-
VIDEO
Ishte izoluar mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse, riaktivizohet sërish vatra e zjarrit në malin e Dukatit
Sërish është riaktivizuar vatra e zjarrit në malin e Dukatit. Pas izolimit nga forca zjarrfikëse të Vlorës, sërish është ndezur një vatër zjarri, ku siç shihet tymi dhe flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit.
Burime bëjnë me dije se zjarri nuk paraqet rrezik për banorët, por vetëm për djegien e kullotave.
-
VIDEO
Personazh/ Thurja me thupër, zanati që i ka mbijetuar historisë! Pëllumb Hysa, zanatçiu që ktheu pasionin në përfitim: Kam bërë çanta edhe për ‘Dolce Gabbana’
Thurja me thupër, zanati që i ka mbijetuar historisë! Pëllumb Hysa, zanatçiu që ktheu pasionin në përfitim “Është një zanat që unë kam shumë dëshirë dhe pasion që të flas për të”, pohon mjeshtri. I buzëqeshur dhe i apasionuar pas punës që bën, mjeshtri tregon fillesat e tij në këtë zanat të trashëguar brez pas brezi. “Është një zanat që unë e kam trashëguar që nga gjyshi më pas nga babai. Një fëmijë që ti e dallon që në moshë të vogël që është ose për fizkulturë apo muzikë ose diçka tjetër, mua babai më ka mësuar thuprën dhe kjo është një dëshirë shumë e madhe nga babai. Kam filluar që në moshën 6 vjeç, dhe është 45 vjeç që kur isha 10 vjeç që unë punoja shumë bukur”, tha Pëllumb Hysa.
-
VIDEO
Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, prokuroria mbyll hetimet, i kërkon gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt: Të shtrohet në spitalin psikiatrik, vuan nga probleme të shëndetit mendor
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet. Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t'i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg". Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor".
Sipas prokurorit Mulaj, Rudolf Nikollaj, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar. Ai nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit.
-
VIDEO
Vijon të digjet pylli me pisha në Gjorgoz të Patosit! Zjarrfikësit bëjnë thirrje që të ndërhyhet për shuarjen e zjarrit nga ajri
FIER- Prej më shumë se 2 ditësh po vijon që të digjet pylli me pisha në Gjorgoz të Patosit. Forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, tashmë prej orësh po luftojnë me flakët. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë thirrje që të kryhet ndërhyrja për shuarjen e flakëve me helikopter nga ajri, por asnjë nga instanca përkatëse nuk ka reaguar në lidhje me kërkesën e tyre. Forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Në zonën përreth nuk ka banesa, të cilat mund të rrezikonin që të digjeshin.
-
VIDEO
Ministria e Shëndetësisë konfirmon prezencën e variantit Delta, Manastirliu: Respektoni masat dhe vaksinohuni! Sot 22 raste të reja me COVID
Në vendin tonë është konfirmuar varianti Delta, i infeksionit Sars-Cov2. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2.
Konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.
-
VIDEO
Fier, vijon të digjet pylli me pisha në Gjorgoz! Zjarrfikësit bëjnë thirrje që të ndërhyet për shuarjen e zjarrit nga ajri
FIER- Prej më shumë se 2 ditësh po vijon që të digjet pylli me pisha në Gjorgoz, Fier. Forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, tashme prej orësh po luftojnë me flakët. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë thirrje që të kryhet ndërhyrja për shuarjen e flakëve me helikopter nga ajri, por asnjë nga instanca përkatëse nuk ka zbritur në terren. Forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Në zonën përreth nuk ka banesa.
-
VIDEO
Pa patentë dhe të dehur në timon arrestohen 12 drejtues mjetesh! Gjobiten 1788 shoferë makinash
12 drejtues mjetesh janë vënë në pranga të policisë rrugore gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia njofton se gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Plagosja e dyfishtë mbrëmë në Tiranë, shpallen në kërkim edhe dy të rinj, dyshohen si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit
Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, në lidhje me plagosjen e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besart Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit, autori kryesor i ngjarjes, i cili la të plagosur Altin Gjokën, 32 vjeç dhe Jetmir Marashin, 28 vjeç.
Kulla dhe Pashkaj kanë qenë bashkë me autorin e ngjarjes në lokalin ku ndodhi sherri, dhe pas ngjarjes u larguan. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës dhe jo vetëm, por deri tani nuk ka pasur rezultat për kapjen e tyre.
-
VIDEO
Korçë, humbën rrugën në malin e Moravës, policia gjen pas disa orësh babë e bijë nga Siria, emigrantë të paligjshëm
Dy shtetas sirianë, babë e bijë, të cilët kishin humbur në malin e Moravës në Korçë, janë gjetur pas disa orësh nga Policia.
Bëhet me dije se M. A., 28 vjeç dhe e bijë, 11 vjeçe, emigrantë të paligjshëm, u shpëtuan pas disa orë kërkimesh nga Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, Komisariatet e Policisë Devoll dhe Korçë.
-
VIDEO
Po ecte me biçikletën në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, përplaset nga një makinë dhe thyen këmbën 39-vjeçari, tjetrën e ka protezë
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, pranë fshatit Golem, ku automjeti tip “Audi” me targat AA306GV, ka përplasur një qytetar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij duke i thyer këmbën.
-
VIDEO
Rregullat anti-COVID, Veliu inspektime në Vlorë, urdhër policëve: Veproni me zero tolerancë, s'është e vështirë mbyllja e muzikës e lokaleve! Mos u stepni nga asnjë telefonatë
Veliu i kërkoi efektivëve në terren që të veprojnë në terren me zero tolerancë, ndërsa thotë se nuk është e vështirë as mbyllja e muzikës dhe as e lokaleve. Po ashtu Veliu theksoi se të gjithë pronarët e lokaleve duhet të trajtohen njësoj, duke i kërkuar policëve që të mos "tremben nga asnjë telefonatë".
-
VIDEO
Llogaraja si parajsë mes malit dhe detit
Në mes të muajit korrik, Veri jug ka udhëtuar me destinacion parkun kombëtar të Llogaras në jug të vendit, ku mikpritës ishin drejtuesja e agjensisë së zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës Lorela Lazaj dhe pjestarë të tjerë të stafit të kësaj administrate. Pas një vizite të shkurtër në qendrën e informimit të parkut të Llogarasë, grupi I xhirimit u ngjit në qafën e Jul Cezarit, gjeneralit romak që, gjatë një kryqëzate në dyluftim me gjeneralin tjetër romak, Pompeun, ka qëndruar në majën e vetëtimave ose në Akrokeraune, një vend strategjik dhe me peisazhe magjike, i frekuentuar për mijra turistë vendas dhe të huaj. Ndiqni reportazhin “Llogaraja si parajsë mes malit dhe detit” realizuar nga moderatori I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.