-
VIDEO
Riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin e Dukatit
Pas disa orësh, vatra e zjarrit në malin e Dukatit është riaktvizuar sërish. Siç shihet nga pamjet e siguruar nga Report Tv po digjen sërish bimësi në zonën e Dukatit, ndërkohë që era dhe moti i thatë kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarr i madh në kodrat e Karbunares, banorët në 'luftë' me flakët, digjen 10 hektarë ullishte
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat me ullinj midis Lushnjës dhe Karbunares. Deri më tani raportohet për rreth 10 hektarë ullishte të djegura. Forcat e zjarrfikëses po shkojnë drejt vendngjarjes ndërsa banorët po përpiqen të shuajnë flakët.
-
VIDEO
'Po gëzonin e kërcenin deri në momentin e aksidentit' i mbijetuari nga Tropoja flet nga spitali në Kroaci: Thyva xhamat që të nxirrja sa më shumë persona të gjallë
'Çdo gjë po shkonte shumë bukur, disa nga personat që humbën jetën po kërcenin e po dëfrenin nga gëzimi i madh, deri në momentin fatal të aksidentit'. Kështu e përshkruan Ilirjan Hoti, një nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci, rrugëtimin me autobus nga Gjermania deri në momentin e aksidentit tragjik, ku ai me pikëllim kujton ndodhinë e rëndë
-
VIDEO
Skënder Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori, 11 në vatra familjare! Asnjë vaksinë s'të premton 100% se s'do infektohesh
Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv.
“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, kavaja 2 raste, tirana 2 raste, kavaja 2 raste... 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.
-
VIDEO
Ruçi pret një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe: Marrëdhëniet politike po përkthehen në bashkëpunim ekonomik
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku është diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë takimit Ruçi ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vuri në dukje se miqësia dhe bashkëpunimi politik po përkthehet edhe në një bashkëpunim ekonomik në rritje midis të dy vendeve.
-
VIDEO
Makinat 'fluturojnë' deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë, arrestohen 16 shoferë, pezullohen 53 patenta, 1824 gjoba në 24 orë
Shpejtësia e lartë vijon të jetë një nga shkeljet më të rënda të shoferëve. Deri në 166 km/h ka qenë në aksin Fier-Vlorë.
Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 16 shoferë, ka pezulluar 53 patenta si dhe ka vënë 1824 gjoba.
-
VIDEO
Shuhet zjarri në pyllin me pisha në fshatin Gjorgos në Fier, prefekti: Është dora e njeriut patjetër
Prefekti i Fierit, Baki Bala është i bindur se zjarri në fshatin e Gjorgosit është nga dora e njeriut, mirëpo nuk e specifikon nëse ky është një rast i qëllimshëm, apo jo. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Bala tha se nga përvoja shumica e rasteve është për pakujdesi, por thekson se këtë ua lë autoriteteve të hetojnë.
-
VIDEO
Abuzimet me fondet dhe politikanët drejt SPAK i ftuar analisti Ben Andoni
-
VIDEO
Shuhet pas 4 ditësh zjarri në Malin Dukat, prefekti për Report Tv: U dogjën 120 ha tokë! Dëm i madh
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje për Report Tv ka bërë me dije se zjarri në malin Dukat është fikur, pas disa orësh luftë me flakët, teksa shopi se dëmi është i konsiderueshëm. Ai ka sqaruar se arsyeja pse nuk është ndërhyrë nga ajri është se helikopteri që është në dispozicion të emergjencave është në remont kapital pas ndërhyrjes në Malin e Tomorit.
-
VIDEO
Vritet pas konfliktit në familje një 47 -vjeçar në Klos! Shoqërohen gruaja dhe vajza e tij, i rezistuan policisë, janë me probleme mendore! Familja tmerrësisht e varfër (EMRAT)
Një 47-vjeçar është vrarë nga gruaja dhe vajza e tij në Bulqizë. Ylber Lezi është gjetur nga pa shenja jeta dhe i dhunuar në banesën e tij, ndërkohë që bashkëshortja dhe vajza e tij, respektivisht Mine Lezi dhe Aida Lezi, nuk linin policinë të futej në banesë.
-
VIDEO
Filip Caushaj: Vaksinat janë të sigurta, qytetarët të mos frikësohen!
I ftuar në Report TV mjeku shqiptar në Amerikë, Filip Caushaj.
-
VIDEO
Rakacolli: Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri! Ka një rritje të lehtë të numrit të infeksioneve ditore
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bën me dije se varianti Delt ai COVID qarkullon gjerësisht në vendin tonë. Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli bëri me dije se është vënë re një rritje e lehtë e numrit të rasteve ditore të infeksionit, por theksoi se sërish situata epidemiologjike në vend mbetet e qëndrueshme.