-
VIDEO
Kakavijë, pala greke ndërpret punën, radhë e gjatë mjetesh në të dy anë e kufirit
Në kohë të sezonit turistik ku fluksi i kalimit të njerëzve në kufi është i madh, pala greke ka ndërprerw punën në pikën kufitare të Kakavijës duke shkaktuar një radhë të gjatë mjetesh.
-
VIDEO
“Shëngjergji” turistik, mrekullia e natyrës së egër!
Një rrugëtim në njësinë administrative Shëngjergj.Vetëm 40 km larg Tiranës, Shëngjergji të ofron mundësin e një udhëtimi 1 ditor, ku shijon peizazhin e ujvarës, liqenit të Lepurit apo produkteve bio të zonës.
-
VIDEO
“Zgjuat ministrin nga gjumi, i prishët pushimet” biseda në studio moderator-telefonues për zjarret
Një telefonues ka dashur të vlerësojë Report Tv mëngjesin e sotëm gjatë programit “Shtypi i Ditës dhe Ju”. Ai iu drejtua moderatorit duke i thënë se e zgjuat ministrin e Mbrojtjes nga gjumi i prishët pushimet dhe e kthyet në detyrë për të përballuar zjarret. Moderatori Andi Kapxhiu iu përgjigj se bënë vetëm detyrën.
-
VIDEO
Bashkëpunim PS-PD në shtator? zotëria kategorikisht kundër: Po e bëri Basha ta ketë faqen e zezë
Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u fol për vaksinimin. Por një telefonues kaloi pak edhe tek zhvillimet politike dhe foli për një bashkëpunim të mundshëm Rama-Basha në shtator. Ai ishte kategorikisht kundër dhe tha që Basha të ketë faqen e zezë po e bëri diçka të tillë.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 7 gusht 2021, Rritja e rasteve e vaksinimi anti-Covid.
Telefonuesit të shqetësuar nga rritja e rasteve me Covid-19. Të gjithë në unison bëjnë thirrje për vaksinim.
-
VIDEO
Zjarri në Karaburun, ndërhynë për të shuar flakët helikopteri holandez, 5-fishi i kapacitetit të helikopterëve tanë
Ndërkohë që në Dukat dhe Gjirin e Gramës janë riaktivizuar dy vatra zjarri, mëngjesin e sotëm ka ndërhyrë edhe helikopteri 'Chinook' nga Holanda me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra ose me kapacitet sa 5-fishi i helikopterit tonë.
Helikopteri holandez ka nisur punën prej 2 orësh nga Pashalimani për fikjen e zjarreve në Karaburun. Ndërkohë që zjarret e riaktivizuar janë të ndezura nga njeriut dhe jo nga natyra.
-
VIDEO
Rama poston videon nga lungomare në Sarandë: Më e bukur se asnjëherë tjetër
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga lungomare e re e Sarandës. Këtë sezon veror Saranda duket edhe më e bukur për turistët dhe me një shëtitore të re ku mund të shijohet shëtitja buzë detit, ndërsa anës saj janë mbjellur pisha.
-
VIDEO
Shqiptarët e Kosovës i drejtohen bregdetit, radhë kilometrike në Morinë! 3 herë më shumë qytetarë se një vit më parë
Radhë të gjata kilometrike që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptar. Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 7 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Bora Zemani merr propozim për martesë nga Atdheu te pasojat e para të "ortekut" amerikan ndaj Berishës e deri tek Messi drejt PSG-së.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/Gjiri i Gramës 'pushtohet' nga flakët e 'ferrit'! Zjarri zbret deri në bregdet
Gjiri i Gramës duket sikur është pushtuar nga flakët e "ferrit". Zjarr ka përfshirë të gjithë gjirin duke djegur bimësinë dhe gjallesat aty, ndërsa pamje që shihet nga videot është trishtuese për këdo. Në të janë aktivizuar disa vatra, ku flakët thuajse kanë zbritur deri në vijën bregdetare.
-
VIDEO
Mbi dy javë zjarret bëjnë kërdinë në Dukat dhe Karaburun, riaktivizohen sërish disa vatra! Sot pritet ndërhyrja e 3 helikopterëve të ardhur nga Holanda dhe Çekia
Gadishulli i Karaburunit dhe Dukati vijojnë të digjet nga zjarret prej më shumë se dy javësh. Flakët po bëjnë kërdinë me pyjet e bredhat duke djegur gjithçka u del para duke shkaktuar një dëm të madh mjedisor. Edhe pse flakët vihen në kontroll herë pas herë, era e fortë në zonë bën që disa vatra të riaktivizohen sërish. Edhe mëngjes e sotëm janë riaktivizuar disa prej tyre në Karaburun, mbi fshatin Dukat, ndërsa flakë të mëdha dhe të pakontrollueshme janë në Gjirin e Gramës. Disa punonjës të zonave të mbrojtura janë drejtuar drejt Gjirit të Gramës për t'u munduar të mbajnë në kontroll flakët.
-
VIDEO
Makina përplas 68-vjeçarin në Fushë Krujë, përfundon në gjendje kritike në spital! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Një makinë ka përplasur 68 vjeçarin Bajram Meta i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.
Shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.