Nesër do të ketë momente me rrebeshë shiu në disa zona”, tha Osmani.