-
VIDEO
Mbyllet gjithçka, Komisioni Rregullator në KQZ certifikon në parim rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, shpërndahen mandatet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit
Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i ka vënë kapak përfundimisht procesit zgjedhor të 25 prillit, duke certifikuar rezultatin. Komisioni ka miratuar në parim rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Aktualisht është duke u miratuar nen për nen i gjithë aktiv.
-
VIDEO
Balluku pret në takim homologun kroat: Bashkëpunim për projektet madhore infrastrukturore, diskutohet Korridori Blu dhe hekurudhat
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka pritur sot në një takim në Tiranë ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butkoviç. Një vëmendje të gjatë bisedës së dy ministrave i është kushtuar projektit të Korridorit Blu, për të cilin Shqipëria ka nisur punën për ta bërë realitet këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore.
-
VIDEO
Përfshihet në flakë një parcelë në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit, shmanget shpërthimi i tre predhave luftarake
Një zjarri i madh ka rënë në një parcelë kullote në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike pasi u përballën me prezencën e tre predhave luftarake prodhim kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.
Policia ka vaditur predhat dhe municionet të cilat mund të shkaktonin tragjedi nëse do shpërthenin pasi ndodheshin afër zonës së banuar. Predhat dhe municionet kanë qenë të vendosura aty prej 1997 sqarojnë specialistet e Policisë Kriminale.
-
VIDEO
Zhduket nga një teqe në Martanesh 50 vjecari, motra në Pa Gjurmë: Iku për të parë ndeshjen, se pa…
I zhdukur prej 9 ditësh nga Martaneshi ende asnjë gjurmë për Agim Shehun. 50-vjeçari punonte si druvar, ndërsa jetonte në fshatin Kostenjë të Librazhdit. Më 4 korrik të këtij viti ishte duke prerë lëndë drusore, për shtylla miniere dhe për herë të fundit është parë në vendin e quajtur 'Lugu Desë' në Martanesh. Pasi nuk kanë mundur dot të lidhen me Agimin, familjarët të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë dalë në kërkim të 50-vjecarit, ndërsa kanë gjetur vetëm motorsharrën me të cilën punonte Agimi të fshehur në pyll. Ai flinte në një teqe në zonën e Martaneshit, pasi banesa ku jetonte ishte dy orë larg. Pasi familjarët kanë tentuar të lidhen me Agimin, telefoni ka rezultuar i fikur. Të shqetësuar ata kanë bërë denoncim edhe në policinë e Librazhdit, por deri tani asgjë nuk është mësuar për fatin e babait të 3 djemve. Motra e tij Ike Shehu bën apel për ndihmë, ndërsa në një lidhje me skype për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV tregon për bisedën e fundit që pati me të vëllanë, një ditë para se ai të humbte gjurmët. Ajo sqaron se i vëllai i kishte thënë se kjo është vera e fundit që ai do punonte në mal. ‘Me mori ne telefon dhe më tha si je ? Folëm shumë pak dhe m’u duk se çdo gjë shkonte mirë me të. Kur e mora me pas, telefoni rezultoi i fikur. Ai jetonte i vetëm dhe kohët e fundit punonte në Librazhd, si druvar. Dikush e kishte porositur të bënte një makine dru. Ai jetonte në fshatin Hostenjë, ndërsa gruan dhe djemtë i ka në Itali. Ai flinte në një teqe, ne Martanesh pasi e kishte shumë larg punën me shtëpinë. Teneqenë e ka djali i xhaxhait tonë dhe ai e ka parë i fundit. Të shtunën i kishte thënë se do shkonte në një lokal të shihte ndeshjen e futbollit. Një person nga fshati thotë se të dielën në mëngjes ka folur me Agimin, për punë. I kishte thënë se do ikte të bënte drutë, që më pas ti ngarkonte në makinë drejt fshatit Kostenjë, i cili ndodhet 2 orë e gjysëm larg nga Martaneshi. Para se të zhdukej asgjë nuk kishim kuptuar. Në familje kishte thënë se ishtë vera e fundit që do të punonte në Martanesh dhe do të kthehej në banesën e tij.’ Agim Shehu prej 10 vitesh jetonte i vetëm. Gjatë sezonit të verës 50-vjeçari punonte në mal në prerjen e drruve në pyjet pranë Bizës, gjithashtu edhe në mbledhjen e bimëve mjekësore të cilat i siguronin të ardhura. Agimi është babai i 3 djemve 20, 16 dhe 10 vjec të cilët jetojnë në Itali me nënën e tyre. Si shenjë dalluese Agim Shehu ka një të çarë në anën e djathtë të mjekrës. Kush ka informacion për Agim Shehun lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00
-
VIDEO
Operacionet e SPAK, Shkëlqim Hajdari: Ata që kanë shkelur besimin e shqiptarëve të përgatiten, do japin llogari! Këtë herë është ndryshe!
Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, i cili aktualisht mban postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, thotë në një intervistë në Report Tv se operacionet e fundit të SPAK janë tregues se këtë herë po ndryshon shumëçka në lidhje me kulturën e ndëshkimit në vend. Sipas tij kushdo që ka shpërdoruar detyrën të përgatitet se shumë shpejt do të përballet me drejtësinë.
-
VIDEO
Afera me Fatos Tushen 'maja e ajsbergut'? Bujar Murati edhe 18 tendera të dyshimtë në 12 bashki, vlera miliona euro! Historia nga arrestimi në 2009 tek prangosja nga SPAK
Biznesmeni Bujar Murati që u arrestua për aferën me kanalin e ujit bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe grupin e tij, ka marrë edhe 18 tendera të tretë me flamur të kuq me vlerë miliona euro, pa garë, duke ‘eliminuar’ konkurrentët dhe me oferta fituese gati sa fondi limit. Gjatë katër viteve të fundit 66 kontrata publike, shumica me bashkitë.
-
VIDEO
Prokurimet publike, kuadri ligjor, situata sot flet eksperti Fatos Çoçoli
-
VIDEO
Rama publikon VIDEO nga Thumana: Ja si duket pas tërmetit të nëntorit, për 4 muaj do të shndërrohet në një qytezë të re
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana, ku vijojnë pa ndërprerje punimet për ndërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se brenda 4 muajve, Thumana do të shndërrohet në një qytezë të re, duke pasur në brendësi, apartamente, shtëpi private, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive etj.
Me pamjet e bukura me dron, shihet qyteza me ndërtesat e ndërtuara me një planimetri për t’u admiruar, pamje që në dukje të parë nuk të japin aspak përshtypjen se zona ndodhet në Thumanë.
-
VIDEO
Video virale ku Policia Bashkiake i prish mallin nënës në rrugë
Gjatë ditës së sotme një video ka qarkulluar me rrjetet sociale ku disa Policë Bashkiakë në përpjekje për të larguar shitësit ambulantë i ka prishur dhe hedhur në rrugë të gjithë frutat dhe perimet një nëne të moshuar. Për këtë veprim ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili ka dënuar me forcë sjelljen e policëve bashkiakë.
-
VIDEO
PD: Vendi i zhytur në korrupsion, faji i modelit me të cilin keqqeveris Rama! 1 në 3 tendera jepen pa garë
Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp të bërë ditën e sotme tha se vendi është i zhytur në korrupsion, ndërsa fajtor sipas saj është kryeministri Edi Rama.
Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku tha se 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe se të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon sipas saj janë dhënë pa garë.
Gjatë pandemisë sipas PD janë dhënë "tendera pa garë, tendera sekretë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë Tabaku akuzon se kanë qenë kampionë".
Deklarata e Jorida Tabakut:
Pas 8 vitesh në pushtet, sot Rama më në fund pranoi se qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion.
Por, si zakonisht ai fshihet pas përgjegjësive për kthimin e Shqipërisë në një shtet të kapur nga korrupsioni dhe fajin e hedh diku tjetër.
Kjo është loja e tij e vjetër, kostot e të cilës po i paguajnë sot qytetarët, familjet dhe bizneset shqiptare.
Por sot nuk ka shqiptar që të besojë se vendi është zhytur në korrupsion pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.
