• VIDEO

    Për herë të parë pas përplasjeve, Leli shfaqet krah Peleshit në Vlorë: Po punojmë së bashku, të rrisim alarmin për zjarrvënie të qëllimshme

    Për herë të parë pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, është shfaqur krah një anëtari të qeverisë. Lesi ka qenë krah Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi në Dukat për të koordinuar punën për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonën prej disa ditësh. Por pavarësisht përplasjeve duket se situata e zjarrit i ka bashkuar dhe Leli tha se po punojnë së bashku me Peleshin.

    “Emergjencat civile kanë qenë në krye. Si e dëgjuat nga ministri zjarrëvëniet e qëllimshme kanë kryer situata të rënda. Zjarri në Poro ka qenë i qëllimshëm. Me koordinimin e punës dhe me kërkesën e ministrit  Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e  Poros, për të bërë fikjen e zjarrit. Janë organizuar forcat që janë në Bashki Forcat zjarrfikëse kanë qenë në zonën e  Pashalimanit si tha Ministri. Në këtë situatë ajo që shkakton të gjithën dhe na bën të përballemi është zjarrvëna e qëllimshme. Aty ky fillon e keqja , organet e ligjit po punojnë për këtë, por na takon të gjithëve të rrisim alarmin për këto zjarrvënie të qëllimshme”.

  • VIDEO

    Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH

    Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.

  • VIDEO

    Proteston firma private, Shkodra pa transport urban për 24 orë: Kemi vështirësi financiare, kërkojmë subvencionim nga shteti

    Një firmë private e transportit urban ka zhvilluar një grevë urie për 24 orë. Kjo protestë është zhvilluar me pretendimin se firma gjendet përballë vështirësive financiare. Përfaqësuesi i firmës private ka bërë një kërkesë zyrtare duke kërkuar nga shteti subvencionim pasi e kanë të përballojnë krizën ekonomike.

  • VIDEO

    Riaktivizohet vatra e zjarrit në zonën ‘Arshi Lengo’ në Gjirokastër

    Riativizohet vatra e zjarrit në zonën e fshatit ‘Arshi Lengo’ në Gjirokastër. Zjarrfikësja ka shkuar për të neutralizuar flakët. Kujtojmë se dje në fshatin Arsim Zeneli humbi jetën 64-vjeçar që pasi luftonte me flakët që i rrezikonin shtëpinë.

    •  
  • VIDEO

    Peleshi nga Dukati: Presim ndihmë nga Holanda! Shmangëm më të keqen në Pashaliman, kemi 3 helikopterë në punë! 6 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme

    Nga Dukati i Vlorës ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po flet për situatën e zjarreve. Sot presim një skuadrilje nga Holanda tha Peleshi për të vlerësuar situatën se sa ndihmë do na sjellin.

    Deri më tani janë 6 të arrestuar për zjarrvënie tha Peleshi.

  • VIDEO

    Temperatura deri në 40°C, parashikimi i motit për sot

    Mbetemi në dominimin e kthjellimeve gjatë orëve të paradites në një pjesë tëe mire te vendit, sipas meteoalb. Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash te lehta dhe të përkohshme në zonat malore, pasi mbremja dhe orët e natës largojnë vranësirat duke sjellë mbizotërim te kthjellimeve

  • VIDEO

    U arrestua për zjarrvënie në Ksamil, 'arrest shtëpie' 25 vjeçarit! Babai i tij: S'e ka bërë djali, duan t'ia ngecin! Na janë kundërvënë sepse kërkojmë të drejtën tonë

    25-vjeçari Edmond Zogaj i arrestuar si autor i dyshuar i zjarrit të djeshëm në Ksamil është lënë në arrest shtëpie.

    Por familjarët e tij pretendojnë se Edmondi është i pafajshëm dhe se në kohën kur është ndezur zjarri, ai ka qenë në me to.

  • VIDEO

    Humbi jetën nga flakët në fshatin Asim Zeneli, flet shoku i viktimës për Report TV: Fatkeqësi e madhe, nuk kishim zjarrfikëse

    Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Asim Zeneli, ku humbi jetën nga flakët 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ka folur për Report Tv shoku i të ndjerit. Pranë banesës së viktimës, i afërmi u shpreh se kjo është një fatkeqësi e madhe për familjen. Sipas tij, pasi flakët u futën brenda në fshat, nuk kishin zjarrfikëse në dispozicion gjë që solli edhe humbjen e jetës së Haxhiajt.

    "Erdhi flaka nga poshtë këtu, me erë, kishte një erë të madhe shumë dhe e shkriu në vend. Të shohim tani, sikur një fije shprese kemi.  Ka dy djem, një e kishte në Tiranë të voglin në shkollë dhe në punë atje, tjetrin këtu e kishte. Në radhë të parë atë e kam shok, unë nuk jetoj këtu jam në Athinë, atë e kam shok dhe motrën e atij e kam kunatë. Një fatkeqësi e madhe! Ç'të them se këtu kishim mundësi por nuk kishim zjarrfikëse, s'kishte asgjë, arriti zjarri në mes të fshatit", u shpreh shoku i viktimës.

  • VIDEO

    Një i vrarë gjatë konfliktit për pronën mes kushërinjve në Lushnje, Kastriot Hasalla del para Gjykatës, i vëllai: Mëshirë, jo burgim i përjetshëm

    Kastriot Hasalla i vetëdorëzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në Lushnje, ka dalë sot para Gjykatës së shkallës së parë ku pritet  ti komunikohet masa e arrestit.

    Vëllai i tij ka deklaruar se kërkon mëshirë dhe që të mos i jepet burgim i përjetshëm. Ndërkaq deklaroi se do të shkojë në familjen e viktimës për ngushëllim.

  • VIDEO

    Del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Besim Hajdarmataj, prokurori që përgjoi socialistët në Dibër dhe ia dorëzoi përgjimet Bashës! KPA: Shkeli rëndë besimin e publikut te drejtësia

    TIRANË-Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj.  KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve  dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë. Këto ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues.

    TIRANË-Dalja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë. Ky është fundi i karrierës së prokurorit të Tiranës, Besim Hajdarmataj.  KPA vendosi sot pranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve  dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë. Këto ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues.

  • VIDEO

    Dje u shënua viktima e parë, sot riaktivizohet sërish zjarri në Lunxhëri, ndërhyn helikopteri dhe shuan të gjitha vatrat në Gjirokastër

    Një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxhëri të Gjirokastrës është riaktivuar sërish sot në mëngjes, por është shuar përfundimisht shumë shpejt pas ndërhyrjes me helikopter.

    Forcat e PMNZSH Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake kanë qenë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.

    Ne oren 03:30 të mesnatës janë shuar flakët në Kalanë e Shën Triadës ku gjenden antenat e telefonave celulare. Vatra në Lunxhëri është e vetmja e riaktivizuar sot në Gjirokastër.

    Dje zjarri rrezikoi seriozisht banesat e 3 fshatrave në Lunxheri, konkretisht fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, ku u dha urdhër evakuimi për banorët në mënyrë që të mos u rrezikohej jeta, por fatkeqësisht u shënua edhe viktima e parë nga zjarret.

    Në përpjekje për të shuar zjarrin që i kishte shkuar pranë banesës së tij, ka humbur jetën Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, në fshatin Asim Zeneli. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar. Gjatë luftës me flakët pësoi gjendje asfiksimi edhe ushtari i Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 4 gusht 2021, Zjarret dhe reagimi i shtetit.

    Zjarret në vend shënuan edhe viktimën e parë. Telefonuesit flasin për situatën dhe analizojnë reagimin e autoriteteve përgjegjëse.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv