-
VIDEO
Akademia e Shkencave, projekt i nanoteknologjisë për riciklimin e mbetjeve! Bashkëpunim me kompaninë e njohur gjermane
Riciklimi i mbetjeve natyrore si materiale ndërtimi apo si energji e rinovueshme ka qenë një nga projektet më të rëndësishme të trajtuara nga NanoAlb, njësia e re kërkimore në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë me kompaninë Gjermane Zoz GmbH.
-
VIDEO
5 ditë i mbuluar nga tymi toksik, merr fund emergjenca mjedisore në Fier, mbetjet në landfill transportohen në incenerator
Pas 5 ditësh emergjence mjedisore që shkaktoi tymi toksik i djegies së mbeturinave në landfillin e Fierit ka marrë fund një ditë më parë, ndërsa sot po bëhet edhe transportimi i plehrave të mbetura drejt incerenatorit. Me pastrimin e mbeturinave në këtë fushë nuk do të ketë më asnjë gjurmë rreziku për shëndetin e qytetarëve të Fierit.
-
VIDEO
Investime në Kukës, ndryshon pamja e tre lagjeve në qytet
Në Kukës po punohet për rikualifikimin urban të tre lagjeve të qytetit, ku po asfaltohen rrugët, lulishtet dhe fasadat e pallateve. Fondi 400 milionë lekë është bashkëfinancim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkisë së Kukësit.
"Sot kanë vazhduar punimet e asfaltimit dhe brenda kësaj jave pritet të përfundojë asfaltimi në lagjet nr 4 dhe 5. Ne me këtë rast gjemë momentin t'u kërkojmë qytetarëve që të na mirëkuptojnë pasi kemi patur dhe problematika në lidhje me automjetet që parkojnë nëpër qendrat e banimit nga ana e qytetarëve. Gjatë kësaj jave do të vazhdoje edhe vendosja e ndriçuesve të bllokut të lagjes 4 dhe 5. pjesa e këtij blloku, bashkë me ndriçim brenda 10 ditëve besoj se do të përfundojnë punimet", tha Drejtori i Urbanizmit, Andrit Shehu.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Dhoksat në Lunxheri, digjen 3 hektarë kullota, rrezikohen edhe 5 hektarë me pemë frutore
Një zjarr i madh ka rënë fshatin Doskat në Lunxheri të Gjirokastrës, ku deri më tani janë djegur 3 hektarë kullota, ndërsa rrezikojnë të digjen edhe 5 hektarë të mbjella me pemë frutore. Ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë, për shkak se është ende aktive vatra e zjarrit në Palokastër dhe për pasojë është i vështirë menaxhimi i situatës nga zjarrfikësit.
-
VIDEO
Dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e zjarrit në Karaburun, hidhen mbi 300 mijë litra ujë, vatra ende problematike
Sot ka vijuar dita e dytë e ndërhyrjes nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në Karaburun që vijon të digjet prej 7 ditësh, ndërsa vatra vijon të jetë ende problematike. Helikopteri ka hedhur ditën e sotme mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatrat e ndryshme të zjarrit në Karaburun, por për shkak të temperaturave të larta, relievit të vështirë dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin e shuarjes së zjarri. Ndërkohë që vijojnë ndërhyrjet edhe nga toka, ku forcat ushtarake dhe punonjësit e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura po punojnë prej ditësh për të vënë në kontroll flakët.
-
VIDEO
5 ditë i mbuluar nga tymi toksik, merr fund emergjenca mjedisore në Fier, mbetjet në landfill transportohen në incenerator
Pas 5 ditësh emergjence mjedisore që shkaktoi tymi toksik i djegies së mbeturinave në landfillin e Fierit ka marrë fund një ditë më parë, ndërsa sot po bëhet edhe transportimi i plehrave të mbetura drejt incerenatorit. Me pastrimin e mbeturinave në këtë fushë nuk do të ketë më asnjë gjurmë rreziku për shëndetin e qytetarëve të Fierit.
-
VIDEO
Zjarret në vend, reagon Rama: Angazhimi disaditor nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend, ku prej ditësh tashmë, flakët vijojnë të ‘përpijnë’ hektarë të tërë me pemë e shkurre.
-
VIDEO
Manovra të rrezikshme, tentativë për të korruptuar policët dhe drejtim autobusi pa patentën përkatëse, policia arreston 9 shoferë
Polica e Shtetit po vepron me dorë të hekurt mbi të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në 24 orwt e fundit janë arrestuar 9 shoferë, janë hequr 79 patenta dhe janë gjobitur 1905 drejtues mjetesh.
Gjatë monitorimit me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, policia ka arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Vendi do mbetet nën temperatura të larta, meteorologia për Report Tv: Ulet temperatura vetëm pas datës 15 gusht
Vendi ynë po përfshihet nga temperatura ekstreme , duke u cilësuar nga sinoptikanët edhe si vala e tretë e të nxehtit afrikan. Në një lidhje për Report Tv, meteorologia Lajda Porja zbuloi se temperaturat me të larta janë shënuar në zonën e Fierit dhe Beratit, Gjirokastër, si edhe në zonat malore Kukës e Has.
-
VIDEO
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Ylli Gurra: Komuniteti Mysliman duhet të mbajë përgjegjësi për ta! Ka ende xhami që nuk i kontrollon, janë dhënë para për heshtjen
Për ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka përgjegjësinë e tij për atë që ndodhi me disa besimtarë që shkuan në Siri për të luftuar me ISIS. Sipas tij fakti që ende ka xhami që nuk e njohin autoritetin e Komunitetit Mysliman përbën një dështim për të vetë institucionin. Gurra nuk la pa përmendur edhe 'korrupsionin fetar' kur foli për këtë problematikë.
-
VIDEO
Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër Gjirokastër, situata vlerësohet kritike
Vijojnë të krijohen vatra të reja zjarri në vend. Një tjetër vatër është në kodrat e fshatit Palokastër Bashkia Gjirokastër.
Zjarri po djeg kullota në këtë zonë dhe po perhapet me shpejtësi në drejtimin verior. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse te PMNZSH Gjirokastër. Situata vleresohet tejet kritike pasi favorizohen nga temperaturat 42 gradë.
-
VIDEO
Zjarri prej 11 ditësh në Vlorë, Peleshi shfaqet më në fund në Orikum dhe harron dëmet: Ngushëllime fqinjëve, ne s’kemi pasur asnjë viktimë e të lënduar! E vetmja vatër serioze Karaburuni
Pas 11 ditësh kur zjarret kanë djegur qindra hektarë në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shfaqur në Orikum.
“FA janë në të gjithë territorin që në ditën e parë kur ka filluar kjo stinë e nxehtë, komandanti i bazës ka bërë një punë shumë të mirë, duke qenë se rrezikun e kemi prezent do fillojmë pnën.
Pas 11 ditësh kur zjarret kanë djegur qindra hektarë në Vlorë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shfaqur në Orikum.
“FA janë në të gjithë territorin që në ditën e parë kur ka filluar kjo stinë e nxehtë, komandanti i bazës ka bërë një punë shumë të mirë, duke qenë se rrezikun e kemi prezent do fillojmë pnën.