• VIDEO

    Me thasë kanabis nga Vora në Fushë-Krujë, momenti ku policia i shtrin në tokë dhe arreston 7 trafikantët me kapen 62 kg kanabis

    7 trafikantë janë arrestuar gjatë kohës që po tentonin të transportonin 62 kilogramë kanabis me 3 mjete të ndryshme nga Vlora në drejtim të Fushë Krujës.

  • VIDEO

    Situatë problematike në Majën e Rrunës në Kukës, flakët përfshijnë pjesën më të madhe të malit! Terreni malor vështirëson shuarjen zjarreve, prit ndërhyrja me helikopter nga ajri

    Paraqitet e vështirë situata me flakët më Majën e Rrunës në Kukës, ku zjarret vijojnë të përhapen, ndërsa terreni malor vështirëson lokalizimin dhe punën për shuarjen e tyre.

    Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, ndërsa në terren janë nisur forcat e ushtrisë dhe ekipet e Bashkisë Kukës, për të mbajtur zjarrin nën kontroll në mënyrë që të mos rrezikojë zonat e banuara. Ndërkohë pritet edhe ndërhyrje me helikopter nga ajri.

  • VIDEO

    Zjarrfikësit, heronjtë në 'luftën' me flakët në Vlorë, por Bashkia i ka lënë pa paga! Prej dy muajsh nuk kanë marrë lekët për orët shtesë

    'Report Tv' mëson se në Vlorë, një prej qarqeve më të prekur nga zjarret, ku lufta me flakët vijon prej 14 ditësh tashmë, Bashkia e Vlorës nuk iu ka dhënë pagat e gatishmërisë zjarrfikësve që prej dy muajsh, duke mos u dhënë asnjë lekë për orët shtesë. Zjarrfikësit janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira që kanë përfshirë vendin me flakët që po përhapen nga veriu në jug, por duket se vlerësimi monetar për ta nuk është ai që duhej të ishte.

  • VIDEO

    Trafikonte kokainë në Astir, kapet mat nga policët! 38-vjeçari shmangte kontrollet me badge polici false

    TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar pasi trafikonte kokainë në zonën e Astirit. Për trafikimin e kokainës 38-vjeçari i identifikuar si Anteo Guci përdorte badge fals policie për t’iu shmangur kontrolleve.

    Në kuadër të operacionit "Detonatori", policia ka ushtruar kontroll në banesën e Gucit e cila ndodhej në zonën e Astirit, ku është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

  • VIDEO

    Mes SHBA-ve dhe Berishës, zotëria këshillon Bashën: Jepe vet dorëheqjen, mos e krruaj me Amerikën

    I ndodhur mes SHBA-ve dhe Berishës kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të marrë nje vendim. Një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv këshilloi Bashën që ta japi vet dorëheqjen dhe të mos merret me Amerikën. Amerikanët kanë kërkuar që Berisha të mos jetë në Kuvend.

  • VIDEO

    “Do kisha qëlluar me dorën time” telefonuesi i rendit Berishës provat pas shpalljes “non grata”

    Përplasja mes SHBA-ve dhe Berishës dhe qëndrimi që duhet të mbajë Lulzim Basha u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues i renditi ish-kryeministrit provat që ai kërkon pasi u shpall “non grata” nga amerikanët. Që nga 21 janari e deri tek Gërdeci zotëria përmendi disa ngjarje të bujshme.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 6 gusht 2021, Përplasja SHBA-Berisha dhe Basha në mes.

    Debate dhe diskutime të ndezura në studio. Telefonuesit komentojnë përplasjen SHBA-Berisha dhe vendimin që duhet të marrë Basha për ish-kryeministrin.

  • VIDEO

    Rama poston videon nga kantieret e konvikteve të reja të mjekësisë: Vijon pa ndalim puna për ndërtimin e tyre

    Vijon pa ndalim puna për ndërtimin e konvikteve të reja të mjekësisë, e duket se studentët do të akomodohen pikërisht në këto hapësira, në vitin e ri akademik. Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mirmëngjes pikërisht me një video nga kantieri i ndërtimit të këtyre godinave.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 6 gusht 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga "bomba" brenda PD-së për Lulzim Bashën te 39 për qind e shqiptarëve nuk do e shohin dot detin për shkak të varfërisë e deri tek Messi largohet nga Barça pas 21 vitesh.

