-
VIDEO
Situata me zjarret, mbërrin nga Çekia helikopteri i parë i premtuar nga BE! Ambasadori çek: Ka kapacitet 1000 litra, jemi këtu që t'u ndihmojmë
Ka mbërritur nga Çekia helikopteri i parë nga 3 që pritet të vijnë në ndihmë të vendit tonë në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian për të përballuar situatën me zjarret.
Ambasadori i Çekisë në Shqipëri Jaroslav Ludva ka deklaruar se helikopteri ka kapacitet 1000 litra ndërsa theksoi se Çekia është gati ta ndihmojë vendin tonë.
-
VIDEO
Emigrantët i dhurojnë ambulancë qendrës shëndetësore në Bushtricë! Vëllezërit Poti: Urojmë t’i shërbejë komunitetit
Qendra Shëndetësore e Bushtricës në Kukës është pajisur së fundi me një autoambulancë të re, që i është dhuruar nga dy vëllezër emigrant.
Gjatë ceremonisë së dhurimit, njëri prej vëllezërve donator Astrit Poti shprehu dëshirën që kjo dhuratë t’i shërbejë banorëve të zonës.
-
VIDEO
Surprizojnë trafikantët, kokaina nga bananet 'kalon' te peshku! Kapen 7 kg në një kontejner në portin e Durrësit! I ishte vënë GPS, vinte nga Ekuadori, arrestohet pronari i firmës
Përsëritet historia në Portin e Durrësit. Janë kapur pasditen e sotme 7 kilogramë kokainë, që u gjetën në një kontejner të ngarkuar me prodhime deti, që vinte nga Ekuadori. Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu administratori i saj, Denis Doda.
Sasia e lëndës narkotike u gjet në pjesën e kapakëve të ventilimit.
-
VIDEO
COVID-19/ Veliaj: Të pavaksinuarit nuk duhet të marrin pjesë në koncerte e aktivitete masive! Nëse doni që Tirana të hapet 100%, vaksinohuni
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë thirrje sot qytetarëve që të vaksinohen, nëse duan të marrin pjesë në koncerte apo aktivitet masive publike në Tiranë. I pranishëm në Ndoq, ku vizitoi një familje, banesa e të cilëve u rindërtua pas tërmetit, Veliaj u shpreh se në mënyrë që Tirana të hapet 100%, duhet të që qytetarët të vaksinohen.
-
VIDEO
Familja futet në banesën e rindërtuar, Veliaj: Pas ndërtimit të shtëpive individuale dhe lagjes, do të përfundojmë infrastrukturën arsimore në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka insepktuar banesën e familjes Muhamed Trimit në Ndroq që ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë zonë, njësoj si familja Trimi, janë edhe 100 banesa të reja, ku po punohet për të rritur standardin e jetesës për familjet që do të strehohen në to. Veliaj u shpreh se operacionit të rindërtimit po i afrohet fundit, ndërsa siguroi se krahas shtëpive të reja është menduar për gjithë infrastrukturën ndihmëse dhe ofrimin e shërbimeve pranë komunitetit.
-
VIDEO
Zjarr në Gjirokastër, aktivizohet një vatër në Mashkullore
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Mashkullores në Gjirokastër, Për shuarjen e flakëve janë duke punuar 2 mjete zjarrfikëse, ndërsa zjarri aktualisht po djeg bimësinë e zonës por pa rrezikuar fshatrat e banuara.
-
VIDEO
Korrja e grurit, organizohet në Maliq festa e 'Bukës së re'! Panaire të varieteteve të ndryshme të brumit dhe serenata korçare
Me fillimin e korrjes së grurit, u organizua në atraksionin më të bukur turistik të Maliqit, pikërisht tek pylli i Fazanëve, festa e “Bukës së re”. Kjo festë u shoqërua me panaire të varieteteve të ndryshme të brumit, nën tingujt e serenatave korçare dhe valleve tradicionale.
-
VIDEO
49 kg kokainë në kontejnerin me banane, dosja e Selim Çekaj kalon në SPAK! 'Kam gruan për t'u kujdesur', 72-vjeçari kërkon ndryshmin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme vendos nesër
SPAK ka regjistruar çështjen e Selim Çekaj, i cili u arrestuar për gjetjen e 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur. Dosja e tij u regjistruar në SPAK pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Durrësit për këtë çështje. Gjykata e Posaçme pritej të jepte sot vendim pas apelimit të masës së sigurisë nga Selim Çekaj për të mos qëndruar në qeli, por vendimi u shty për shkak se mungonte avokati i Çekajt. Gjykata e Posaçme do të vendos ditën e nesërme në orën 11:00 nëse Selim Çekaj do të vijojë të qëndrojë në qeli apo jo.
-
VIDEO
Përkeqësohet situata në Karaburun, era e fortë riaktivizon vatrën te Gropa e Pirit, digjen pyjet me bredha
Për shkak të erës së forte dhe temperaturave të larta është riaktivizuar një vatër zjarri në Karaburun. Kjo ka përkeqësuar situatën e zjarret at, ku në vendin e quajtur Gropat e Pirit mbi Karaburun , vatrat e zjarrit po riaktivizohen për shkak te erës së fortë.
Zjarri ka djegur bredha dhe pemë të ndryshme duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërkohë që Forcat e Armatosur dhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura vijojnë të luftojnë më flakët.
-
VIDEO
Toka e nxirë nga hiri, ja çfarë lanë pas flakët që 'përpinë' fshatin Gjormë
Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Gjorm i Selenicës pas flakëve që përfshinë zonën. Sipërfaqe toke të tëra të mbuluara nga hiri e bimësi e shkrumbuar. E ndërsa bimësisë duket se do t’i duhet shumë kohë për tu rikuperuar.
-
VIDEO
Zjarret, Drejtori për Zonat e Mbrojtura: Të qëllimshëm, në Karaburun u ndërhy vonë! Barinjtë ndezën vatra të tjera pas shpinës sonë! Duhen 30 vite për rikuperimin e bimësisë
'Kamikazë' i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatë kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.
-
VIDEO
Karaburuni dy javë në flakë, pamje me dron të djegies së qindra hektarëve me pyje e bimësi