-
VIDEO
Nesër Kurban Bajrami! Kreu i KMSH-së: Kjo është festa e sakrificës, durimit dhe dhembshurisë njerëzore
Një ditë përpara kremtimit të festës së rëndësishme myslimane, Kurban Bajrami kreu i Komitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu përmes një videomesazhi ka përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët.
Spahiu shprehet se Kurban Bajramit është festa që na kujton sakrificën, durimin dhe dhembshurinë njerëzore.
-
VIDEO
'Na lini muzikën pas orës 22:00'/ Pas protestës me Himnin Kombëtar, lokalet në Lungomare të Vlorës pezullojnë sot shërbimin, në kulmin e sezonit turistik
Në kulmin e sezonit turistik, mbi 90 pronarë biznesesh në Lungomare kanë vendosur që të pezullojnë shërbimin, pasi kërkesa e tyre për të mos ndaluar muzikën pas orën 22:00 nuk është pranuar. Pas protestës së djeshme paqësore, por që në fund përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariate, pronarët kanë vendosur që t’u vënë kyçin bizneseve për 24 orë, një masë kjo e cila ishte paralajmëruar më herët prej tyre.
-
VIDEO
Video e plotë/ Policia sqaron momentin e shoqërimit të një gruaje gjatë protestës në Vlorë: Shtyu e kafshoi në dorë një polic, pas shoqërimit të administratorit të një lokali
Policia ka sqaruar shoqërimin e një gruaje dje në Vlorë gjatë protestës së pronarëve të lokaleve, që kundërshtojnë orën policore për ndalimin e muzikës pas orës 22:00.
-
VIDEO
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama: Kush vaksinohet preket më lehtë nga COVID-i
Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
-
VIDEO
Rikthehet nga Italia për të investuar në vendin e vet, emigranti i zhgënjyer: Bashkia më refuzoi lejen, kam punuar 30 vjet për këtë ditë
Pas 30 vitesh emigracion, Gjin Përleka nga Rubiku vendosi të rikthehet dhe kursimet e jetës ti investojë në vendlindje. Në bashkëpunim me një investitor Italian, burri nga Mirdita mendoj të ngrejë një biznes prodhimi pjesësh makinash, në pronën e tij në qytetin e Rubikut. Prej javësh ka sjell të gjitha makineritë në Shqipëri të cilat kapin vlerën e 150 mijë eurove, por puna ka stopuar, pasi Bashkia Mirditë refuzon të finalizoje lejen për ndërtimin e objektit, me pretendimin se prona e qytetarit është pjesë e një projekti zhvillimor në të ardhmen.
-
VIDEO
Protesta kundër orës policore në Vlorë, flet pronari i një lokali: Ishim më të lirë vjet që kishte më shumë raste me COVID! Policia na provokon
Ervin Sota është një prej 90 pronarëve në Vlorë, i cili ka vendosur të mbyllë biznesin, në shenjë proteste kundër orës policore për mbylljen e muzikës në lokale në orën 22:00. Në një prononcim për mediat, ai thotë se ishin më të lirë sezonin e kaluar, ku rastet me COVID ishin më të larta. Po ashtu Sota akuzon Policinë se i ka provokuar, ndërsa thekson se muzika nuk sjellë COVID.
"Mbrëmë ne vendosëm Himnin Kombëtar dhe ndodhi ajo situatë e pakëndshme me policinë e Shtetit dhe kemi vendosur bashkë që lokalet t'i mbajmë mbyllur në shenjë proteste. Vlora nuk është një qytet me orare mortore, por qytet turistik, ka bërë maksimumin për turizmin, ku biznesmenët sakrifikojnë dhe mundohen të kualifikojnë stafet e tyre. Ne kemi vendosur 24 orë blacout dhe në mbrëmje të gjithë bizneset do të nxjerrin. Hapur në Vlorë kanë mbetur vetëm disa biznese me administratorë Tirane. Vjet kishte më shumë raste COVID dhe ne ishte shumë më të lirë, dhe nuk ishim kurrë të provokuar nga Policia, këtë vit ka provokime nga Policia. Në Lungomare ka njerëz, ndërsa në biznese qenka e ndaluar të rri klienti në tavolinë. Muzika nuk sjellë COVID, ne duam të punojmë brenda rregullave", thotë ai.
-
VIDEO
Shtypi i dites dhe Ju me Elda Lamja/ Këshilli Kombëtar i PD, kritikët e Bashës nuk fitojnë.
Këshilli Kombëtar i PD, kritikët e Bashës nuk fitojnë. Po nis një fushatë spastrimi?
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 19 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga emrat, PD shpall listën fituese të Këshillit Kombëtar, e deri tek Vllaznia luan në piskun e vapës Brdariç tall Qipriotët.
-
VIDEO
Lëviznin me 'Benz' nëpër Shkodër dhe me kallashnikov me vete, arrestohet 19-vjeçari, nën hetim edhe 2 të mitur
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shkodër, si dhe janë proceduar penalisht 2 të mitur, pasi u kapën duke qarkulluar me makinë me kallashnikov me vete.
-
VIDEO
Pronarët e lokaleve në Lungomare vijojnë protestën kundër mbylljes së muzikës në orë 22:00, mbyllin bizneset për 24 orë
Pronarët e 20 lokaleve në Lungomare të Vlorës vijojnë të protestojnë kundër ndalimit të muzikës në orën 22:00. Bëhet me dije se ata kanë vendosur të mbyllin bizneset e tyre për 24 orë. Ata u ngritën mbrëmjen e djeshme në protestë, që duket se do të përshkallëzohet edhe më tej ditën e sotme, një situatë që nuk favorizon aspak sezonin turistik në Vlorë.
-
VIDEO
Protesta në Vlorë kundër fikjes së muzikës në orën 22:00, disa të shoqëruar! Pronarët mblidhen në Komisariat, thirrje drejtorit: Ik, Ik! Lironi punëtorët
VLORË- Nisi si një protestë miqësore, me simbolika, por përfundoi me disa të shoqëruar në Komisariatin e Vlorës. Mosplotësimi i kërkesës së tyre të vetme, që muzika të mos ndalohet në orën 22:00 pasi po dëmton bizneset, ka bërë që pronarët në Vlorë të dalin dhe të protestojnë. Në orën 21:45 ato vendosën të gjithë njëherazi himnin e flamurit me zë të lartë, mirëpo pati edhe disa incidente që përfundoi me disa të shoqëruar në Polici. Kjo gjë solli agravim të situatës, pasi dhjetëra pronarë biznesesh u mblodhën në orët e para të mëngjesit në Komisariatin e Vlorës ku kanë kërkuar lirimin e punëtorëve. “Lironi punëtorit”, ishin këto thirrjet që u dëgjuan para Komisariatit të shoqëruara me duartrokitje dhe fishkëllima. Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistik në qytetin e Vlorës i ka bërë thirrje Policisë që t’i lirojë pasi ato janë thjeshtë punëtor.
-
VIDEO
Me muzikë, traditë dhe ‘era Shqipëri’, Rama i uron mirëseardhjen shqiptarëve të diasporës gjatë stinës së verës: Eja në Shtëpi
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bukuritë e natyrës dhe traditës së vendit tonë, duke i uruar të gjithë shqiptarëve të diasporës mirëseardhjen në shtëpinë e tyre.