-
VIDEO
Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij
SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
-
VIDEO
Pamje të tmershme, makina tërheq zvarrë qenin në Seman
Pamje të tmerrshme na vijnë nga Fieri, ku një makinë ka tërhequr zvarrë një qen. Pamjet janë regjistruar në Seman të Fierit, ku nga një kontroll të bërë nga redaksia e Report Tv, makina është në pronësi të Fredi Spahija, nga Hoxha e Fierit.
-
VIDEO
Kanabis në serat bujqësore në Lushnje, drejtori i qendrës: Mbillet me urdhër të prokurorisë, mbahet 45 ditë dhe më pas çohet për analiza në laboratorin e kriminalistikës
Drejtori i Qendrës Bujqësore në Lushnje, Andrea Muça ka pohuar se aktualisht në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, ndodhen disa kubike të mbjella me fara që dyshohet të jenë kanabis sativa (hashash). Këto bimë dhe fara të porsambjella janë mbjellë në serat eksperimentale të qendrës me urdhër të prokurorisë dhe qendrojnë aty për 45 ditë deri dhe në zhvillimin e plotë
-
VIDEO
Lezhë/ Federata e vrojtuesve thirrje për roje plazhi: Nevojiten 250 vrojtues, kemi vetëm 70 me leje
Edhe këtë vit në zonat bregdetare mungojnë rojet, ndërsa Federata e Vrojtuesve të Plazhit kërkon nga Bashkia e Lezhës të ushtrojë kontrolle ndaj operatorëve turistikë që nuk zbatojnë kontratat. Robert Necaj thotë se në Lezhë janë vetëm 70 roje bregdetare, ndërsa është e nevojshme të jenë 250 të tillë.
-
VIDEO
Spastrohet Ksamili nga shelzogët pa leje, pushuesit 'ngulin' çadrat personale dhe shijojnë detin
Plazhi i Ksamilit është pastruar nga shezlongët e pronarëve të bizneseve që i kishin vendosur nga leje. Report Tv sjell pamje nga operacioni i efektivëve të Policisë teksa po largojnë shezlongët. Ndërkohë që ky operacion ka sjellë jo pak bezdisje te pushuesit që po shijonin rrezet e diellit të mëngjesit të kësaj të martë.
-
VIDEO
Arrestimet e Spak dhe historia e Ali Pashë Tepelenës. Të ftuar Jorida Tabaku dhe Irakli Koçollari
Dy operacionet e SPAK, të cilët goditën zyrtarët e lartë shtetërore për abuzimet me fondet publike, për deputeten e zgjedhur të Partisë Demokratike Jorida Tabaku, janë një fillim i mirë, por nuk është e mjaftueshme. E ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet e Babaramos’, në Report Tv, Tabaku tha se është një drejtësi e cila po prek zyrtarët që firmosin dhe jo politikanët që marrin vendime, duke shtuar se ende nuk është treguar guximi. Sipas Tabakut, drejtësia e re do të tregojë veten kur të preken zyrtarë të lartë dhe politikanë të lartë që marrin vendime. Tabaku shton se në të dyja rastet drejtësia ka qenë selektive, dhe se nuk janë hetuar përgjegjësit e vertetë të abuzimit me fondte publike.
-
VIDEO
350 euro kapelja e policit? Zonja skandalizohet: Korrupsion e hajni në arsim,shëndetësi e gjithandej
Një zonjë nga Shkodra që u bë pjesë e “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u skandalizua nga çmimet që kishin veshjet e policisë pas abuzimit me tenderin e uniformave. Ajo tha se ka korrupsion e hajni gjithandej ndërsa ajo vet nuk merr as edhe një ndihmë ekonomike.
-
VIDEO
“Korrupsioni virusi më i rrezikshëm”,bindja e zotërisë: Vendi bëhet kur kryeministrat futen në burg
Një i moshuar nga Lezha u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se ka një virus më të rrezikshëm se Covid-19 që është korrupsioni. Shpresën e ka tek Amerika dhe thotë se Shqipëria bëhet kur në burg të futen të gjithë ata që kanë qënë kryeministra.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 13 korrik 2021,Rreziku nga variant Delta?
Telefonuesit flasin për rrezikun nga varianti Delta i koronavirusit dhe skandalizohen me abuzimin në tenderin e uniformave të policisë.
-
VIDEO
‘Alo, tek Komuna Parisit drejtuesi i makinës po ecën si i çmendur’, policia ndëshkon shoferët nga 'telefonatat që shpëtuan jetë': Duket si i pirë
Telefonatat e qytetarëve kanë ndihmuar policinë që të ndëshkojnë 7 drejtues mjetesh në Tiranë, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe duke rrezikuar jetën e kalimatërve. Policia ka publikuar telefonatat e qytetarëve dhe thotë se informacionet kanë rezultuar të vërteta dhe shumë të rrezikshme, ndërkohë që ka vepruar shpejt, pasi do të kishte pasoja të rënda për jetën nëse nuk do të ndërhynte në kohë
-
VIDEO
Nga kanioni i Urakës te Ura e Vashës, Rama poston videon dhe 'numëron' bukuritë e Matit
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Mati, ku 'numëron' bukuritë e shumta natyrore të tij, nga kanioni i Urakës, Ura e Vashës, liqenet e Balgajt etj..
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 13 Korrik 2021
Titujt e gazetave për sot, nga kush është inxhinierja që zbuloi aferën me uniformat te Basha blindon veten në PD e deri tek si e çuan italianët kupën në...krevat.