  • VIDEO

    RENEA kontrolle me helikopter në malet e Pukës për drogë, zbulohet një parcelë me kanabis! Efektivët zbresin me litar në terren

    RENEA kaq zhvilluar kontrolle dhe monitorim nga ajri me helikopter në malet e Pukës për të zbuluar parcelat e mbjella me drogë. Gjatë monitorimi është zbuluar një parcelë me kanabis në një terren tepër të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë.

    Me identifikimin e parcelës, policia nisi operacionin e koduar  "Qafa e Helmit”. Për shkak të terrenit malor të thepisur dhe të pyllëzuar, forcave RENEA u është dashur që të zbresin në zonë me litra nga helikopteri dhe më pas të kalojnë rrugë tepër të vështira për të çarë shkurret duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

  • VIDEO

    COVID/Trefishohen kërkesat e qytetarëve për tampon! Epidemiologia: Më shumë raste në periferinë e Tiranës

    Prania e variantit Delta në Shqipëri ka trefishuar kërkesat e qytetarëve për të bërë tampon. Epidemiologia Ermelinda Murati tregon se të infektuarit po shfaqin shenjat e një viroze të lehtë.

    "Tani në këto ditët e fundit në fakt është shtuar dhe kërkesa e qytetarëve për të bërë testime dhe le të themi janë shtuar dy-trefish më tepër. Mesatarisht mund të shkojë dhe 50-60 testime një grup. Kanë shfaqur shenja të viroze të lehtë, ka dhe qytetarë që nuk shfaqin forma të rënda të virusit apo shenja të COVID. Janë vatra familjare, janë njerëz që kanë pasur kontakte me persona të ardhur nga jashtë apo me njerëz të tjerë të infektuar me virus", tha epidemiologia

  • VIDEO

    Zjarri në Gumenicë të Vlorës, Nënkolonel Muka për Report TV: S'ka banesa të djegura, banorët u evakuuan të gjithë! Era në disfavorin tonë, shpresojmë të mos riaktivizohet vatra

    Zjarri në Gumenicë, që ka ardhur nga fshati Gjorm i Vlorës duket se është neutralizuar dhe se aktualisht nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërsa të gjithë banorët u evakuuan në kohë për të mos rrezikuar jetën. Në një intervistë për Report Tv, Nënkolonel Dritan Muka tha se në këtë fshat nuk ka asnjë banesë të djegur dhe se është bërë e mundur neutralizimin e 6 vatrave që rrezikonin seriozisht banesat në këtë fshat. Nënkolonel Muka u shpreh se puna në terren ka qenë tepër e vështirë, ndërsa era ka qenë në disfavorin e tyre pasi përhapte flakët në mënyrë tepër të shpejtë duke rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve të Gumenicës.

    "Në Gumenicë të sipërme dhe të poshtme dhe të sipërme u aktivizuan disa vatra zjarri, disfavori për ne ishte era. U bë në kohë evakuimi i banorëve që të mos rrezikohej jeta e tyre. Ishin 6 vatra në këtë fshat që rrezikon seriozisht banesat, por u bë e mundur të lokalizoheshin dhe të mos digjej asnjë banesë dhe as të mbjellat e banorëve", tha nënkolonel Muka.

    Për nënkolonel Mukën tashmë situata varet nga era nëse do të riaktivizohet apo jo sërish zjarri. Ai tha se do të monitorohet edhe gjatë natës.

    "Shpejtësia e erës është premisë që flakët mund të aktivizohen,  shpresojmë të mos ketë riaktivizim. Me zjarre masiv jemi hasur gjatë gjithë kohës, terreni këtu nuk ka qenë  tepër i vështirë, do te jemi ne gatishmëri edhe gjatë natës", tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv