-
VIDEO
Përkujtohet 30-vjetori i takimit të Papës me Monsinjor Troshanin
Pas 69-vitesh, kardinal Ernest Troshani u rikthye në kishen e Kallmetit në Lezhë, pikërisht në vendin ku prehen eshtrat e djali të hallës së tij Nikoll Troshani i cili ka qenë Ipeshkv i kësaj zone.
Në përkujtim të 30-vjetorit të takimit të Papa Gjon Palit II me Monsinjor Troshanin, u organizua një meshe e shenjte, ku ishin të pranishëm përfaqësues të klerit katolik.
-
VIDEO
Zjarret, mbërrijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia të premtuar nga BE, nesër fillojnë 'luftën' me flakët! BE: Jemi këtu për të mbrojtur bukuritë natyrore të shqiptarëve
Kanë mbërritur nga Çekia dhe Holanda 3 helikopterë në ndihmë ndaj vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret. 2 helikopterë kanë ardhur nga Holanda, 1 nga Çekia dhe të 3 do të dalin nesër në terrën për të "luftuar" flakët.
Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori I Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, Shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një grua! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike makinash
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fier Vlorë pranë Novoselës.
Ka ndërruar jetë një grua e cila është përplasur nga makina. Nuk dihet ende nëse gruaja ka qenë duke pritur ndonjë makinë për ta marrë apo ka qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi dhe është krijuar trafik i rënduar në këtë aks.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një grua! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike makinash
Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fier Vlorë pranë Novoselës.
Ka ndërruar jetë një grua e cila është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi dhe është krijuar trafik i rënduar në këtë aks.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Vlorë, humb jetën një grua! Bllokohet qarkullimi, radhë kilometrike makinash
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Fier Vlorë pranë Novoselës.
Ka ndërruar jetë një grua e cila është shtypur nga makina teksa po kalonte rrugën. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi dhe është krijuar trafik i rënduar në këtë aks.
-
VIDEO
Vijnë 3 helikopterë nga Holanda e Çekia, Çako: Shumica e zjarreve të qëllimshëm, ftoj qytetarët t’i denoncojnë
Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, për shuarjen e zjarreve në territorin e Shqipërisë.
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako shprehu mirënjohjen për përgjigjen në kohë të shpejtë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane, duke vënë në dukje se situata ka qenë e rënduar veçanërisht në gadishullin e Karaburunit, pikërisht në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë. Sakaq Çako tha se shumica e zjarreve janë të qëllimshëm.
“Gjej rastin ti bëj thirrje komunitetit të ndihmojë të bëhemi bashkë e të denoncojnë. Shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme”, tha Cako.
-
VIDEO
Shiu ndihmon në shuarjen e flakëve në Kukës, por zgjat vetëm disa minuta
Në një kohë që ka disa vatra zjarri aktive, moti është freskuar në Kukës dhe kanë rënë disa reshje shiu. Shi ka rënë për pak minuta dhe me intensitet të ulët, çka duket e vështirë të ketë shuar flakët
-
VIDEO
U shuan në aksidentin tragjik në Vlorë, të afërmit ndërtojnë përkujtimore për familjen Gushi! Dy arushë, fotografi dhe fjalë rrëqethëse
Një përkujtimore me mesazhe sensibilizuese është ndërtuar në autostradën Fier-Vlorë në vendin ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Familjarë dhe të afërm të familjes Gushi siç shihet nga videot e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, kanë vendosur pranë përkujtimores lule, foto të viktimave dhe dy arusha, për dy vajzat që u shuan në moshë shumë të vogël.
-
VIDEO
Policia bën bilancin e dy ditëve, 19 shoferë në pranga, hiqen 61 patenta, 2567 gjoba
19 shoferë janë arrestuar për 2 ditë, ndërsa janë hequr 61 patenta. Ky është bilanci i policisë për 2 ditët e fundit.
-
VIDEO
Zjarret në Karaburun, Lame: Kush djeg pyjet për të hapur troje ndërtimi, ta harrojnë se do e legalizojnë
Prej javësh pyjet e vendit po digjen nga zjarret, ku thuajse në të shumtën e rasteve janë të qëllimshme. Më problematike është zjarri në Karaburun që gjithashtu është i qëllimshëm, ku zëra të ndryshëm thonë se kjo po ndodh pasi synohet se më pas trualli të përdoret për ndërtime turistike. Por kreu i Kadastrës Artan Lame u ka prerë shpresat të gjithëve atyre personave që djegin pyjet për të hapur troje për të ndërtuar. Lame u shpreh se ata persona ta harrojnë se munden t'i legalizojnë objektet.
"Një nga arsyet e zjarreve është për të hapur shtigje për të ndërruar destinacionin e tokës, arsyeja kryesore është djegia e barinjve për të hapur kullota. Ndërrimi i destinacionit të truallit ka një procedurë të komplikuar juridike pikërisht për të frenua abuzimin me tokën. Ta heqin mendjen se duke djegur truallin do e përdorin atë tokë për të ndërtuar", tha Lame.
-
VIDEO
Rastet e reja COVID, në vend po mbizotërojnë ato ‘Delta’! Ishp: Ende nuk po shfaq agresivitet
Varianti Delta i COVID po mbizotëron në vendin tonë dhe kjo vërehet tek rastet e reja që konfirmohen pozitiv, tregon shefja e Laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasriba.
"Sikurse e kemi konfirmuar zyrtarisht në vendin tonë qarkullon me dominancë më të madhe varianti Delta, ka dhe raste që rezultojnë të variantit britanik. Varianti i mëparshëm prej nga i cili filloi dhe kjo pandemi globale nuk po shihet dhe aq shumë dhe kjo ka të bëjë dhe me faktin e dominancës së varianteve të reja që lindin si pasojë e mutacioneve që ndodhin në virus gjatë transmetimi nga një vend në vendin tjetër", tha ajo.
-
VIDEO
Shefi politik i delegacionit të BE: Jemi këtu për të mbrojtur bukuritë e natyrës shqiptare
Shefi politik i delegacionit të BE, Alexis Hupin, nga Rinasi tha se ndihma që vjen nga Bashkimi Europian është shenjë e solidaritet evropian.
“Kjo është një shprehje e solidaritet të Bashkimit Evropian dhe duam t’i qëndrojmë në krah të Shqipërisë në këto momente. Jemi këtu për të mbrojtur jetët e njerëzve që po preken nga këto zjarre dhe gjithashtu bukurit e natyrës shqiptare. Nesër fillon puna me helikopterin. Mbi 50 veta që vijnë në Shqipëri bashkë me 2 helikopterët”, tha Hupin.