-
VIDEO
Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i COVID në 10 qytete, 6 prej rasteve të vaksinuar me 2 doza jashtë shtetit! S’ndryshojnë masat, jo vaksinim i detyruar për të rinjtë
Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri. Është kjo deklarata e Komitetit Teknik i Ekspertëve.Është kjo deklarata e Komitetit Teknik i Ekspertëve. Raste me variantin Delta janë regjistruar në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora.
-
VIDEO
Shkollat, Rakacolli: Nëse do të jemi në të njëjtën situatë epidemiologjike, mësimi do të fillojë normalisht
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e pyetur nëse shkollat do të rifillojmë mësimin si normalisht në shtator, tha se një vendim i tillë do të merret në varësi të situatës epidemiologjike.
-
VIDEO
Të infektuarit me Delta në Shqipëri, Bino: Të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronvac! I kishin bërë jashtë shtetit
Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se 6 rastet me Delta janë të vaksinuar. Ajo ka sqaruar se 2 raste janë nga Mbretëria e Bashkuar, 2 nga Gjermania dhe nga 1 rast nga Çekia, Spanja, Maqedonia dhe Pakistani.
-
VIDEO
Rakacolli: Nuk planifikojmë vaksinim të detyruar për të rinjtë
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se deri më tani nuk planifikohet që të ketë vaksinim të detyruar për të rinjtë.
“Sensibilizimi i qytetarëve nuk është punë vetëm e Ministrisë, por e gjithë shoqërisë. Të rinjtë e kanë kulturën e vaksinimit dhe jam i bindur që nuk do shtrohet për të rinjtë vaksinimi i detyruar se jam i bindur se do e bëjnë sepse duhet ta bëjmë”, tha Rakacolli.
-
VIDEO
Rakacolli: Edhe pse kemi variantin Delta në Shqipëri, masat anti kufizuese nuk ndryshojnë
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se edhe pse është konfirmuar varianti Delta në Shqipëri, masat kufizuese nuk ndryshojnë.
“Pavarësisht se është vërtetuar dyshimi i fortë për prezencën e variantit Delta, niveli i masave nuk ndryshon. Masat do të jenë po ato të cilat kanë qenë më parë”, tha Rakacolli.
-
VIDEO
Dhimitër Kraja: Në spitalin COVID, 9 pacientë të shtruar! Janë të pavaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen
Mjeku Dhimitër Kraja, në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se në spitalin COVID1 janë të shtruar 9 pacientë, por theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme.
Sipas mjekut, përjashtuar një pacient, i cili kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID, të tjerët rezultojnë të pavaksinuar, ndërsa i përkasin grupmoshës nga 69 deri në 72 vjeç.
-
VIDEO
Fico: Ja 10 qytetet ku janë regjistruar raste me variantin Delta të COVID
Varianti Delta i COVID është shtrirë në 10 qytete. Lajmin e dha drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.
“Numri i bashkive ka shkuar në 10 ndërkohë që në raport femra meshkuj, 52 me 48 dhe në shërbimin e sëmundjeve infektive janë të shtruar 9 pacientë. Rreth 500 mijë të vaksinuar me dozën e dytë. Varianti Delta në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora”, njofton Fico.
-
VIDEO
Prokurori mbylli çështjen e plagosjes me thikë të 5 besimtarëve në xhaminë ‘Dine Hoxha’, imami Kalaja: As të plagosurit s’u thirrën fare për të dëshmuar
Pas lajmit se Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet, Rudolf Nikollajt plagosi me thikë 5 besimatrë ka ardhur edhe reagimi i imamit të xhamisë.
-
VIDEO
I nxehti afrikan, ditë 'ferri' deri të premten, meteorologia: Termometri do shënojë deri në 43 gradë! Elbasani e Berati më problematikë, ja si do variojnë temperaturat në zonat e tjera
Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje me Skype për Report Tv, bën me dije se vendi ynë do të goditet nga një valë e të nxehtit afrikan, që pritet të sjellë në vend temperatura deri në 43 gradë. Ditët më të nxehta janë parashikuar të jenë e mërkura dhe e enjtja, ndërsa një ulje të temperaturave do të sjellë fundjava, ku maksimumi pritet të shkojë deri në 39 gradë.
-
VIDEO
Pas dëshmisë në SPAK, Petro Koçi: Duhet të lajmë hesapet me botën e krimit, janë shumë influente në Fier! Është e lidhur me LSI-në
Deputeti Petro Koçi ka deklaruar pas dëshmisë në SPAK se në Fier është një botë goxha e konsoliduar që ka pastruar paratë.
"Unë jam një nga politikanët që kam bërë kallëzime penale disa herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar. Unë jam politikan edhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente. Ky sensibilizim edhe për SPAK është shumë i nevojshme. Ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Lidhje me LSI-në ndikuan edhe në rezultatin e zgjedhjeve.Unë jam politikan, qëndrimet e mia nuk janë për të lartë hesapet me asnjë politikan, por me botën e krimit, nuk duhet të lejojmë që të kenë mundësi vendimmarrje në jetën publike, ato dikojnë, ose duke kërcënuar zyrtarë të niveleve të ndryshme. Shumica zyrtare në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time që do të thotë se u dhëmb, PS distancohet nga çdo individ që preket nga krimi, ky është një vullnet i palëvizshëm i PD. Media pas deklarimeve të mia ka bërë akuza dhe referime konkrete dhe ju them që çdo gjë konkrete e denoncoj, do jem politikan që jeta publike të jetë më e pastër. Nëse i referoheni historisë sime personale kam bërë kallëzime dhe pjesë e administratës së PS. Unë e kam sqaruar që në radhë të parë deklarata ime me këtë ka lidhje me punën pozitive që po bën SPAK. SPAK nuk ka asnjë kufizim, edhe në Fier është i lirë dhe i detyruar me ligj që veprojë në SPAK. Jam politikan që kam kallëzuar subjekte të ndryshme, nuk jam as prokuror e as gjyqtar, sepse emrat duhet që të disponosh dokumente konkrete, unë nuk jam hetues. Njerëzit e kësaj bote hynë më thjesht në punë se njerëzit e thjesht, atëherë...", tha ai.
-
VIDEO
Rama inspekton procesin e rindërtimit në Manëz të Durrësit: Kjo qendër e re banimi do të jetë gati këtë fundvit
Ky fundvit do t'i gjejë nëpër shtëpitë e reja familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Manëz të Durrësit. Ndërsa ishte i pranishëm sot për të inspektuar punimet, Rama tha se Manëz po krijohet një lagje e re, me 9 pallate për 224 familje, me shkollën, kopshtin, dhe një qendër sociale.
-
VIDEO
'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja.
'Shtypi i ditës dhe ju' me Elda Lamja.