-
VIDEO
VIDEOLAJM/ Në Elbasan fitohet lufta me 'Kalin e Trojës', më në fund IKMT e shemb 'dhuratën' që këtë herë nuk erdhi nga grekët! Disa vite më parë i shembi vinçin
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit - IKMT, ka njoftuar sot se është ka rrëzuar “Kalin e Trojës”, një ndërtesë pa leje e cila prej vitesh qëndronte në anë të unazës së qytetit në Elbasan. Ishte ndërtuar në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.
-
VIDEO
Të dehur në timon, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa patentë, arrestohen në Lezhë 5 shoferë, hetohen në gjendje të lirë edhe 2 të mitur
Policia Rrugore e Lezhës vijon me ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë, ku në 24 orët e fundit janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy të mitur.
-
VIDEO
Telefonuesi ende s’ka besim:SPAK ta nisë nga 92-shi, këta janë sardele, “peshqit e mëdhenj” në det
Në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një telefonues ende nuk kishte krijuar besim tek SPAK edhe pas operacioneve të fundit. Ai tha se SPAK duhet ta nisë që nga 92-shi dhe se këta që janë arrestuar janë sardele ndërsa peshqit ende në det.
-
VIDEO
“Mos mbushni burgjet,pas hekurave vetëm kokat” zotëria propozon: Sekuestroni pasurinë e zyrtarëve
Një zotëri që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm foli për vështirësitë në të cilat ndodhet SPAK. Ai tha se në burg duhet të shkojnë vetëm kokat ndërsa të tjerëve që kanë abuzuar t’u sekuestrohet pasuria.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 14 korrik 2021,A po i vjen fundi pandëshkueshmërisë?
Telefonuesit komentojnë luftën e SPAK ndaj korrupsionit. Të pakënaqur pasi duan që çdo gjë të nisë nga koka dhe të këtë sekuestrim të pasurive.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 14 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Rama paralajmëron ministrat për aferat me tenderët te shantazhi mesjetar ndaj Luigi Soreca-s e deri tek paraja dhe morali.
-
VIDEO
Nga Tepelena vidhnin kamionçina në Lushnjë, në pranga 2 të rinj, njëri prej tyre ishte në arrest shtëpie
Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë pas njoftimit të shtetasit N.K. se i kishin vjedhur kamionçinën tip ‘Ford Tranzit’ që e kishte lënë të parkuar. Saktësisht janë arrestuar Andi Orucai 19 vjeç dhe Mariglen Kondi 25 vjeç. Dy të rinjtë vinin nga Tepelena dhe vidhin kamionçina në Lushnjë.
-
VIDEO
SPAK godet majtas dhe djathtas, Çoçoli: Tregon se nuk pyet për politikën! Meçaj dhe Karaj: Objektiv ka korrupsionin shtetëror! Pse mjekët u lanë në burg për ryshfet, zv.ministrja jo?
Operacionet e fundit të SPAK, që kanë goditur korrupsionin majtas dhe djathtas në rradhët e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve kanë qenë temë diskutimi sot në emisionin "Repolitix" në Report Tv.
Gjithçka nisi me operacionin e 6 korrikut që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen dhe 10 bashkëpunëtorët e tij për një tender abuziv prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës. Vijoni me arrestimin e 9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë. Sot, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, për tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017. I fundit ishte ‘arresti i shtëpisë’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua.
-
VIDEO
Analistët: Figurat e reja 'pro' Rama, pjesë e kabinetit të ri! Andoni: PS po shmang 'xhaketat' e vjetra, s’kontribuan! Çupi: Mandati i tretë, i jep fund 'vuajtjes' 30-vjeçare
Për Andonin, “xhaketat" e vjetra do të largohen për tu hapur rrugë të rinjve.
"Ramës nuk i duhen më xhaketat evjetra. E para sepse ato nuk ndjekin hapin e tij, dyta janë të papërshtatshme për reformat moderne, e treta, një pjesë e tyre kanë treguar se nuk e durojnë retorikën e lodhshme të z. Rama.Por edhe brezi i ri i studiuar mire duan gjera që janë më afer me realitetin.Ramës i intereson më shumë të mbaj pranë të rinjtë, pasi për shkak të idealizmit të tyre u premtohet më kollaj", shtoi Andoni.
"Kryeministria ka lën pas disa persona që kan pas një rrugë në Ps e jo kontribute.pasi kontributet janë tërralla. Ata janë thjeshte marrës dhe jo dhënës.Në politik kemi njerëz pa vepër...Ardhja e të rinjve ështe e domosdoshme dhe ekzistente", nënvizoi Çupi .
Analistët janë të bindur se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të shërbejë për të përmyllur reformat historike dhe për ti dhën fund tranzicionit
"Mandati I tretë do të kurorëzoj përpjekjen e shqiptarëve për demokraci në këto 30-vite.Ndërtim i drejtësis, vijimësi jashtë krimit, korrupsionit veseve që ndërtojnë portret negativ para botes", tha më tej Çupi .
"Rama beson shumë tani te bujqësia moderne, reforma e sistemit arsimor, apo thirrja për brezin e arsimuar jashte ", deklaroi Andoni.
Legjislatura e re filon punë në muajin shtator, Kryeministri edi rama do të formojë brenda shtatorit qeverinë e 3 pas fitors së 25 prillit.
-
VIDEO
Mori para për të futur dy veta në punë, pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme arrest shtëpie për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe dy të punësuarat
Mori para për të futur dy persona në punë, Gjykata e Posaçme arrest shtëpie për ish zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Ne arrest shtepie dhe dy te punesuarat, Florida Beu dhe Majlinda Hasani.
-
VIDEO
Asnjë investim në 45 vite në rrugën Maliq-Lozhan, banorët: Na rrezikohet jeta, aksi ka pësuar shkarje
Rruga nacionale Maliq-Lozhan e ndërtuar ne vitin 1932 investimin e fundit e ka njohur ne vitin 1976 për tu lenë me pas krejtësisht ne pluhurin e harresës. Ky aks nacional duke iu referuar dhe pikës kufitare te Kapshticës ka një rëndësi tejet veçantë duke e lidhur Korçën me Beratin, Elbasanin, Gramshin por dhe Durrësin.
Rruga e amortizuar me shkarje te shumta ne gjatësinë e saj, dëmtime të theksuara të mureve mbajtëse, te urave përveçse ka sjelle një numër te larte aksidentesh ka penalizuar ndjeshëm zhvillimin e tregtisë ekonomisë, turizmit si dhe lëvizjen e banoreve nga qyteti i Gramshit por dhe me gjer
-
VIDEO
Durrës/ Riparimet e OSHEE shkaktojnë luhatje të energjisë, banorëve u digjen elektro-shtëpiaket: Duam dëmshpërblim
Riparimet që po kryen OSHEE në kabinën elektrike kanë shkaktuar luhatje të energjisë elektrike në fshatin Bizë të Ishmit. Banorët që jetojnë në kontejner që prej tërmetit shprehen se u janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake, ndaj kërkojnë dëmshpërblim.