-
VIDEO
Zjarri në Dukat, shpëtohet Parku i Llogarasë! 20 metra ndanin rrezikun që dhe ajo të 'pushtohej' nga flakët
Forcat Ushtarake falë punës së tyre në terren në një lartësi prej 1350 metrash por edhe ndërhyrja nga ajri me helikopterë kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në Dukat, duke shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në gjirin e Gramës në Vlorë, ende prezent rreziku për Llogaranë, Zonat e Mbrojtura: Jemi në gatishmëri, flakët mund të afrohen
Rreth 70 forca të Ushtrisë së bashku me ADZM Vlorë kanë bërë te mundur të shuajnë zjarrin një zonë konsiderueshme mbi gjirin e Gramës në afërsi të pyllit të Llogorasë. U deshën disa orë punë ndërhyrje nga toka dhe ajri, për të bërë të mundur normalizimin e situatës, por rreziku nuk ka kaluar për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fuqishme në atë zonë. Punonjës se Zonave të mbrojtura Vlorë shprehen se rreziku nuk ka ikur ende, pasi zjarri mund t'i afrohet parkut Kombëtar të Llogorasë.
-
VIDEO
Zjarret në vend, Rama jep informacione mbi situatën: Aktualisht 13 vatra zjarri aktive në vend! Në Fushë-Arrëz rrezikohen zonat e banuara, është dërguar një helikopter
13 vatra zjarri janë aktive në vend, ku në 12 prej të cilave nuk ka rrezik për zonat e banuara. Problematike situata paraqitet në Fushë-Arrëz, ku flakët rrezikojnë të përhapen edhe në zonat e banuara, për pasojë është dërguar një helikopter, në mënyrë që të ndërhyhet nga ajri.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në 3 fshatra të Mallakastrës, digjen 35 hektarë pyje e ullishte! flakët i afrohen një lagjeje
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej mesditës së sotme në fshatrat Gadurovë, Cerrilë dhe Selitë. Situata duket mjaft problematike, ndërsa bëhet me dije se nga flakët rrezikohet lagjja Mushonjë në Cerrilë, pasi flakët janë afruar shumë.
-
VIDEO
Kthyen rrugën në piste garash, tentojnë të korruptojnë policët! 13 drejtues mjetesh të arrestuar, policia ndalon 'Ferrarin' në autostradë
13 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor duke u bërë shkak për aksidente. Gjatë monitorimit me radarë dhe kamera, policia ka hequr 54 patenta, ndërsa janë gjobitur 2679 drejtues mjetesh.
Gjatë monitorimit me radarë dhe kamera, policia ka hequr 54 patenta, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ndërsa janë gjobitur 2679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës. Mes tyre është ndaluar edhe një makinë Ferrari pasi ecte me 147 km në rrugë në aksion Tiranë-Durrës.
-
VIDEO
Buxheti 2021/ A mjaftojnë 22.2 mln euro për shuarjen e zjarreve? Bashkitë marrin 10 mln euro, 8.1 mln për ‘Mbrojtjen’, vetëm 4.1 mln për emergjencat civile
-
VIDEO
Riaktivizohet zjarri në kodrat e fshatit Saraqinisht në Lunxhëri, flakët 'përpijnë' kodrat
Duket se nuk ka paqe për Gjirokastrën, ku një vatër zjarri është riaktivizuar në fshatin Saraqinisht në Lunxhëri. Flakët kanë përfshirë kodrat e fshatit, duke djegur hapësira të tëra me pemë e shkurre. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Virozat e stinës/ 250 fëmijë në ditë në urgjencën e QSUT, pediatrja: Më shumë urgjenca se 1 vit më parë për të miturit e moshës nga 1 deri në 5 vjeç
Infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore dhe irritimet e lëkurës për shkak të frekuentimit të detit janë diagnozat që mjekët po hasin më shpesh tek fëmijët gjatë këtij sezoni veror. Pediatrja Anila Sevdari thotë se grupmosha më e prekur është nga 1-5 vjeç.
-
VIDEO
Merr flakë një banesë në Dukat të Vlorës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike! Banorët e fshatit në ndihmë për shuarjen e flakëve
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Dukat të Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa fatmirësisht brenda në banesë nuk ka persona. Banorët e fshatit kanë shkuar në ndihmë, duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me kova uji, ndërsa është lajmëruar edhe zjarrfikësja.
-
VIDEO
Dosjet e bujshme që i dhanë fund karrierës së prokurorit Besim Hajdarmataj! Nga akuzat e SHBA-BE për lidhje me grupet e drogës te përplasjet me socialistët
Sot KPA nxori jashtë sistemit të drejtësisë prokurorin Besim Hajdarmataj. Por cila ishin argumentet kryesore të ndërkombëtarëve që kërkonin me insistim shkarkimin e tij. Sipas ONM-së, Hajdarmataj ka mbyllur dosjet e trafikut të drogës dhe grupeve të bixhozit, ndërsa ngriti dyshime të forta rreth vendbanimit të prokurorit. Akuzat për fluturime me avion me njerëzit e krimit dhe mbyllje dosjesh droge:
-
VIDEO
Çako në Gjirokastër: Të evakuuarit janë rikthyer në banesa, vatrat mund të rindizen! Golemi: Dëmet të mëdha, 700 ha tokë të djegura! 2 të dyshuar për zjarrvënie
Nga Gjirokastra atje ku u shënua dhe viktima e parë nga zjarret, Kreu u Emergjencave Civile Haki Çako tha se banorët e 3 fshatrave që u evakkuan dje janë rikthyer në shtëpitë e tyre tani që situate është vënë në kontroll. Megjithatë Çako paralajmëroi se vatrat mund të rindizen herë pas here për shkak edhe të temperaturave.
-
VIDEO
Zjarret, BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile! 2 helikopterë do të nisen drejt Shqipërisë nga Çekia dhe Holanda! Ndihmë edhe për Italinë, Greqinë e Maqedoninë e Veriut
Drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda. Kjo është ndihma që na vjen nga Bashkimi Europian në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Brukselit.