-
VIDEO
Rama publikon video nga rindërtimi i lagjes në Shijak: Qytetarët do përfitojnë falas apartamente me kushte optimale
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj ditë duke publikuar pamje nga lagjja e Shijakut e cila po merr një pamje krejtësisht të re. Rama shkruan se kjo lagje qytetarët do të përfitojnë falas apartamente optimale.
-
VIDEO
“Zjarrëvënësit të digjen të gjallë” zonja e shqetësuar: Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?
E ashpër ishte një zonjë nga Mallakastra që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Duke folur për situatën e zjarreve ajo tha se ata që bëjnë zjarrëvënie të qëllimshme të digjen të gjallë. Telefonuesja më pas bëri një krahasim me mënyrën se si menaxhoheshin zjarret në diktaturë.
-
VIDEO
‘Shpëtoi’ nga flakët, pastrohet ajri në tunelin e Kalimashit
Një panoramë krejt ndryshe nga nata e kaluar na shfaqet këtë mëngjes në tunelin e Kalimashit, i cili dje ishte “pushtuar” nga flakët. Sot ajri është më i pastër dhe nuk vihet re tymi mbytës që ishte përhapur gjithandej mbrëmjen e kaluar.
-
VIDEO
Zotëria ka dyshimet e veta:Zjarret po na i vënë serbët,derdhin miliona euro për të djegur Shqipërinë
Një i moshuar që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kishte dyshimet e veta për zjarret e përhapura në vend. Ai tha se zjarret po na i vënë serbët pasi po derdhin miliona euro për të djegur Shqipërinë. Telefonuesi kritikoi kryeministrin Edi Rama për nismën Ballkani i Hapur.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 10 gusht 2021,Reagimi i qeverisë ndaj zjarreve?
Nga “zjarret po na i vënë serbët” tek “zjarrëvënësit t’i djegin të gjallë”. Telefonuesit të shqetësuar për emergjencën e zjarreve flasin edhe për reagimin e qeverisë.
-
VIDEO
Zjarri në Tunelin e Kalimashit, prefekti Kukësit për Report Tv: Po merren masa që të mos rrezikohen banesat! Mjete e zjarrfikëseve duhet të jenë në standardin e fqinjëve
Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana në një prononcim për Report Tv është shprehur se situata në Tunelin e Kalimashit është vënë nën kontroll që mbrëmjen e djeshme. Ai bëri me dije se forcat zjarrfikëse e ushtarake janë ende në terren dhe po merren masa që mos të rrezikohen banesat nga flakët.
Ndërkaq, sipas tij në Kukës këto vatra zjarri janë aktivizuar për shkak të flakëve nga Mirdita ndërsa theksoi se të gjitha këto zjarre shkaktohen nga dora e njeriut. I pyetur nëse zjarrfikëset kanë kapacitete e duhura për të ndërhyrë, Kuçana tha se mjetet duhet të riparohen dhe të vendosen në dispozicion sipas standardeve që kanë vendet fqinje.
-
VIDEO
Zjarret në vend, Çako nga Kukësi për Report Tv: Zjarrëvëniet kriminale paguhen nga qarqe të caktuar! Në Lakun e Thive rrezikohen banesat, mund të ketë evakuim, po ndërhyhet nga ajri
Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zjarrëvëniet në vend. Duke i konsideruara të qëllimshme, Çako tha se këto kriminelë paguhen nga qarqe të caktuara për të djegur vendin, se kush është qëllimi i tyre, Çako shprehet se duhet ta nxjerrin hetimet .
Në një intervistë nga Tuneli i Kalimashit për Report Tv, Çako tha se situata më kritike në Kukës është në njësinë administrative Malzi, ku zjarri rrezikon disa banesa dhe nëse flakët përhapen mund të ketë edhe evakuim të banorëve. Ai tha se në këtë Lakun e Thive por edhe në Karaburun të Vlorës, kanë ndërhyrë helikopterët dhe të gjitha strukturat nga toka për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të tyre.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 10 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga tërbimi i familjes Berisha te zjarre të reja e asnjë vatër e shuar e deri tek mundimi i kot i zonjës Kim.
-
VIDEO
Katastrofë ekologjike në Fushë-Krujë, merr flakë një pikë grumbullimi gomash, digjen mijëra, do përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres! Tymi kancerogjen mbulon qiellin
FUSHË-KRUJË-Katastrofë e vërtetë ekologjike në Fushë-Krujë. Një zjarr i rënë në pikën e grumbullimit të gomave të përdorura ka shkaktuar një situatë shumë të rëndë. Mijëra goma po digjen, ndërkohë që rrezikohen edhe disa banesa.
Zjarri ka rënë në mes të lagjes dhe banorët kanë dalë nga shtëpitë, disa po ndihmojnë zjarrfikësit. Zjarrfikësit dhe banorët largojnë gomat e pa djegura për të ulur rrezikun e zjarrit më të madh. Në Fushë Krujë, mbërritën zjarrfikësja nga Kamza, Tirana dhe Durrësi. Gomat do të përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.
-
VIDEO
Shuhet zjarri gjatë natës mbi tunelin e Kalimashit, problematike vatra në Lakun e Thive, nis ndërhyrja nga toka dhe ajri
Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatra janë fikur. Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.
-
VIDEO
Safet Gjici: Situatën e vumë nën kontroll, nuk rrezikon Rruga e Kombit! Nesër në mëngjes herët vjen helikopteri
150 forca janë në terren aktualisht në Kukës për shuarjen e zjarreve në të tria vatrat e rrezikshme.
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në një lidhje telefonike para pak minutash për Report Tv ka dhënë lajmin qetësues se situata aktualisht është vënë nën kontroll dhe Rruga e Kombit nuk rrezikon të bllokohet.
"Forca e zjarrfikëses dhe të gjithë forcat e tjera të ardhura nga Kosova dhe Tirana po punojnë. Zjarri tanimë nuk ka më rrezik për bllokimin e rrugës. Kjo u arrit. E kemi nën kontroll zjarrin. Nuk paraqitet rrezik në Tunelin e Kalimashit. Do të vazhdojmë punën për ta mbajtur nën kontroll dhe nesër në mëngjes vjen helikopteri. Dua të falënderoj edhe ministrin Brendshëm të Kosovës për ndihmën e madhe. Aksioni nesër në mëngjes do të mbështetet edhe nga forcat e Kosovës në të tria vatrat e zjarrit", ka thënë Gjici.
-
VIDEO
Drejtori i zjarrfikëseve të Kosovës mbërrin në Kalimash, Hasan Kodra: Kanë ardhur 34 zjarrfikës me 9 automjete për të ndihmuar Kukësin
Hasan Kodra, drejtor i departamentit të zjarrfikësve të Kosovës, ka mbërritur në tunelin e Kalimashit, aty ku flakët kanë agravuar dhe por shkrumbojnë pyjet.
Në një prononcim për mediat, Kodra tha se kanë mbërritur 34 zjarrfikës nga Kosova për të ndihmuar Kukësin, në pritje edhe FSK-së.
‘Kanë mbërritur 34 zjarrfikës prej 9 njësive me 9 automjete për terren malor dhe do të angazhohen në ndihmesë të ekipeve të Kukësit dhe shpresojmë që nesër që të japim maksimumin që të jemi krah dhe mbështetje që të lokalizojmë zonën. Ose do të kërkojmë që të vijnë ekipe të tjera nesër.’- tha Kodra.