-
VIDEO
Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve, Balluku: Do jenë në lartësinë e duhur, shërbim të shpejtë, korrekt dhe në ambiente pritëse dinjitoze
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka vizituar nga afër investimin e nisur për rehabilitimin e një prej Qendrave të Kontrollit Teknik të Automjeteve në Tiranë.
-
VIDEO
Investigimi/ Klientelizëm në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Astrit Alikaj i jep 300 mijë USD për konsulencë Besnik Aliajt të PD-së që është punëdhënësi i gruas së tij
Konflikt interesi mes Fondit Shqiptar i Zhvillimit dhe Universitetit Polis. Astrit Alikaj i jep 300 mijë USD Besnik Aliajt për shërbim konsulence për një masterplan për menaxhimin e kalasë së Gjirokastrës. Bashkëshortja e Alikaj (Sonia Jojic) është e punësuar me themelues dhe pronar Besnik Aliajn. Koordinatori i projekteve të FSHZH dhe Bankës Botërore lidhje edhe me Sotir Dhamon që është bashkëpronar me Besnik Aliajtn në kompaninë fituese "MetroPOLIS" dhe universitetin ku paguhet gruaja e Alikajt
-
VIDEO
Denoncimi në Report Tv/ Situatë kaotike në Rinas, vonohen 5 fluturime, 3 nga kompania Wizz Air! Qindra qytetarë në pritje, asnjë informacion për udhëtarët
Një situatë kaotike, e paprecedentë, është regjistruar pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtarë "Nënë Tereza". Qindra qytetarë qëndrojnë në pritje pa ditur se çdo të ndodhë më ta dhe pa marrë asnjë përgjigje nga kompanitë ku kanë prerë biletën. Denoncimi vjen në faqen e Facebook në Report TV nga një qytetar i cili ka bërë me dije se kjo situatë vijon që prej mesditës.
-
VIDEO
Makina përfundon nën betoniere, dy të plagosur nga një aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Dervician
Një betoniere është bërë shkak për përplasjen e dy automjeteve ‘Tip ML’. Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe policia e cila po punon për zbardhjen e aksidentit.
-
VIDEO
Manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohen 23 shoferë, gjobiten 2032 të tjerë! Kapet 'mat' 35 vjeçari në Berat, drejtonte i dehur mikrobusin
Në 24 orët e fundit kanë rënë në pranga 23 drejtues mjetesh.
Me gjobë janë ndëshkuar 2032 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Gjithashtu janë pezulluar 39 leje drejtimi.
Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin që e përdorte për shërbim publik (mikrobuz 18-vendësh me pasagjerë në mjet). Nga matja me aparatin drager rezultoi testi i parë në masën 1.07 mg/l dhe testi i dytë 1.09 mg/l. Drejtuesi i mjetit u ndëshkua me masë administrative 15.000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit.
-
VIDEO
Kallëzimi blof në SPAK i Aleancës për Teatrin ndaj Luigi Soreca-s! Kreu i delegacionit të BE ka imunitet diplomatik! Me të paditet edhe Veliaj
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në SPAK një padi për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. I paditur është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
-
VIDEO
4 ditë e mbyllur, hapet pika e kalimit kufitar Qafë Thanë për punëtorët sezonalë
Pas 4 ditësh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonalë pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj
Sipas burimeve pranë kësaj pike kufitare qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë ne Maqedonine e Veriut për 4 ditë me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qellimin e udhetimit, në një kohë kur midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet vetëm një kartë ID.
-
VIDEO
Goditet grupi i trafikut të emigrantëve, policia shqiptare operacion me atë spanjolle! 46 të arrestuar, çuan 400 shqiptarë drejt Britanisë dhe SHBA-së
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë goditur një grup të gjerë të trafikut të emigranteve drejt vendeve të BE dhe SHBA-së. Hetimet për këtë grup kishin nisur që në 2019, ku grupi e kishte bazën në ishullin Saint Maarten të Karaibeve të cilët përmes dokumenteve të falsifikuara kanë trafikuar mbi 400 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dy kamionë përplasen me një makinë, plagosen katër persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të kufirit Kosove-Shqipëri në fshatin Vlashne të Prizrenit në mes dy kamionëve dhe një automjeti
-
VIDEO
Presidenti vjen me një tjetër video tij, këtë herë 'sfidon' Berishën në not
Duket se është bërë e zakonshme që politikënët gjatë pushimeve verore të publikojnë video teksa shfaqen duke notuar.
-
VIDEO
U blenë 'sa qimet e kokës' por çfarë thonë policët për uniformat që veshin: Vapë në verë e ftohtë në dimër! Me 2 të lara dalin jashtë përdorimit
Sipas një hetimi të bërë së fundmi nga SPAK rezulton se një uniforma e një polici kushton në Shqipëri 'sa qimet e kokës'. Por a ia vlen barra qiranë? Këto eurot kanë sjellë cilësi më të mirë? A janë ato me materialin që duhet apo me kushtet teknike të nevojshme. E kush më mirë se vetë ata që e veshin uniformën mund të japin një përgjigje sa më të saktë.
-
VIDEO
Bregdeti po ‘mbushet’ me turistë, operatori Besnik Vathi: Varianti ‘Delta’ po cenon rezervimet e sezonit të vjeshtës e dimrit
Varianti ‘Delta’, që ka infektuar edhe qytetarë të shteteve fqinje, po shkakton pasiguri në planifikimin e pushimeve për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit. Anëtari i bordit të turoperatorëve në vend, Besnik Vathi, në një intervistë për Report TV, tha se situata aktualisht është pozitive, por frika për një përhapje të madhe dhe një mbyllje tjetër po step qytetarët dhe operatorët për të bërë rezervime.