• VIDEO

    Turistë në Qendrën e Vizitorëve

    Kamera e emisioneve Veri Jug viziton muzeun e Parkut Kombëtar të Llogarasë, si një prej aseteve me vlerë të pasurisë sonë kombëtare. Shpjegime mbi parkun, bimësinë dhe banorët e Parkut të Llogarasë.

  • VIDEO

    Ç’është Parku Kombëtar i Llogarasë

    Drejtuesja e AdZM Vlorë Lorela Lazaj shpjegon 4 zonat e mbrojtura të Qarkut të Vlorës: parkun kombëtar të Llogarasë, Parkun Detar Karaburun Sazan, Parkun e Zvërnecit dhe atë të Butrintit në Sarandë.

  • VIDEO

    Shtegu i Jul Cezarit

    Një ngjitje interesante në Qafën e Jul Cezarit. Sheshi I Jul Cezarit në Majën e Vetëtimave, ose në Akrokeraune dhe legjendat e banorëve vendas për mikpritjen e gjeneralit romak, por edhe kushtet e vendosura nga ata ndaj ushtrisë së Jul Cezarit.

  • VIDEO

    Aksidenti tragjik në Kroaci, gazetarja nga Kosova: Dyshohet se shoferi ka qenë i përgjumur

    Nuk ka ende informacione zyrtare mbi shkaqet e aksidentit të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kroaci, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë përgjumja e shoferit. Kjo u bë me dije nga Pranvera Behluli, redaktore ne Front Online dhe anetare e Bordit e Asociacionit te Gazetareve te Kosoves, në një lidhje telefonike për Report Tv.

    •  
  • VIDEO

    Reforma në Drejtësi, përgjigjja e Yuri Kim pasi pyetet nëse po shkohet drejt 'peshkut të madh': Jam diplomate, jo peshkatare! Institucionet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre

    Nga Pusteci i Korçës, ku mori pjesë në Festivalin "Mik", Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj e vuri theksin te Reforma në Drejtësi. Ajo tha se kjo reformë po çohet përpara, ndonëse shtoi se po ecën më ngadalë nga sa do të donte SHBA. Kim thekson se tani është koha për të vazhduar përpara dhe për t'u mos u dorëzuar.

    "Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë", tha ajo.

  • VIDEO

    Qytetarët i drejtohen jugut këtë fundjavë, trafik i rënduar në hyrje të Vlorës, radha e makinave deri në 5 km

    Duket se këtë të diel qytetarët janë drejtuar për në bregdetin e jugut, të 'shpëtuar' nga dielli përvëlues. Por kjo ka shkaktuar një trafik të rënduar në hyrje të Vlorës. Radha e makinave ka shkuar deri në 5 kilometra.

  • VIDEO

    Po udhëtonte në Bypass-in e Vlorës, merr flakë teksa po ecte makina dhe digjet plotësisht

    Pak minuta më parë një automjet tip “Benz Mercedes” ka marrë flakë teksa po udhëtonte në Bypass-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit

  • VIDEO

    Certifikohen të rinjtë e projektit të Bashkisë për zhvillimin ekonomik të Tiranës, Veliaj: Mos u dorëzoni para pengesave

    Kryebashkiuaku Erion Veliaj, ka mirëpritur një grup të rinjsh të cilët u bënë pjesë e projektit të përfshirjes në zhvillimin ekonomik të Tiranës. Duke përgëzuar të rinjtë për angazhimin në jetën publike të kryeqytetit dhe kontributin e tyre për një qytet më të mirë, Veliaj tha se kjo dëshmon edhe njëherë prioritetin dhe fokusin që Bashkia u jep sot të rinjve.

  • VIDEO

    Plagosja e 52-vjeçarit në Dukagjin, Policia jep detaje për dinamikën e ngjarjes: Nuk iu bind urdhrit të RENEA-s për të ndaluar dhe tentoi të largohej

    Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 52-vjeçarit Ardian Narkaj, i cili u qëllua me snajper nga forcat RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij. Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi  të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Bratosh".

    Sipas Policisë, RENEA zbarkoi në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur "Gropat e Vrinit" në Bratosh, dhe rrethuan një stan bagëtishë ku fshihej shtetasi Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar.

    Ai nuk iu bind urdhrit të policisë, por tentoi të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.

    Policia sqaron se Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar, por Narkaj ka tentuar të largohet dhe për pasojë  Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. 

    Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

  • VIDEO

    Aksidenti tragjik në Kroaci, dyshohet për 20 persona të mbetur të bllokuar në autobus, Shefi i Policisë Rrugore: Aksidenti më i rëndë që kam parë

    20 persona dyshohet se janë ende të bllokuar në autobusin kosovar që u aksidentua mëngjesi e sotëm në Kroaci, ndërkohë që 10 persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë kanë mbetur të plagosur.  

    Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç e konsideroi aksidentin, si më të rëndin që ai kishte parë ndonjëherë.

     “Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë.

    Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Migena Sotirin 25 korrik / Qytetarët flasin për çmimet në zonat turistike

    Turizmi/A jeni të kënaqur me shërbimet dhe çmimet që gjeni në zonat turistike?

  • VIDEO

    Hapi zjarr kundër policisë duke tentuar të vrasë 2 efektivë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin e kërkuar për vrasje në Dukagjin! Nën vëzhgim prej 10 ditësh

    Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje , ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin të Shkodrës, gjatë një operacioni të forcave RENEA për kapjen e tij. RENEA zbarkoi mbrëmjen e djeshme në Razmë, por Narkaj nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, ndërsa qëlloi kundër efektivëve me armë zjarri, duke tentuar të vrasë dy prej tyre. Për Pasojë forcat RENEA kanë reaguar duke qëlluar me snajper në drejtim të 52-vjeçarit, duke e lënë atë të plagosur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv