-
VIDEO
Aksioni DEA në Kolumbi arrestohet bosi shqiptarë i kokainës
Një shtetas shqiptar është vënë nën prangat policisë në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA.
Bashkë me shqiptarin Agim Cerma, i njohur si ‘Jimmy”, janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbian.
Këta pesë persona u kapën për qëllime ekstradimi, në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA.
Cerma ishte në krye të veprimtarive të grupit të strukturuar kriminal. Mediat e huaja shkruajnë se ai mori një sasi parash nga Evropa për të blerë kokainë dhe më pas të garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’.
Më tej, mediat shkruajnë se ka të dhëna që paratë hynë në Kolumbi përmes ndërmjetësve financiarë dhe sipas hetimeve shtetasi shqiptarë dhe bashkëpunëtorët e tij ishin të lidhur me ‘Klanin e Golfit’ dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën.
Po ashtu, ata kanë vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin e mbikëqyrjes aeronautike për t’i lejuar ata të heqin ngarkesën.
Përveç Agim Cermës,në pranga u vunë edhe:
William Cruz Pérez, i cili do të ishte njeriu i besueshëm i shtetasit shqiptar dhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.
Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.
Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.
Edëin Durlandy Montilla González, alias ‘Kimist’, i cili dyshohet se shoqëronte përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorë.
Në procesin e identifikimit dhe gjetjes së anëtarëve të dyshuar të këtij grupi të trafikut të drogës, u sekuestruan më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milion pesos.
-
VIDEO
Kundërshton policinë, efektivët shoqërojnë administratoren e një lokali në Lungomare
Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në Lungomare në Vlorë, pak pas protestës së biznesve, ku në shenjë simbolike vendosën të luanin të gjithë së bashku Himnin Kombëtar.
Disa prej pronarëve kanë refuzuar që të fikin muzikën, në lokalet e tyre duke u përplasur kështu edhe më efektivët e policisë. Ndërkohë që ka pasur edhe të shoqëruar, për kundërshtim të zbatimit të masave anti-COVID. Siç shihet nga pamjet është është shoqëruar në polici, administratorja e një lokali në Lungomare.
-
VIDEO
Pak pas protestës me Himin Kombëtar kundër ndalimit të muzikës, policia ‘zbarkon’ në bizneset në Vlorë
Në orën 22:00, kur muzika duhet të fiket nga të gjitha bizneset, si një nga masat anti-Covid, policia ka zbarkuar në lokalet në Vlorë.
Pak pas protestës, ku të gjitha lokalet vendosën me zë të lartë Himnin Kombëtar, efektivë të shumtë policie janë parë përgjatë bizneseve në Vlorë, të cilët kanë shkuar që t’u kërkojë biznesve që të fikin muzikën.
-
VIDEO
Ideja origjinale e bizneseve në Vlorë kundër orës policore, të gjitha lokalet vendosin njëherazi Himnin e Famurit kombëtar më zë të lartë
Një ide origjinale proteste vjen nga bizneset në Vlorë të cilët kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës, dhe heqjen e orës policore, për shkak të vështirësive ekonomike, së po hasin në këtë sezon turistik, pas pandemisë.
Pjesa më e madhe e bizneseve kanë zgjedhur në shenjë proteste të vendosin në orën 21:45, himnin e flamurit kombëtar, më zë të lartë, pak para mbylljes së muzikës.
-
VIDEO
Grabitet një furrë buke në Lezhë, fëmija 10 vjeç i merr xhiron ditore shitëses dhe largohet nga vendi i ngjarjes
LEZHË- Një fëmijë ka vjedhur një shumë lekësh, në një furrë buke në qytetin e Lezhës në lagjen 'Besëlidhja'.
Sipas policisë i mituri, vetëm 10-vjeç, është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.
-
VIDEO
Ishin të dehur dhe pa patentë, arrestohen 11 shoferë! Gjobiten 1734 drejtues mjetesh
11 shoferë janë arrestuar nga policia, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu policia ka pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 30 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Sakaq janë gjobitur 1734 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
‘Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, tregoni kujdes të shtuar pasi ka prezencë të lagështirës në rrugë, në zona të caktuara edhe reshje të dendura shiu, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion
-
VIDEO
Si u vra ish bankieri në Itali nga vëllezërit shqiptarë të maskuar me maskë COVID! Ishte duke tërhequr para në bankë me gruan, autori hodhi rrobat në pus
ITALI-Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Lecces. Një ish-bankier 69-vjeçar është ekzekutuar pikërisht duke nxjerrë para në një bankomat. Giovanni Caramuscio, u vra në sy të gruas së tij. Për vrasjen e tij akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen e cila nisi si një grabitje. Vëllezërit kanë qenë të maskuar me maskë antiCovid.
