-
VIDEO
Pajtuesi i gjaqeve: Ju tregoj mënyrën si të ruheni nga varianti Delta
Një telefonues, i cili për shumë vite është marrë me pajtimin e gjaqeve sqaron se cili është kujdesi që duhet të tregojmë për të rrezikuar sa më pak nga prekja e infektimit.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 26 korrrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Delta zyrtarisht në Shqipëri, situate në kontroll, e deri tek Berisha nis provat për partinë anti-SHBA brenda PD.
-
VIDEO
Përfundon java e hapur e vaksinimit, Manastirliu: U kryen 70 mijë injektime! Varianti Delta më i transmetueshëm, vaksinimi, thelbësor për kufizimin e përhapjes
70 mijë persona janë vaksinuar javën e vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771. Shifrat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa dita e djeshme ishte dita e fundit ku qytetarët mbi nga 18 vjeç e lart mund të vaksinoheshin.
-
VIDEO
'Duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike', Petro Koçi paraqitet në SPAK për të dëshmuar për deklaratat
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për të dëshmuar në lidhje me deklaratat e bëra disa ditë më parë në 'Report Tv' se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Kujtojmë se Koçi i bëri deklarata e forta më 16 korrik, fillimisht përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv. “Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, tha ish-Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi 10 ditë më parë.
-
VIDEO
Qytetarët i drejtohen plazhit, trafik i rënduar në Lezhë
Në këto ditë të nxehta vere, qytetarët gjejnë 'shpëtim' në bregdet, por dyndja e tyre në plazhe, ka shkaktuar trafik të rënduar. E tillë paraqitet situata në rrugët e qarkut të Lezhës, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh.
-
VIDEO
Si në vitet më të errëta të Mesjetës, pamje të rënda nga Klosi! Ja ku jetonte familja ku ndodhi vrasja e Ylber Lezit
Familja Lezi në Dibër jetonte në kushte ekstremist të këqija. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv shtëpia ishte në gjendje të mjeruar, e rrethuar me shkarpa dhe dru zjarri. Të kujton vitet e errëta të Mesjetës. Nga banorët e fshatit është treguar për mediat se përveç gjendjes së mjerueshme, anëtarët e familjes Lezi vuanin edhe nga sëmundje mendore.
-
VIDEO
Vrasja e 47-vjeçarit nga familja/ Kryeplaku i fshatit: 47-vjeçari Elezi, përdorues alkooli në masë ndërsa gruaja me probleme mendore, edhe vajza me depresion
Në lidhje me vrasjen e rëndë të ndodhur në Klos mbrëmjen e djeshme, ka folur për mediat edhe kryetari i fshatit Gurrë e Vogël në Burrel Ibrahim Elezi, i cili ka dhënë më shumë detaje për familjen.
Ai thotë se Ylber Lezi ka qëë ka qenë përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Për vajzën kryeplaku thotë se vajza kishte pak kohë që kishte shfaqur shenja të depresionit.
-
VIDEO
47 vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe vajza e tij, Report Tv siguron pamjet nga vendngjarja
Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme, kur u vra në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, një 47-vjeçar pas konfliktit me gruan dhe vajzën e tij.
-
VIDEO
Rama poston videon nga kantieri i lagjes 'Rilindja' në Fushë Krujë: Punimet në fazat finale për banesat individuale! Për Krishtlindje përfundojnë edhe pallatet
Qytetarët të cilët humbën shtëpitë si pasojë tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Fushë Krujë, do të futen së shpejti në banesat e reja.
Me një postim në Facebook, teksa publikon një video nga kantieri në lagjen "Rilindja" në Fushë Krujë, ndërsa thotë se punimet për banesat individuale kanë hyr në fazën finale.
-
VIDEO
Vijon prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit, digjen mbi 30 hektarë me kullota! Zjarrfikësit tentojnë të fikin flakët me mjete rrethanore
Vijon të jetë aktiv prej 4 ditësh zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, duke djegur hektarë të tërë me shkurre e kullota, ndërsa tymi e flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit
-
VIDEO
Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Berat, fatmirësisht pa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 ku në aksin rrugor Berat-Poshnje dy mjete janë goditur njëri me tjetrin. Të dy mjetet janë tip Benz 220 me targa AA 180 TK si dhe tjetri tip Benz AB 707 CY, ky i fundit ishte marrë me qira dhe drejtohej nga një çift i huaj.
Të dy ishin në një sens kalimi, por mjeti Benz i çiftit të huaj bëri një parakalim të gabuar dhe humbi kontrollin duke goditur mjetin që po parakalonte.
-
VIDEO
Ministria e Shëndetësisë konfirmon prezencën e variantit Delta, Manastirliu: Respektoni masat dhe vaksinohuni! Sot 22 raste të reja me COVID
Në vendin tonë është konfirmuar varianti Delta, i infeksionit Sars-Cov2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.
Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.