-
VIDEO
Rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika
-
VIDEO
Helmimi masiv në Deçan, 2 të vdekur dhe 1500 të sëmurë, kryetari i Komunës shpall gjendjen e emergjencës: Dyshohet e qëllimshme, hera e dytë brenda muajit që ndodh
Vijon të rëndohet situata nga helmimi masiv në Deçan të Kosovës, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i personave që kanë përfunduar në spital ka shkuar rreth 1500.
Dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit. Kryetari Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, hedh dyshime se ngjarja mund të jetë e qëllimshme, ndërsa thotë se kjo është hera e dytë brenda një muaji që ndodhin helmime.
-
VIDEO
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 650 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.
-
VIDEO
SPAK çoi në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD për pengim zgjedhjesh, Kulluri: Përgjegjësi kryesor është Basha, ai u kërkoi të bllokojnë procesin
Edvin Kulluri, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv, se përgjegjësi kryesor është Lulzim Basha, pasi bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë
-
VIDEO
Me vrap sikur të ishin kriminel, momenti kur shkon Policia për t'i fshirë operatorëve pamjet e drogës në portin e Durrësit
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Portin e Durrësit, ku efektivë të shumtë policie kanë vrapuar në drejtim të operatorit të Report Tv, dhe operatorëve të tjerë për t'u fshirë video. Policia i ka marrë operatorit tonë celularin dhe i ka fshirë videot.
-
VIDEO
U kap me kokainë në Portin e Durrësit, Report Tv siguron pamjet ekskluzive nga kontrolli i kontejnerit
Report Tv ka siguruar pamjet nga kontrolli që po i nënshtrohet kontejneri i kapur me kokainë në Portin e Durrësit. Kontejneri, i ngarkuar me banane, vinte nga Ekuadori, për llogari të një firme shqiptare, ku deri më tani janë sekuestruar 14 pako me kokainë, ndërsa vijon kontrolli.
-
VIDEO
Drogë në Portin e Durrësit, dyshohet për 150 kg kokainë në kontejnerin me banane! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet
Një sasi kokaine, që dyshohet se bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë, është kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga.
-
VIDEO
Drogë në Portin e Durrësit, dyshohet për 150 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë dhe u mbajt nën vëzhgim nga autoritetet
Një sasi kokaine që dyshohet se bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë është kapur në Portin e Durrësit pasditen e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, ku edhe u gjet më pas e fshehur droga.
-
VIDEO
Mangësitë nga mësimi online, Kushi: Shkollat do nisin mësimin dy javë para datës zyrtare
Nëpërmjet një konference, Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë dy javë përpara datës zyrtare me qëllim që të gjitha mangësitë e programit shkollor të plotësohen. Por, ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave që ka çdo shkollë.
Prej një viti nxënësit nuk janë ulur në bankat e shkollës, por e kanë realizuar mësimin online për shkak të pandemisë COVID-19. Në lidhje me këtë çështje, ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shprehur se janë të vetëdijshëm se mësimi online i ka përballur nxënësit edhe me mangësi, por të gjitha këto dije do të zëvëndësohen. Nëpërmjet një konference, Kushi ka bërë me dije se viti i ri shkollor 2021-2022 do të fillojë dy javë përpara datës zyrtare me qëllim që të gjitha mangësitë e programit shkollor të plotësohen. Por, ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave që ka çdo shkollë.
-
VIDEO
'Venecia' shqyrton 30 qershorin në 14 tetor! Shqipëria e vetmja me kërkesë nga Gjykata Kushtetuese, shtetet e tjera nga ministra e deputet
Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për një opinion për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Komisionit të Venecias, çështja do të shqyrtohet, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të adresuar juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, për zgjedhjet e vitit 2019. ‘Më 9 korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (dhe seanca me datat 14-16 Tetor)’,- thuhet në njoftimin e Komisionit të Venecias.
-
VIDEO
Ruçi priti në takim ministrin kroat Butkovic: Të forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve
Ruçi bën me dije se gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Kroaci, sidomos në fushën e sigurisë, mjedisit dhe infrastrukturës. Ruçi dhe Butkovic shkëmbyen mendime për forcimin e partneritetit mes dy vendve, për ta shtrirë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera si turizmi, energjia etj.
-
VIDEO
Bashkia nuk do të pushojë, Balla: Gati projekti për rikonstruktimin e shesheve të pallatave
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar punimet për rehabilitimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”. I shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, Balla bëri me dije se Bashkia po bëhet gati për të nisur projektin i cili synon të rikonstrukturojë sheshet e çdo pallati.