• VIDEO

    Refuzoi kërkesën e KLSH për kontroll?! Çako: Nuk është e vërtetë, po procedohet normalisht

    KLSH më 30 korrik nisi kontrollin ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve, por sipas një lajmi dje u deklarua se kjo është refuzuar nga Emergjencat Civile. Vetë KLSH shprehet se ka marrë nga Emergjencat Civile përgjigjen se "Drejtori i emergjencave Civile Haki Çako është me pushime deri në datën 9 gusht dhe KLSH nuk mund të auditojnë në institucion pa u kthyer drejtori i përgjithshëm". Por i pyetur nga Report Tv për këtë deklaratë, Haki Çako e refuzon kategorikisht. 

     
  • VIDEO

    Pas ngritjes me vonesë të helikopterit shtetëror do na duhen privatët, por sa do të kushtojnë? Kreu i Emergjencave: Nuk e di

    Nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile është thënë se sot po fluturojnë për fikjen e zjarreve edhe 2 helikopterë të kontraktuar nga privatët.

    Por edhe pse e ngritën helikopterin e shtetit 10 ditë me vonesë dhe kostot e kontraktimit të privatëve mund të ishin shmangur, kreu i Emergjencave Civile nuk është në gjendje as ta thotë se sa do t'i kushtojë taksapaguesve ky shërbim.

    I pyetur nga Report Tv në intervistën live nga Dukati, Haki Çako tha se ai nuk e di koston.

    "Nuk është çështje që më takon mua! Nuk di ta them se sa ka kushtuar", tha Çako.

  • VIDEO

    Çako: I kemi kërkuar ndihmë fqinjëve dhe BE-së por kanë problemet e tyre

    Shefi i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaron për Report Tv se i është kërkuar ndihmë edhe fqinjëve dhe BE-së por ata kanë nevojat e tyre.

    "Masat janë marrë që të gjitha, i gjithë shteti është në këmbë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara. Është një situata që ka prekur gjithë Ballkanin. Edhe pse kemi kontaktuar edhe më fqinjët edhe me Brukselin, ata kanë pasur nevojat e veta dhe nuk kanë mundur të na përgjigjen", shprehet ai.

  • VIDEO

    Prej 12 ditësh Vlora digjet, Haki Çako për Report Tv: Kam qenë në eveniment familjar, i marr leje vetëm Zotit! I gjithë shteti është në këmbë

    Teksa prej gati 2 javësh vendi, sidomos Vlora, është mbuluar nga zjarret që po djegin pasurinë tonë kombëtare, pyje dhe kullota, në Emergjencat tona Civile situata është marrë me qetësi 'olimpike'.

    Për kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shqetësimi se ai nuk është gjendur në krye të detyrës në këtë situatë emergjencash është i pavend pasi ai ka qenë në një eveniment familjar dhe për këtë s'ka pse merr leje.

  • VIDEO

    Vlora prej ditësh në 'luftë' me flakët, Haki Çako shfaqet pas pushimeve në Dukat

    Kur Vlora ka më shumë se 10 ditë në flakë, sot kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është detyruar që të ndërpresë pushimet dhe është shfaqur në Dukat. Me një telefon në vesh shihet Çako në videot e Report TV, ku si duket po ftillohet për të nisur nga puna, tani që flakët në Dukat të Ri janë afër banesave.

    •  
  • VIDEO

    Shoferët e 'çmendur' nuk i ndal as radari as gjoba, 'fluturojnë' deri në 176 km/h! Bilanci i muajit korrik

    Për rreth 4 orë kontroll gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin Tiranë-Elbasan shoferët janë konstatuar me shpejtësi deri në 176 km/h. Si pasojë e shpejtësisë mbi normat, në 4 orë janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 3 gusht 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga telefona,karburant dhe qira milionat që morën deputetët edhe në qershor te kë po kërcënon Berisha në PD e deri tek Dua Lipa bën për një javë më shumë se qeveria në 8 vite.

  • VIDEO

    Bilanc i lartë dëmesh, vihen në kontroll flakët në Gjirokastër

    Shuhet zjarri në fshatin Palokastër në Bashkinë Gjirokastër ku u krijuan 2 vatra të rrezikshme që prej ditës së djeshme. Në orët e vona të natës së djeshme është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit në kodrat e fshatit Palokastër falë ndërhyrjes energjike te PMNZSH Gjirokastër duke lënë pas një territor të djegur gati 5 ha kryesisht kullote. Ndërsa në Lunxheri para 1 ore është arritur të lokalizohen flakët të cilat përgjate 14 orëve kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutore sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare.

    Ne aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, janë aktivizuar 30 forca zjarrfikëse nga repartet zjarrfikese të Gjirokastres, Dropullit dhe Libohovës me pesë mjete zjarrfikese. Njekohesisht ne kete aksion jane angazhuar edhe 20 forca te ushtrise, si dhe 20 punonjes te Bashkise Gjirokaster te cilet kane punuar per lokalizimin e flakeve me mjete rrethanore dhe ne nje terren te veshtire malor. Bilanci i demeve rezulton fatal. Ne baze te perllogaritjeve ende jo te zyrtarizuara, ne Lunxheri jane djegur 40 ha kullota dhe 500 rrenje arrore, dru frutore dhe vreshtari. Policia e Gjirokastres ne baze te informacioneve te siguruara ne terren, ka rene ne gjurmet e tre piromaneve ku 2 prej tyre jane identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.

  • VIDEO

    ‘Tërbohen’ flakët në Dukat dhe Karaburun, situata ende serioze! Sot 3 helikopterë ‘luftojnë’ flakët nga ajri

    Ka qenë e pamundur të vihen në kontroll vatrat e rrezikshme të zjarrit në Vlorë ku flakët vijojnë të përpijnë pa mëshirë gjithçka gjejnë përpara prej më shumë se 10 ditësh në këtë qark. 

  • VIDEO

    Zjarri i 'pabindur' në Karaburun, vijon të ‘përpijë' pyjet, Çako ‘detyrohet’ të braktisë pushimet! Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile, nga sot tre helikopterë për shuarjen e flakëve! Peleshi ‘zgjohet’ dhe kërkon ndihmë: Situatë serioze

     

    As në ditën e dytë helikopteri nuk ka mundur që ti shuajë flakët që kanë përpirë prej më shumë se 10 ditësh pyjet në Vlorë duke shkaktuar dëme kolosale. Teksa u pa që situata po dilte tërësisht jashtë kontrollit dhe se shuarja e flakëve ishte e pamundur që të bëhej me mjete rrethanore, ministria e Mbrojtjes dhe emergjencat civile pas presionit të madh nga mediet më në fund janë vënë në lëvizje

  • VIDEO

    SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!

    Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike. Vendi ynë prej ditësh po përballet me disa vatra zjarri nga veri në jug, ndërsa ato më problematike vijojnë të jenë në Tragjas dhe Karaburun të Vlorës, por duket se kjo gjë nuk shqetëson aspak Haki Çakon, i cili as nuk ka ndërprerë pushimet dhe as nuk ka reaguar në lidhje me situatën emergjente.

  • VIDEO

    ISHP: Edhe ata që kanë kaluar COVID të vaksinohen! Nxit antitrupat dhe i jep fuqi më të madhe përgjigjes imunitare

    Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë qytetarët që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar COVID, të vaksinohen sepse nxisin antitrupat. Gjatë muajit të hapur të vaksinimit për qytetarët mbi 18 vjeç do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer, pro kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronike. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv