-
VIDEO
Peshku harabel e gaforret sulmojnë pushuesit në Darëzezë, mjekja: Qytetarët të paraqiten në kohë në spital, pickimi sjell alergji dhe paralizë të përkohshme
Edhe këtë vit sezonal në bregdetin e Darzezës pickimet nga peshku harabel dhe gaforret janë kthyer në një rrezik për pushuesit dhe vizitorët që zgjedhin të frekuentojnë këtë plazh ranor. Mjekja Inva Sulejmani, informon se nuk duhen neglizhuar rastet dhe qytetarët duhet të paraqiten shpejt tek qendrat shëndetësore.
-
VIDEO
4 të arrestuar në Durrës, juristi i Kadastrës dhe 3 të tjerë, falsifikuan dokumentet e regjistruan një pronë 2000m2 dhe një godinë 550m2 mbi të! Përdorën fotoshopin
Duke përdorur fotoshopin 1 biznesmen i ndihmuar nga një jurist i Kadastrës së Durrësit kanë falsifikuar dokumentat dhe kanë regjistruar një pronë 2000m2 dhe një ndërtesë 550 m2 mbi të. Së bashku me 2 punonjës të biznesmenit ata janë arrestuar të katërt sot.
-
VIDEO
Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra
"Report Tv" ka siguruar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Janë publikuar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj ministrie. Sipas dosjes hetimore të SPAK, të siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, rezulton se Policia e Shtetit ka kundërshtuan kompaninë që fitoi tenderin, duke evidentuar një sërë problematikash me disa elemente të zbatimit të kontratës, konkretisht për sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarjes, mirëmbajtja e sistemit elektronik, si dhe çmimet e ofruara.
-
VIDEO
Punësoi një grua në Ministrinë e Brendshme, ish zv.ministrja e Brendshme Voda mori 2000 euro ryshfet! Avokatja nga Durrësi bëri ndërmjetësen
Report Tv ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me operacionin e SPAK ku u la në “arrest shtëpie” ish zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda. Ajo ka marrë ryshfet 2000 euro nga Florida Beu, që kjo të punësohet në Ministrinë e Brendshme. Këto para janë marrë nga ndërmjetësja Majlinda Hasani, avokate nga Durrësi dhe më pas i janë dhënë ish zv.ministres së Brendshme.
-
VIDEO
Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra
"Report Tv" ka siguruar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, të siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, rezulton se Policia e Shtetit ka kundërshtuan kompaninë që fitoi tenderin, duke evidentuar një sërë problematikash me disa elemente të zbatimit të kontratës, konkretisht për sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarjes, mirëmbajtja e sistemit elektronik, si dhe çmimet e ofruara.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Konfirmohet blofi i Aleancës për Teatrin, edhe pse e shpërndau për mediat para 3 ditëve ende nuk ka asnjë padi në SPAK për ambasadorin Soreca
Edhe pse 3 ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit tha se dorëzoi në SPASK një kallëzim për ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ky kallëzim nuk është dorëzuar ende në këtë institucion. Burime ekskluzive nga SPAK për Report Tv bëjnë më dije nuk ka padi kundër Sorecës. Blofi i përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u paralajmërua nga shqiptarja.com që të hënën. Soreca nuk mund të hetohet se mbrohet nga imuniteti diplomatik.
-
VIDEO
Programet e përbashkëta me Universitetin e Torinos, Kushi takim me studentët: Proritet bashkëpunimi me BE për diplomat e dyfishta
Ministrja Kushi u njoh nga afër me përvojat e deritanishme të studentëve dhe me faktin që diploma e dyfishtë e fituar nëpërmjet këtij bashkëpunimi disavjeçar ka lehtësuar rrugën e studentëve për t’u integruar shumë më shpejt në tregun e punës. Duke i cilësuar këto programe si shumë të suksesshme Kushi nënvizoi prioritetin madhor të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.
-
VIDEO
Zjarr në vreshtat e Patosit, digjen 5 ha tokë me pemë frutore dhe ulliri
5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.
-
VIDEO
Prokuroria prangoset në zyrë juristin e Kadastrës së Durrësit! Akuzohet për tjetërsimin pronës 2000 m2 në zonën e Plepave! Priten arrestime të tjera
Paraditen e sotme është prangosur brenda në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Ai akuzohet për tjetërsimin e pronësisë së një parcele 2000 m2 në zonën e Plepave
-
VIDEO
Shpërndante kanabis në lokal dhe organizonte lojëra fati, arrestohet 47-vjeçari në Fier
Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në lokalin në pronësi të tij si dhe organizonte lojëra fati. Në pranga ka rënë Festim Dhima, ndërsa në lokalin e tij në Rroskovec u gjetën u gjetën doza me kanabis dhe një valixhe me zare dhe fisha të ndryshme si ato të lojërave të fatit të pokerit që shërbejnë për të luajtur bixhoz.
-
VIDEO
Durrës/Pa patentë dhe të dehur në timon, në 2 javë arrestohen 12 shoferë, vendosen 1349 gjoba
Vetëm në dy javët e para të korrikut, Policia e Durrësit gjatë kontrollit të drejtuesve të mjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor ka arrestuar 12 shoferë dhe ka vendosur 1349 gjoba.
Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".
-
VIDEO
SPAK godet korrupsionin majtas dhe djathtas, si kanë reaguar Rama dhe Basha?
Emisioni Repolitix trajtoi goditjet e fundit të SPAK për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët dhe ish-zyrtarët si majtas dhe djathtas. Si kanë reaguar Rama dhe Basha ndaj goditjeve të SPAK? Pas takimit në kryeministri a i paralajmëroi Rama ministrat për tenderat ?Të ftuar në studio Arben Meçaj,Bledian Koka,Fatos Çoçoli dhe Leonard Karaj.