-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 4 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Kreu i SPAK thotë se tani është koha për "Të pandëshkuarit" te alarm nga zjarret në jug e deri tek një pabesi diplomatike.
-
VIDEO
Vlorë/ Vijojnë zjarret në malin mbi fshatin Dukat dhe mbi bazën e Pashalimanit! Vatrat në Gjirin e Gramës i afrohen Llogarasë! Pritet ndërhyrja me helikopter
Në ditën e nëntë të zjarreve në Karaburun, sot situata paraqitet më e qetë në pjesën që dje kishte situatë të rëndë, si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman.
Aktualisht vatrat e zjarrit janë sërisht mbi bazën e Pashalimanit si dhe në Malin e Dukatit.
-
VIDEO
Zjarret në vend, Rama: Ushtria dhe forcat e emergjencave civile vijojnë me operacionet e vështira të shuarjes së flakëve! Ngushëllime familjes së viktimës në Gjirokastër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend me zjarret, që po djegin hektarë të tërë nga veriu në jug. Me një postim në Facebook, Rama thotë se ushtria dhe forcat e emergjencave civile po vijojnë me operacionet 'e vështira' për shuarjen e flakëve. Po ashtu, Rama i shpreh ngushëllime edhe familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën sot si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarri e tymi iu shkon pranë banesave, banorët e fshatit Arshi Lengo evakuohen, vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike
Era e fortë bëri që flakët që kishin përfshirë Lunxhërinë e Gjirokastrës të përhapeshin me shpejtësi drejt zonave të banuara. Për 3 fshatrat Krinë, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli të jepej urdhër evakuimi për banorët. Pjesa më e madhe e banorëve të evakuuar janë të fshatit Arshi Lengo, ndërsa po shikohet situata në zonat e tjera në varësi se si do të përparojnë flakët gjatë natës. Banorët e evakuuar do të vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.
-
VIDEO
Bashkia e Tiranës nis projektin ‘çerdhe dhe kopsht pranë vendit të punës’, miratohet marrëveshja
Ky projekt pilot do të mbështesë jo vetëm fëmijët dhe familjen, por njëkohësisht do të sigurojë shtrimin e terrenit për ofrimin e një modeli alternativ të shërbimit parashkollor publik, në funksion të mirërritjes dhe edukimit të fëmijëve, si dhe do të mundësojë një rishpërndarje të fluksit gjithnjë në rritje të kërkesave për regjistrimin e fëmijëve sistemin parashkollor publik.
-
VIDEO
Gjirokastër/Zjarri e tymi 'pushtojnë' Lunxhërinë, një i vdekur, një i plagosur! Asfiksohet ushtari i FA, jashtë rrezikut! Urdhërohet evakuimi i 3 fshatrave, ndërhyhet nga ajri
Situatë kritike në Lunxheri të Gjirokastrës nga zjarret, shënohet viktima e parë nga flakët. Gjithashtu është plagosur edhe bashkëshortja e viktimës, që ka pësuar djegie nga flakët.Zjarri po përparon me shpejtësi drejt fshatrave të banuar për shkak të erës së fortë, evakuohen banorët.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Flakët hyjnë brenda oborreve të shtëpive në Lunxhëri të Gjirokastrës
Situata e zjarreve në Lunxhëri të Gjirokastrës është alarmante ku për tre fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo është dhënë urdhër i evakuimit të banorëve, pasi flakët kanë ardhur tek banesat e tyre. Në një video siguruar nga Report Tv, duket ku flakët anë hyrë brenda oborrit të shtëpisë duke djegur zonën, aq sa vetëm porta e hekurt ka mbetur ende në këmbë, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Mbërrin helikopteri, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Gjirokastër
Një helikopter ka mbërritur në Gjirokastër dh epo punon për shuarjen e flakëve që duket se kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarret i janë afruar shtëpive, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ketë një ulje të intensitetit të flakëve.
-
VIDEO
VIDEO/ 'O Dritan, hajde këtu more', Rama thërret Abazoviç dhe i jep gërshërët për të prerë shiritin e pikës së përbashkët kufitare me Malin e Zi
Sot u hap pika e përbashkët kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi. I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Prerja e shiritit për inaugurimin e pikës së përbashkët kufitare do bëhej mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, por në moment të fundit Rama ka kërkuar që në prerjen e shiritit të ishte edhe Dritan Abazoviç.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një banesë e vjetër në Korçë!
Përfshihet nga flakët një banesë e vjetër në Korçë!
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Kova me ujë për të fikur zjarrin, edhe policia në ndihmë të ushtrisë dhe zjarrfikësve në Asim Zenel të Gjirokastrësv
Në Asim Zenel të Gjirokastrës situate me zjarret është shumë e rëndë. Në fshatin ku humbi jetën një person nga flakët kanë shkuar me urgjencë edhe forcat e policisë së shtetit.
-
VIDEO
Zjarret/ Niko Peleshi në fshatin Asim Zenel: Helikopterët nga Vlora po transferohen në Gjirokastër! Do evakuohen 3 fshatra, banorët mos të rezistojnë, të largohen
Minsitri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar pasditen e sotme në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës, ku situata nga zjarret paraqitet mjaft kritike, ku është regjistruar një viktimë dhe një e plagosur. Peleshi pranon se situata është mjaft e vështirë, ndërsa thotë se drejt Gjirokastrës janë nisur helikopterët që po punonin për shuarjen e zjarreve në Karaburun të Vlorës. Ai thekson duhet të evakuohen 3 fshatra, Asim Zenel, Arshi Lengo dhe Krin, ku situata paraqitet mjaft kritike. Peleshi i bën thirrje banorëve që të mos rezistojnë por të largohen nga fshatrat.