Sot nuk ka shqiptar që të besojë se shkallmimi dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, e miliona eurove në buxhet, ndodh pa dijeninë dhe përgjegjësinë e Edi Ramës.
Nuk është faji i 30 specialistëve në ministritë e linjës, që sistemi i korrupsionit është kapilar, nga nivelet më të larta, në ato më të ulëta, por është faji i modelit dhe i sistemit që ka keq qeverisur Edi Rama. Nuk është çështje ligji, nuk është çështje teknike, nuk është çështje kriteresh të ligjit, por është çështje e vullnetit politik.
- 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe ky është fakt është denoncuar nga PD që nga viti 2015 dhe njëkohësisht është provuar edhe në vitin 2018 nga Gjykata Europiane e Auditit.
- Të gjitha tenderat e rindërtimit që Rama sot i vëzhgon duke u krenuar janë dhënë pa garë, janë dhënë në limitet e fondit, me 99% të vlerës.
- Gjatë pandemisë janë dhënë tendera pa garë, tendera sekretë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë kanë qenë kampionë. Me kompani që nuk kishin asnjë lidhje me fushën për të cilën ata jepnin shërbimin apo produktet.
- Ligjet speciale, janë kthyer në rregull tashmë. 7 të tilla të përmendura me emër nga opozita dhe vërtetuar nga “Transparency International”, janë votuar nga Rama dhe mazhoranca si dhe janë mbrojtur publikisht nga ai.
- Ligji Fusha për teatrin kombëtar që u shoqërua me kalimin antikushtetues dhe prishjen antikushtetuese të godinës së Teatrit është mbrojtur nga Rama dhe i ka dalë vetë për zot, Rama.
- Mbi 2 miliard euro koncesione të dhëna nga qeveria Rama me ofertë të pakërkuar, pa garë, kompanive të preferuara prej tij.
- Toka sot në bregdet jepen me 1 euro me VKM. Ndërkohë që pronarët sorollaten me vite për të marrë një vendim për kthim dhe kompensim të pronave.
- 7.2 miliard euro dëm ekonomik ka vërtetuar KLSH, që ka ndodhur në 8 vitet e fundit.
- Dhe afera më e fundit e inceneratorëve që akoma marrin para nga taksat e qytetarëve shqiptarë, janë mbrojtur publikisht dhe personalisht nga Rama. Miliona euro që shkojnë për një projekt mafioz, me procedura dhe afate që me dijeninë e tij dhe ministrave të tij janë shkelur me të dyja këmbët. Në të gjitha këto raste, Rama i ka dalë për zot. Rama e ka mbrojtur korrupsionin, i ka dalë për zot këtyre projekteve duke goditur drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe xhepat e familjeve shqiptare.
Shqiptarët sot varfërohen përditë nga ky regjim i korruptuar e dinë se përgjegjësi i vetëm që e ka frymëzuar këtë sistem, përgjegjësi i vetëm për këtë korrupsion, në këtë nivel te kapjes së shtetit është Edi Rama.
-
VIDEO
Raporti/ Në maj 2021 shtohet sipërfaqja e kultivimit të kanabisit, rritet edhe forca goditëse nga policia! Asgjësohen 43 mijë rrënjë në gjithë vendin
Në muajin Maj i këtij viti rastet e zbuluara më kanabis kanë qenë me të larta krahasuar me vitet e kaluara, por sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme, edhe forca goditëse ka qenë më e lartë pasi vetëm në një muaj u asgjësuan rreth 43 mijë rrënjë kanabis.
-
VIDEO
VIDEO/ Me foshnjën në makinë pa ndenjëse të posaçme dhe duke pirë duhan, babai i papërgjegjshëm dënohet nga policia! Disa drejtues mjetesh të arrestuar
Në njoftimin e sotëm të policisë për masat kundër drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor një rast shumë i rëndë evidentohet. Një drejtues mjeti kishte fëmijën e tij jo më shumë se 2-vjeç, në vendin e parë të pasagjerit, pa ndenjësen e posaçme dhe për më tepër duke pirë duhan. Babai i papërgjegjshëm është dënuar me gjobë 8000 lekë.