-
VIDEO
Zjarrvëniet e qëllimshme, arrestohen 15 pirromanë, 16 nën hetim dhe 2 në kërkim
Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik janë arrestuar 15 persona, nën hetim janë vënë 16 të tjerë ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Këto të dhëna i bën me dije Ylli Vasili drejtor i rendit publik në policinë e shtetit.
-
VIDEO
Sezoni i ri shkollor, Kushi: Këtë vit përfitojnë libra falas klasat e 8 dhe 9! Plotësohet i gjithë arsimi bazë
Në këtë sezon të ri shkollor do të përfitojnë libra falas edhe klasat e 8 dhe klasat e 9. Ky lajm është bërë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Zjarri në Kukës, problematike vatra në Lakun e Thive, rrezikohen 5 banesa! Nis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Shuhen gjatë natës flakët mbi tunelin e Kalimashit
Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatra janë fikur. Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.
-
VIDEO
7 kg kokainë në kontejnerin me nënprodukte peshku në portin e Durrësit, burg për administratorin e firmës që i kishte porositur: S'kam lidhje me drogën
Administratori i firmës "Fish Co", Denis Doda është lënë në burg, pasi në kontejnerit që kishte porositur nënprodukte të peshkut u gjetën 7 kg kokainë e fshehur në kapakët e ventilimit. Vetë Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.
-
VIDEO
Kthyen ofiçinën në magazinë të drogës në Patos, kapen 7 kg kanabis, 5 të arrestuar
5 persona janë arrestuar, pasi akuzohen për kultivimin dhe shitjen e kanabisit në zonën e Patosit dhe Fierit. Trafikantët kishin përshtatur një ofiçinë të vjetër në Patos në ambiente për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, u sekuestruan 6 doza kokaine, 7 kg kanabis, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.
-
VIDEO
Dy pamjet e Tunelit të Kalimashit, flakë e tym në njërën anë, 'qetësi' në anën tjetër
Dy anë të kundërta, dy pamje të ndryshme. Kjo është pamja që të ofrohet nga Tuneli i Kalimashit në Kukës. Në njërën anë të tij vendi është i rrethuar nga tymi e flakët e ndërsa në anën tjetër situata është normale pa asnjë vatër aktive zjarri.
-
VIDEO
Zjarri në Kukës, problematike vatra në Lakun e Thive, rrezikohen 5 banesa! Nis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Shuhen gjatë natës flakët mbi tunelin e Kalimashit
Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatra janë fikur. Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre.
-
VIDEO
Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin dhe Vojo Bregun, kallëzim penal për 2 tendera të bashkisë së Lushnjës
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për dy tendera në Bashkinë e Lushnjës.
Kallëzimin, Murrizi e ka bërë kundër ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti( ministër në 2013), dhe ndaj Vojo Bregut ish sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kompanisë fituese ALBA KONSTRUKSION shpk dhe CURRI shpk Albania si dhe kompanisë fituese Natyral Farming shpk (NAFA).
-
VIDEO
Vlorë/ Riaktivizohet zjarri në Gropën e Pirit në Karaburun, po punohet për shuarjen e flakëve
Si duket është shumë e vështirë për t’i vënë vatrat e zjarrit nën kontroll. Në Vlorë është riaktivizuar zjarri në Gropën e Pirit në Gadishullin e Karaburunit dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Zjarrfikësit, ushtria dhe punonjës të ADZM po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.
-
VIDEO
Pamje nga Tuneli i Kalimashit, ja si duket pas neutralizimit të flakëve (VIDEOLAJM)
Kjo është pamja që të ofrohet nga Tuneli i Kalimashit. Siç shihet në video, tuneli është çliruar nga tymi e flakët që e kishin rrethuar. Tashmë situata në tunel është normalizuar dhe ndërsa duket vetëm tym në kurorën e malit. Por, forcat e zjarrfikëses dhe ushtarët janë ende ne terren duke punuar për të mos lejuar më asnjë riaktivizim vatre.
-
VIDEO
Tentoi të vrasë me armë 25 vjeçarin në Durrës, arrestohet autori
31 vjeçari Hamdi Llana është arrestuar në Durrës pasi 2 ditë më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri 25 vjeçarin Ilges Spaneshi.
25 vjeçari si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Video/ Të gjithë drejt bregdetit, trafik i rënduar që në orët e para të mëngjesit në akset Lezhë-Milot dhe Vorë-Maminas
Sezoni turistik, kthimi i emigrantëve dhe ardhja e pushuesve nga Kosova kanë krijuar një trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot, ku radha e mjeteve është e madhe. Edhe në aksin Vorë-Maminas ka një trafik të rënduar ku radha e mjeteve është kilometrike.