Njëri prej vëllezërve që qëlloi dhe vrau është Paulin Mecaj, 31 vjeçar, i cili është vënë në pranga. Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë Beretta kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulin nga policia e njësisë hetimore të komandës provinciale të Leçes. Vëllai tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.
-
VIDEO
‘Java nis me shi, por nuk rrezikohemi nga përmbytjet’, meteorologu Osmani: Prej të martës rikthehet sërish moti i kthjellët
Reshjet e shiut do të jenë prezente në vendin tonë edhe përgjatë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani thotë në një intervistë për Report Tv, se ndonëse ditët e para të javës do të jenë me vranësira, nuk do të ketë rrezik për përmbytje, ndërsa pas të martës rikthehen sërish moti i kthjellët.
‘Në fakt orët e mesditës kanë intensifikuar reshjet e shiut, duke sjellë edhe reshje me intensitet të lartë duke bërë që reshjet të jenë prezentë deri në orën 7 të mbrëmjes, më pas presim një përmirësim. Fillim java mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta por që gjenerojnë reshje shiu por në sasi të pakta. Moti pritet të përmirësohet gjatë mbrëmjes së ditës së martë dhe në vijim kthjellimet të jenë dominuese në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa herë pas herë do të kemi kalim vranësirash në zonat malore, duke rrezikuar edhe ndonjë reshje shiu. Por për fat të mirë reshjet do të jenë në sasi të pakta, dhe nuk është se do të kemi problematika si ato që ka përjetuar disa ditë më para Evropa Qendrore.’- tha Osmani.
-
VIDEO
Xhama të zinj, targa në vende të gabuara dhe me tabela të policisë së shtetit për t’i shpëtuar gjobës, nën hetim disa shoferë në Tiranë
TIRANË- Disa drejtues mjetesh janë vënë nën hetim nga policia, pasi në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin. Policia njofton se janë gjobitur disa shoferë pasi përdorin simbole, apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e punonjësit të Policisë së Shtetit, për t’i shpëtuar masave administrative.
Në dy ditët e fundit, njofton policia, janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me ligjin. Po ashtu penalisht janë proceduar 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës për penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Disa të tjerë janë konstatuar me makina me xhama të zinj përpara dhe pa targa.
-
VIDEO
Pushuesve në Vlorë i prishen pushimet, shiu i kthen në shtëpi
Moti i keq iu ka prishur pushimet edhe pushuesve në Vlorë të cilët kanë braktisur plazhin për tu kthyer në shtëpi. Kjo ditë korriku është kthyer në një ditë jo të zakonshme pasi 'Liqeni i Ftohtë' ka goditur pothuajse të gjithë bregdetin shqiptar. Por, gjithsesi nuk ka pasur asnjë situatë problematike në vend pavarësisht motit të keq.
-
VIDEO
Pushuesit largohen nga plazhi Shëngjinit për shkak të motit të keq, krijohet trafik në aksin Balldre
Rajoni i Lezhës është përfshirë gjithashtu nga reshje shiu e për pasojë që prej mëngjesit në bregdetin e Shëngjinit nuk ka pasur pushues. Pushuesit që lahen në det janë shumë të paktë e ndërsa shumica e shezlongëve janë të mbyllur.
Report Tv sjell pamje nga largimi i pushuesve ku për pasojë është krijuar trafik në rrugën e Shëngjin dhe aksin Balldre. Efektivë të Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes së makinave.
-
VIDEO
Pas të nxehtit afrikan, Shqipërinë e 'pushton' 'Liqeni i Ftohtë', shira në të gjithë territorin! Braktisen plazhet
Pas javësh të tëra të 'nxehti afrikan', në Shqipëri ka mbërritur 'Liqeni i ftohtë', fenomeni që ka kaluar nëpër të gjithë Europën dhe që shkaktoi edhe përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.